LIVE UPDATES
Aktualitet

’10 mijë lekë kg mish në Lezhë, 6 në Berat’, auditi zbulon shkeljet në Agjencinë e Blerjeve, Lleshaj urdhëron kontro

20 Mars 2019, 16:06 Nga DOSJA
’10 mijë lekë kg mish në Lezhë, 6 në

TIRANE- Një kontroll i brendshëm nga Drejtoria e Auditimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka konstatuar dhjetra shkelje në procedurat e tenderimit që ka zhvilluar gjatë vitit 2018, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara.

Organi më i madh i prokurimeve në Shqipëri, në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili kryen shumicën e blerjeve qëndrore është përshirë në një aferë ku janë zbuluar shkelje të ligjit të prokurimit publik, dy standartizime me përzgjedhjen e fituesit në garë dhe vonesa të pajustifikuara në procedurë.

Auditi i ngritur me urdhër të ministrit Sandër Lleshaj konstaton se shkeljet kanë sjellë dëme për autoritetet që i kanë kërkuar Agjencisë të bëjë blerjet, ndërsa vetëm për vitin 2018 kjo njësi ka prokuruar rreth 18 milion dollarë fonde publike.

Të gjithë tenderat e agjencisë janë kryer në periudhën e dytë të vitit, për shkak se nuk është nxjerrë asnjë akt ligjor për funksionimin e brendshëm të saj, ndërsa vetë ky organ nuk ka grumbulluar nevojat për prokurime që kanë patur institucionet e tjera.

‘’Mosmarrja e masave nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara për grumbullimin e të dhënave nga Autoritetet Konktraktore ka çuar që procedurat e prokurimit të realizohen në gjashtëmujorin e dytë të vitit , duke ndikuar në mosrealizimin në kohë të procesit të prokurimit dhe mosplotësimin e nevojave të autoriteteve kontraktore brenda vitit buxhetor për mallra e shërbime.’’ thuhet në raport.

Raporti zbulon më tej se në të gjithë tenderat e zhvilluar janë hasur vendime të cilat janë në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik. Në rastin e procedures “Blerje uniforme dhe element përbërës të tyre për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve” në garë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, gjë që vë në dyshim se kriteret mund të jenë bërë vetëm për atë duke e favorizuar.

Po ashtu Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka quajtur devijime të vogla kritere të rëndësishme për plotësimin e kontratës për këtë operator ekonomik, ndërsa rezulton se po e njëjta kompani, për tenderin ndërkombëtar “Blerje uniformash për Policinë e Shtetit” është skualifikuar për kriteret e anashkaluara në tenderin e Drejtorisë së Burgjeve duke mbajtur hapur dy standarde.

Agjencia e Blerjeve të Përqënduara ka dështuar po ashtu në misionin e saj kryesor: unifikimin e çmimeve për njësi me qëllim uljen e tyre dhe kursimin e parave në buxhetin e shtetit. Vetë krijimi i kësaj agjencie ka në thelb blerjen e artikujve të njëjtë për institucione të ndryshme qëndrore, në mënyrë që çmimi i blerjes të jetë më i ulët dhe të ketë përfitim të parave të taksapaguesve.

Por auditi ka zbuluar, se në rastin e çmimeve të dietave ushimore, janë përdorur vlera të ndryshme në kriteret e vendosura në procedurat e prokurimit për institucione të ndryshme. Kështu çmimi për njësi në spitalin e Lezhës për të njëjtin artikull, rezulton të jetë llogaritur më pak se për dietat e policisë në Durrës, dhe më shumë se në rastin e spitalit të Beratit.

Çmimi i mishit për spitalin e Lezhës është vendosur të blihet me 1066 lekë/kg, ndërsa për atë të Beratit 650 lekë/kg, dy herë më pak.

Auditi ka zbuluar edhe “lojën” me vendosjen e kritereve nga njësia e prokurimit. Në disa raste në procedurat e prokurimit operatorëve ekonomikë u janë kërkuar certefikata “ISO”, ndërsa për procedura të njëjta nuk janë kërkuar, duke ngritur dyshime në paracaktimin e fituesit të garës dhe vendosjen e kritereve që i plotëson vetëm një operator.

Një tjetër shkelje e rëndë janë edhe vonesat në shpalljen e fituesit, ku edhe pse në procesverbaleve, janë bërë brenda ose afër afatit ligjor 15 ditë, shpallja e fituesit ka ndodhur në disa tendera me afro 1 javë vonëse, duke mbajtur peng firmosjen e kontratës dhe duke penalizuar institucionet që kanë bërë kërkesë për blerje mallrash e shërbimesh për ta marrë shërbimin e blerë.

Mësohet se kontrolli në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara nuk ka përfunduar, pasi po skanohet edhe sistemi elektronik i brendshëm i punonjësve të kësaj agjencie. Në bazë të gjetjeve paraprake konstatohet se nga ana e titullarit të këtij institucioni, Edlira Naqellarit, u janë dërguar e-maile punonjësve për mënyrën se si duhet të bëjnë vlerësimin në disa tendera.

Emri i Edlira Naqellarit u bë publik në media disa javë më parë, për shkak të një denoncimi të bërë nga kancelarja e Gjykatës së Lezhës pranë organeve të Vettingu-t, se motra e kryetares së kësaj gjykate (Ornela Naqellarit) kishte asistuar Gjykatën në një procedurë prokurimi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimet me blerjet agjencia e blerjeve te perqendruara auditi ne ministrine e brendshme abuzimet me blerjet agjencia e blerjeve te perqendruara auditi ne ministrine e brendshme


Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!