LIVE UPDATES
Bota

Historia e dhimbshme e foshnjës së braktisur në spitalin e Prishtinës, vdiq një javë pasi u la nga prindërit

5 Nëntor 2019, 16:21 Nga DOSJA
Historia e dhimbshme e foshnjës së braktisur në spitalin e

KOSOVË– Në moshën 30-vjeçare, një grua kosovare e kishte lindur një vajzë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Por disa minuta pas lindjes kjo grua e kishte braktisur foshnjën e saj, duke e lënë të sëmurë pranë mjekëve të QKUK-së.

Foshnja e gjinisë femër kishte lindur me asfiksi perinatale në muajin shkurt të këtij viti. Me këtë diagnozë ishte trajtuar për më shumë se një javë në kujdesin intensiv të QKUK-së. Por aty, fatkeqësisht nuk kishte mundur t’i mbijetojë sëmundjes dhe e braktisur nga prindërit e saj kishte ndërruar jetë.

Por janë edhe dhjetëra fëmijë të tjerë, të cilët thuajse çdo muaj braktisen nga ata të cilët ua japin jetën – prindërit.

Gazeta Express, sot ka qëndruar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Aty ku vetëm në dhjetë muajt e parë të këtij viti janë braktisur 38 foshnja.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka dhënë detaje për foshnjat të cilat po braktisen nga prindërit e tyre. Ai ka deklaruar se vetëm në dhjetë muajt e parë të këtij viti në Klinikën që ai drejton, janë 38 foshnja të cilat janë braktisur nga prindërit e tyre.

“Klinika e Neonatologjisë i trajton edhe foshnjat e braktisura që lindin në   Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, por edhe ato rastet që gjenden në terren  dhe që sillen në klinikë përmes punëtorëve socialë dhe policisë. Gjatë këtij viti në Klinikën e Neonatologjisë janë sjellë 38 raste sociale. Prej tyre 26 janë bërë në bashkimin familjar ku njëri nga prindërit ka pranuar që të kujdeset për foshnjën, ndërsa 12 raste sociale mbesin që të përkujdeset departamenti i mirëqenies sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thotë Gojnovci.

Megjithatë, kjo shifër është më e lartë sesa ajo e vitit të kaluar. Në vitin 2018, në Neonatologji ishin braktisur 29 foshnja.

“Ndërkohë, vitin e kaluar kanë qenë 29 raste, foshnja që i ka trajtuar klinika jonë. Prej tyre 20 bashkim familjar e nëntë raste janë marrë nga ana e departamentit për mirëqenien sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë”, sqaron tutje doktori.

Arsyet që çojnë në braktisjen e këtyre fëmijëve janë të ndryshme. Kështu po deklarojnë mjekët e Klinikës së Neonatologjisë, në të cilën foshnjat e porsalindura e që braktisen nga prindërit e tyre, qëndrojnë rreth 28 ditë. Pastaj me ndihmën e Qendrës për Punë Sociale, këto foshnja dërgohen për në strehimore. Aty ku edhe birësohen nga persona të ndryshëm.

Në këtë klinikë momentalisht janë duke u trajtuar vetëm dy foshnja që janë braktisur nga prindërit.

“Për momentin në Klinikën tonë janë 2 foshnja që trajtohen në Neonatologji. Klinika jonë i bën të gjitha trajtimet dhe ekzaminimet e këtyre foshnjave dhe kujdeset për këto foshnja vetëm 28 ditë. Pastaj kalon në departamentin e Mirëqenies Sociale”.

E ndërkohë, Klinika e Neonatologjisë, si pothuajse të gjitha klinikat e tjera në QKUK, ka nevojë për infermierë të rinj. Kërkesë kjo të cilën Gojnovci thotë se ka kohë që e ka parashtruar pranë organeve të menaxhmentit të SHSKUK-së.

“Edhe më herët ne kemi bërë ankesë për numrin jo të mjaftueshëm të infermierëve. Këtë vit kemi pranuar pesë infermierë. Ende kemi nevojë për infermierë të rinj. Por foshnjat e braktisura kanë 24 orë në javë kujdesin maksimal”, sqaron doktori.

Ndryshe, bazuar në Raportin vjetor të Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ndër shkaqet kryesore që këto nëna të reja braktisin fëmijët, thuhet se janë kushtet sociale dhe ekonomike, por edhe mospajtimi mes çiftit dhe familjes së vajzave për t’i mbajtur këta fëmijë.

(Marrë nga Gazeta Express)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni braktisja e femijeve foshnja e vdekur qendra klinike dhe universitare e kosovës braktisja e femijeve foshnja e vdekur qendra klinike dhe universitare e kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj