"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
100 vite nën ujë/ Gjuetarët suedezë nxjerrin nga fundi i detit Balltik 900 shishe konjak dhe liker francez, ishin dhuratë p
6 Nëntor 2019, 11:54Nga DOSJA
RUSI- Një ngarkesë e destinuar për carin e fundit të Rusisë është nxjerrë nga fundi i detit nga një ekip zhytësish pas 100 vitesh. Ngarkesa rrugës teksa po vinte drejt carit rus është sulmuar nga një varkë gjermane në kulmin e Luftës së Parë Botërore. Kjo histori mjaft intriguese ka nisur në vitin 1917, kur një avullore suedeze S/S Kyros lundroi për në Petrograd, tani njihet se Shën Petërsburg duke pasur në bord rreth 50 shishe konjak dhe 15 shishe liker. Marrësi i dërgesës ishte Perandori Nicolas II. Aso kohe Rusia ishte ende në luftë me Perandorinë Gjermane, kështu që ngarkesa u dërgua nga Franca me një anije që i përkiste Suedisë Neutrale, por kjo anije nuk arriti kurrë në destinacionin për të cilin ishte nisur, pasi rrugës u sulmuar në ujërat e Balltikut nga një nëndetëse gjermane UC-58.
Sipas ligjeve të luftës, gjermanët akuzuan ekuipazhin për kontrabandë të produkteve të paligjshme, lejuan marinarët të largohen dhe të hipnin në një anije tjetër. Më pas rreth 900 shishe nga më të mirat e verës franceze u varrosën nën det. Në vitin 1999, anija u zbulua ku ishte, por ishte shumë e vështirë në atë kohë për ta nxjerrë atë. Sot njëzet vite më vonë, një ekip gjuetarësh suedez dhe islandezë më në fund arritën ta nxjerrin anijen nga fundi i detit. Pas shumë vitesh përgatitje, ata u nisën drejt detit Balltik me anijen ndërkombëtare Deepsea Worker. Duke përdorur këtë anije ata më në fund arritën të shpëtojnë rreth 600 shishe konjak “De Haartman & CO” dhe 300 shishe liker “Benedictine”. Shishet ashtu sikurse mund t’i shihni edhe në foto duken të paprekura. Disa prej tyre, mbajnë edhe fula e shenja origjinale, raporton RT.
“Rëndësia e madhe e kësaj ngjarjeje nuk mund të thuhet me fjalë, nuk është vetëm një gjetje e konjakut apo likerit të rrallë, por është një pjesë e historisë së Rusisë së dikurshme perandorake”, shkroi Ocean Explorer, në faqen e tyre në internet. Kjo gjetje është e veçantë, duke pasur parasysh që konjaku i Benediktinës nuk është më në prodhim dhe prodhuesi i tij, cili e ka origjinën nga murgjit francezë është marrë nga Bacardi. “Ne jemi të ngazëllyer të dëgjojmë për këtë gjetje. Jemi të etur të mësojmë nëse produkti është ruajtur gjatë gjithë këtyre viteve qëndrimi nën ujë“, tha menaxheri i marketingut i “Bacardi Petra Caspolin”.
(E.S. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Nën komunizëm, fermerët janë stërmunduar duke korrur grurë dhe misër në fushat që shtrihen disa milje rreth atij qyteti në perëndim të Budapestit, për një qever...
KOSOVË– Një 28-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë zjarri një hoxhë pas një konflikti që ka pasur me të pasi ky i fundit i...
SHBA- Në policinë e Nju Jorkut shërbejnë rreth 150 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria”. Të mbledhur të hënën në mbrëmje në mjedis...
SHBA- Situata në të gjithë SHBA-në nuk është aspak e qetë pasi shumica e demokratëve amerikanë kritikojnë dhe po godasin rëndë Presidentin Donald Trump.Sipas m...
KONGO- Mediat e huaja kanë raportuar se një gazetar nga Kongo është vrarë në shtëpinë e tij pasi kohët e fundit ai u angazhua për të rritur ndërgjegjësimin rret...
SHBA- Pas masakrës së të hënës ku mbetën të vdekur nëntë persona në Meksikë ka reaguar Presidenti amerikan Donald Trump i cili ka shprehur shqetësimin e tij p...
GREQI- 1.178 fëmijë refugjatësh të zhdukur në Greqi. Shifra këto, të lëshuara nga Zv/ministri i Punës Domna Michailidou për refugjatë të pashoqëruar tregojnë pë...
ITALI– Kisha Katolike ka nisur njëhetim për rastin e dy murgeshave të cilat rezultuan se prisnin një fëmijë. Mediat italiane shkruajnë se murgeshat kanë m...