Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Namik Velajn, i cili mbyti bashkëshorten e tij dy vite më parë. Ai dyshohet se mbyti gruan me litar dhe fshehu krimin, pikërisht në mbrëmjen e 3 janarit të viti 2017.
Ndërsa, organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për mjekun Ilir Tanku, i cili e kishte raportuar vdekjen e gruas, Verke Velaj, si natyrale.
Si ndodhi ngjarja
Në janar të vitit 2017, Namik Velaj është konfliktuar me bashkëshorten e tij, Verke Velajn në banesën e tyre në Patos dhe e ka keqtrajtuar atë duke e mbytur dhe thyer krahun. Pas vrasjes, ai menjëherë ka nisur të thurë planin për zhdukjen e provave. Ai ka thirrur një mjek të Qendrës Shëndetësore të Patosit, shtetasin Ilir Tanku.
Ky i fundit, në shkelje të ligjit, ka përcaktuar se shkak i vdekjes së të moshuarës ka qenë hipertensioni, duke e trajtuar si vdekje natyrale. Në këto kushte, Namik Velaj ka nisur të zhdukë provat për krimin e kryer duke organizuar vetë ceremoninë mortore.
Ai i ka vendosur viktimës një shall rreth qafës në mënyrë që të zhdukte shenjat e dhunës në qafën e saj. Një ditë më pas, gjatë ceremonisë mortore, familjarët e viktimës kanë kërkuar që të lëvizin trupin dhe ta shohin, por Namik Velaj ka kundërshtuar. Ai u ka kërkuar atyre që të mos ia hiqnin shallin trupit të viktimës, pasi e kishte amanet nga vajza, e cila kishte ndërruar jetë një vit para ngjarjes.
Përkundër insistimit të Velajt, familjarët e viktimës kanë insistuar dhe kanë mundur që t’ia heqin shallin kufomës, duke konstatuar mavijosje të qafës dhe fryrje në shpatull. Që të mos binin në sy tek autori i krimit, familjarët e viktimës kanë preferuar të heshtin dhe ta ndjekin rastin në rrugë ligjore.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Vlorë- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një person.Dosja.al mëson se një qytetar, ...
TIRANË- Pas protestës së fermerëve kundër rritje së TVSH-së, një reagim ka ardhur edhe nga kompania Zepa e cila merret me shpërndarjen e produkteve të bulm...
TIRANE– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar punën me zëvendësimin e mandateve të djegura nga opozita.Sot, KQZ ka thirrur 18 kandidatë nga 12 qarqet e vendi...
TIRANË-Djali i tregëtarit të vrarë në Durrës, Dervis Arapi është shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” të menax...
TIRANË- Një javë nga 11-vjetori i tragjedisë së Gërdecit familjarët e viktimave kanë depozituar një kërkesë në gjykatën e Tiranës ku kërkojnë rihapjen e pr...
FUSHË-ARRËZ- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se do të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar, një oxhak në Fushë-Arrëz. Në n...
KUKËS- Një 32-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në rikonstruktimin e urës së Përbregut, në Rrugën e Kombit.Mësohet se viktima është Alfred Frroku,...
TIRANE- Në një kohë kur Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të rihapë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, Fatos Klosi shprehet i gatshëm për të dhënë dëshminë e ...
TIRANË- Pas shpalljes në kërkim të Dervis Arapit, djalit të Agim Arapit, tregtari që u dhunua për vdekje në 2017-ën nga vjehrri dhe Jurgen Kurti, flet e ëm...
Kukës- Qeveria e ka marrë vendimin për ndërtimin e një hidrocentrali të dytë në fshatin Lusen të Kukësit. Ky vendim është kundërshtuar nga banorët e fshatit, të...