"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
143 kg kokainë në portin e Durrësit, Lala: Policia s’ka për t’i kapur kurrë trafikantët e vërtetë, po shpëtohen pes
13 Prill 2021, 08:18Nga DOSJA
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit dhe foli për zyrtarë të inkriminuar, lidhur me 143 kilogramë kokainë që u kapën në një konteiner me banane që vinte nga Ekuadori, në Portin e Durrësit.
E ftuar në “Opinion”, Lala tha se brenda radhëve të policisë ka zyrtarë që nuk duan të kapin ‘peshqit e mëdhenj’, të cilët sipas gazetares janë të lidhur me politikën.
“Policia e shtetit fsheh trafikantët e vërtetë. Edhe në drogën me oriz ju kanë ikur trafikantët përpara syve. Brenda radhëve të policisë ka zyrtarë të dyshuar. Selim Çeka ka inisituar përgjatë 4 orëve që ishte i gatshëm ta shoqëronte policinë për destinacionin final. Prokuroria nuk ka për t’i zbuluar kurrë trafikantët e vërtetë. Në rastin e 143 kg i them policisë ta nisi hetimin nga Kombinati për të parë lidhjet me politikën, për të parë lidhjet me Ekuadorin. Për të parë sa djem nga Shqipëria ka sot në Ekuador dhe më pas, duhet të bëhet diferenca. Duke i ndërprerë operacionet në port po shpëtohen peshqit e mëdhenj të kokainës”,- u shpreh Lala.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Doktori Pëllumb Pipero ka treguar se nuk është paguar për të qenë pjesë e spotit të Partisë Socialiste. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuari...
DURRËS– Dy të rinj në Durrës kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur me kokainë, të cilën e kishin gati për ta shitur.Policia bën me dije se ...
TIRANË– Andi Janko është arrestuar në Gjermani pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Ai ishte dënuar me 12 vite nga Gjykata e Sh...
GJERMANI– Mbi 150 persona të punësuar në kompaninë Odenëäller në Gjermani kanë mbledhur para për të ndihmuar kolegun e tyre shqiptar, pas një tragjedie që i ndo...
TIRANË– Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj. Por çfarë duhet të dini për agjërimin gjatë Ramaz...
VLORË– Një shtetase greke e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi” është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i saj u bë nga ...
TIRANË– Dy vëllezër nga Kavaja janë nën hetim nga policia e shtetit pasi kanë kërcënuar një prokurore. Dy vëllezërit me inicialet F. H., 24 vje&ccedi...