LIVE UPDATES
Ekonomi

Studimi i fondacionit gjerman: Modeli ekonomik që ka ndjekur Shqipëria në këto tre dekada ka prodhuar pabarazi, 66% e shqipt

16 Mars 2021, 06:22 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Modeli ekonomik që ka ndjekur Shqipëria në këto tre dekada të tranzicionit ka rritur pabarazinë mes qytetarëve duke favorizuar një shpërndarje te të ardhurave që nuk është e bazuar në merita.

Fondacioni Gjerman Friedrich Ebert publikoi një studim më përceptimet e publikut për mënyrën se si ka funksionuar sistemi ekonomik e shoqëror, i cili u punua nga espertët e njohur të Ekonomisë Selami Xhepa dhe Ardian Civici.

Për qëllim të studimit, u anketuan rreth 1200 qytetarë në të gjithë vendin, ku shumica e tyre me një përfaqësim prej 66% të totalit (2 në 3 banorë), janë përgjigjur se shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave dhe pasurisë në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë një problem për kohezionin social të popullsisë. Po ashtu, 39% e tyre mendojnë se pasuria e krijuar nga të pasurit nuk është vënë me anë të punës së ndershme. Opinioni publik (43.50%) beson se politikat e derisotme u kushtojnë më shumë vëmendje interesave të sektorit privat dhe pak vëmendje interesave të popullatës. Pra, sistemi është i disbalancuar në favor të kapitalit.

Edhe pse më shumë se 40% e popullatës besojnë se individët duhet të marrin më shumë përgjegjësi mbi vete, përsëri vetëm rreth 30% e tyre mbështetin një shoqëri të bazuar mbi individualizmin. Nevoja për ndërhyrje shtetërore në mbrojtjen e vendeve të punës që rrezikohen dhe në investimet publike në arsim, shëndetësi dhe infrastrukture mbështetet në mënyrë masive. Shoqëria beson se rreziqet për rënien e standardit të mirëqenies janë sot më të larta nga ato të brezit të kaluar dhe se rreziqet për brezin e ardhshëm do të jenë edhe më të larta. Pra, rreziku i perceptuar vjen në rritje.

Shoqëria i mbështet fuqimisht proceset e integrimit të vendit dhe shumica (mbi 65%) vlerësojnë se efektet e marrëveshjeve të tregtisë së lirë kanë qenë me avantazhe pozitive. Por qytetarët vlerësojnë se, pavarësisht nga thellimi i proceseve të integrimit, politika lokale duhet gjithashtu të ketë kontroll mbi legjislacionin e vendit.

Ekonomistët Civici e Xhepa sugjerojnë se ndërhyrjet politike të synuara janë strukturuar përgjatë dy akseve:

Së pari të ndërmerrën politika për kontrollin e proceseve që prodhojnë pabarazi dhe rritje ekonomike jopërfshirëse.

Së dyti të ndërmerrem politika për korrektimin e rezultateve që krijohen nga shpërndarja ekonomike.

Ndërsa reformat e grupit të parë synojnë përmirësimin e qeverisjes ekonomike në mënyrë që rezultatet ekonomike të krijohen sipas proceseve të ndershme të ligjësive të tregut të lirë dhe konkurrues, reformat e grupit të dytë synojnë të krijojnë mekanizma të korrektimit të deformimeve që mund të manifestohen në shpërndarjen e së ardhurës kombëtare.

Prej kohësh në Shqipëri është hapur një debat për «modelin e ri ekonomik të zhvillimit», por deri më sot ky debat është kufizuar thjesht në aspektin sektorial të rritjes, një qasje që është kryesisht pozitiviste dhe që nënvizon përmirësimin e ritmeve të rritjes nëpërmjet alokimeve të burimeve në sektorë të caktuar (për shembull, eksportet). Studimi i FES propozon një qasje tjetër në orientimin e debatit publik, atë mbi mënyrën se si mund të reformohet sistemi i sotëm ekonomik, në mënyrë që të jetë më i balancuar nga pikëpamja e interesave socialë, pra, një qasje normative.

Studimi bazohet në premisën e testuar si nëpërmjet një pyetësori të realizuar me mbështetjen e këtij projekti kërkimor, ashtu dhe nëpërmjet analizave empirike dhe teorike, se zhvillimi ekonomik i vendit ka krijuar diferenca të mëdha sociale dhe se një shoqëri harmonike dhe kohezive është thelbësore si për të rritur cilësinë e jetës në vend, ashtu dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e vetë sistemit ekonomik e shoqëror në afat të gjatë. /B.Hoxha

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia ne shqiperi modeli ekonomik shqiperi ekonomia ne shqiperi modeli ekonomik shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 12 Mars 2021, 21:32

eBiznes, një app për shumë shërbime

Koha vazhdon të diktojë nevoja të pashmangshme për shërbime e lehtësira që mund t’i ofrojë vetëm teknologjia. Ndërkaq njerëzit ndihen gjithnjë e më në ngut e do...

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën