LIVE UPDATES
Ekonomi

Zona e lirë ekonomike e Spitallës, Financat hapin garën për t’ia kaluar privatit

17 Mars 2021, 06:18 Nga DOSJA
Zona e lirë ekonomike e Spitallës, Financat hapin garën për

DURRËS– Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi se do të kalojë tek privati për një afat 99 vjet zonën e lirë ekonomike të Spitallës. Për këtë u ka lënë afat deri në 15 prill 2021 bizneseve të interesuara për të paraqitur oferta. Në objekt të kontratës do të jetë ndërtimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe operimi i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, në Spitallë, Durrës.

Vlera e kërkuar e sigurimit të ofertës është 15 milionë lekë. Për këtë procedurë konkurruese, kriteret e përzgjedhjes së fituesit, janë: propozimi teknik për ndërtimin e zonës vlerësohet me 25 pikë, ndikimi mjedisor 10 pikë, ndikimi social 15 pikë, koha e përfundimit të investimit 10 pikë dhe kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit (plani i biznesit) me 40 pikë.

Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik Spitallë, Durrës ndodhet në veri të Qytetit të Durrësit. Sipërfaqja prej 49.1 (dyzetë e nëntë pikë një) ha i përket Zonës Kadastrale Nr. 8517 Durrës. Kjo zonë është shpallur me VKM-në Nr. 262, datë 06.04.2016 “Shpalljen e Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Spitallë, Durrës” të ndryshuar.

Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik shtrihet në afërsi me Portin e Durrësit, më të madhin dhe më të rëndësishmin në Shqipëri, pranë qytetit të dytë për nga zhvillimi ekonomik në Shqipëri, Durrësit, 30 km larg Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” 37 km nga Tirana.

Dështimet me zonat ekonomike

Zonat e lira ekonomike janë lakuar qysh në kohën e qeverisë Berisha si mundësi investimi por që nuk u konkretizuan. Përveç Zonës ekonomike në Spitallë në vend është shpallur si e tillë edhe ajo e Koplikut ndërkohë që qeveria aktuale lakoi edhe mundësinë e një zone të lirë në Vlorë. Në vitin 2017 pas një procedure të zgjatur qeveria arriti të finalizonte garën për kalimin tek privati të Spitallës. Në atë kohë Ministria e Ekonomisë që bëri edhe vlerësimin e ofertave shpalli si fitues bashkimin e shoqërive Pelikani”, “The Best Construction” dhe “Vëllezërit Hysa” të cilët parashikonin parashikon ndërtimin e një fabrike për pasurimin e ferro-kromit me vlerë rreth 39 milionë euro duke hapur 2500 vende të reja pune.

Oferta e dytë nga kompania EDIL AL në atë kohë parashikonte 93 milionë euro investim për ndërtimin e kapanoneve industrial. Procedura u kundërshtua nga operatori i dytë që nuk u shpall fitues dhe përzgjedhja e bërë nga ministria në atë kohë u kritikua edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Aktualisht për Tiranën është miratuar një zonë e lirë ekonomike në zonën e Kasharit me kërkesë të Bashkisë së Tiranës. Kjo e fundit parashikon një vlerë totale investimi prej 102.6 milionë eurosh. Bashkia e Tiranës do të jetë zhvillues i zonës duke përmirësuar tokën, duke siguruar infrastrukturën e nevojshme, duke mundësuar dhënien me qira tek investitorët e interesuar për të ndërtuar vetë, në bazë të specifikave përkatëse, facilitetet e nevojshme dhe impiantet e prodhimit.

“Projekti “TEDA Kashar” synon të zgjerojë gamën e industrive operuese në treg, duke krijuar diversifikim për të tërhequr industri prodhuese komplekse, siç janë industria automobile, ICT dhe ajo e pajisjeve elektronike. Projekti i propozuar shtrihet në një sipërfaqe trualli prej afersisht 35 ha, në njësinë administrative Kashar, Bashkia Tiranë dhe pozicionohet në zonën Yzberisht, Gropaj dhe Kashar, përkatësisht në zonat kadastrale ZK 3866, ZK 1867 dhe ZK 2105” thuhej në dokumentet e Bashkisë paraqitur si argument për dhënien e statusit të investimit strategjik.

Pavarësisht planeve dhe garave deri më sot Shqipëria nuk ka të zhvilluar me sukses asnjë nga zonat e lira ekonomike të deklaruara dhe studiuara.

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi durres spitalle durres spitalle

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës