LIVE UPDATES
Aktualitet

Shëndetësia falas? 250 mijë lekë për pastrimin e plagës në Spitalin Ushtarak

13 Prill 2021, 08:07 Nga DOSJA
Shëndetësia falas? 250 mijë lekë për pastrimin e

TIRANË– Trajtimin e merr në një spital publik, por paguan për çdo gjë. Aparati që i mundëson mjekimin nuk gjendet në spital, por në mënyrë private ia siguron infermierja e Spitalit të Traumës. Çdo javë i duhet një aparat i ri i cili i kushton pacientit plot 250 mijë lekë të vjetra, në muaj 1 milion lekë.

Kjo është historia e një qytetari nga fshatrat e Fierit ku në nëntor të 2020 pati një aksident në të cilin humbi edhe njërën këmbë. Asokohe iu nënshtrua një ndërhyrje në Spitalin e Traumës dhe pasi iu pre këmba çdo javë paraqitet pranë këtij spitali për ta mjekuar. Këmba e tij pas operacionit trajtohet me anë të një aparati që quhet vakumterapi, i cili kushton 250 mijë lëkë të vjetra. Dhe çdo javë i duhet nga një aparat i ri duke qenë një kosto tejet e madhe për qytetarin.

Në këto kushte mbesa e tij Gentjana Muça, ankohet në redaksinë e Fiks Fare për xhaxhain e saj i cili pas nje aksidenti në këmbë ju nënshtrua një operacioni. “Gjatë qëndrimit në spital na u desh të paguanim shumë lekë për trajtimin” shprehet denoncuesja. Ajo tregon se kanë paguar lekë për operacionin , mjekët, infermierët, por ajo që rëndon më shumë familjen është blerja e përjavëshme e aparatit të mjekimit të rekomanduar nga infermierja e këtij spitali. ” Infermierja e quajtur Lira na ka kërkuar të blejmë një aparat të quajtur vakumterapi të cilit i ndërrohet depozita dhe garzat” shpjegon znj Muça ” Infermierja na ka thënë që aparati kushton 230-250 mijë lekë çdo javë, dhe ne deri tani e kemi blerë plot 6 herë dhe nuk kemi asnjë faturë.” Ajo tregon për Fiksin se pas interesimeve të shumta në lidhje me aparatin kanë mësuar se aparati nuk ndërrohet i gjithi , por mjafton t’i ndërrohen garzat dhe filtrat. Denoncuesja tregon që në total pas aksidentit që i ka ndodhur xhaxhait të saj, kanë shpenzuar diku tek 5.000 euro, për aparatin, operacionin, mjeke, infermiere e sanitare.

Të pajisur me kamer familjarët shoqërojnë të sëmurin në Spitalin e Traumës për mjekimin e radhës. Në video duket qartë infermierja e cila merr 250 mijë lekë për aparatin e ri dhe kur familjarët e pyesin se kanë mësuar se aparatit i ndërrohen vetëm garzat dhe filtrat ajo e mohon duke i thënë se aparati çdo herë duhet i ri. Në këto kushte familjarët hedhin tezën se e kanë gjetur vetë aparatin dhe me një çmim të arsyeshëm. Infermierja Lira pyet për çmimin dhe kur familjarët i tregojnë se e kanë gjetur me 110 mijë lekë, ajo habitet dhe thotë ” Mos keni gjetur vetëm depozitën aq?!”.
Ndërkohë denoncuesja i përgjigjet që të gjithë aparatin e kanë gjetur me atë çmim, infermiere Lira i thotë shumë mirë po më parë do të pyesin edhe mjekun. ” Ja të konsultohemi edhe me doktor Migenin, se ne nuk kemi ndonjë interes nga aparati. Janë dy- tre veta që merren me këtë punë dhe ne i kërkuam një aparat të lirë, e bëmë për të sëmurin se ne nuk merremi me këtë punë” shprehet infermierja.

Fiks Fare u interesua pranë Spitalit të Traumës nëse e dispononte apo jo këtë aparaturë. Drejtuesit e spitalit pohuan se ky spital nuk ka pasur asnjëherë një aparaturë të tillë për pacientë të hospitalizuar dhe ata që marrin shërbim ambulator. Sipas tyre, javët e fundit pas kërkesave të pavionit të Rikonstruksion Plastikës, është ngritur një grup pune për blerjen e aparaturave të quajtura ” pajisje instrumentale në funksion të këmbës diabetike”. Në datën 2 prill 2021 drejtori i Spitalit të Traumës , Arben Zenelaj ka urdhëruar që të ngrihet një grup pune i cili duhet të hartojë dokumentat e tenderit për blerjen e aparaturave të cilat do të përdoren nga pacientët që do të shtrohen në këtë spital.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet spitali ushtarak spitali ushtarak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet