All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

1 miliard lekë për 7 muaj/ Bollino i përgjigjet PD: Shantazh kilian! Me Gjelishtin kam një marrëdhënie tregtare të ligjsh

3 Shtator 2020, 14:01 Nga DOSJA
1 miliard lekë për 7 muaj/ Bollino i përgjigjet PD: Shantazh
All - Paragraf - 1

TIRANË- Një ditë pas deklaratës së Partisë Demokratike, që akuzonte kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë botuesit Carlo Bollino 1 miliard lekë për 7 muaj, përmes kompanisë së Igli Gjelishtit, Bollino ka sqarur në një shkrim versionin e tij. Bollino thotë se është i persekutuar për më shumë se 25 vite nga Partia Demokratike, ndërsa për paratë e marra nga kompania Dev, thotë se këto para janë marrë për punën e bërë nga kompania e tij. Fatura e publikuar nga Endri Hasa, sipas Bollinos është bërë nga televizioni dhe dega e It-së, ndaj kompanisë së Gjelishtit, në një marrëdhënie tregtare të ligjshme, në një treg të lirë. Dje, PD akuzoi botuesin Carlo Bollino dhe pronarin e Web & Development Communication, Igli Gjelishti se kanë përfituar para nga tenderat e qeverisë. Endri Hasa tha se përgjatë 7 muajve, kompania e Gjelishtit iu ka dhënë C-7- Kommunication Systems, afro 1 miliardë lekë. 

SHKRIMI I PLOTË I CARLO BOLLINOS: 

Pas 25 vitesh persekutimi gjatë të cilave Partia Demokratike më ka akuzuar herë pas here si poliagjent, trafikant (më parë për armë, pastaj për drogë), mafioz, kapo të Sacra Corona Unita, trafikant mbeturinash deri në vrasës, tani më në fund zbulon se jam thjesht nje gazetar sipërmarrës. Natyrisht sipas atyre fajtor, por këtë herë sepse kam punuar me fatura dhe jo me valixhe me para cash si Berisha dhe Basha me sa duket janë mësuar të përdorin zakonisht. Faturat për të cilat flitet, janë bërë nga televizioni im dhe nga dega e tij IT ndaj shoqërisë së një inxhinieri të respektuar IT, të cilin prej vitesh e kam pasur furnizues dhe klient publicitar, tani dhe mik, ortak në një shoqëri e mbyllur për mosprodhim fitimesh, dhe që në fund më kalon një pjesë të punëve të tij IT për të realizuar. Të ardhura plotësisht  të ligshme, të deklaruara në tatime dhe për të cilat janë paguar TVSH dhe tatim fitimi. “Skandali” i pretenduar mbyllet këtu: një marrëdhënie tregtare mes dy ndërmarrjeve private pronarët e të cilave nuk janë kriminelë apo trafikantë, as politikanë, nuk kanë qenë as ata as familjarët e tyre nëpunës publikë, nuk janë fëmijë kryeministrash dhe nuk kanë asnjë lloj konflikt interesi. Një marrëdhënie industriale legjitime në një treg të lirë. Pikë.

Por kjo marredhenie u etiketua si  “skemë mafioze” nga selia e Partisë Demokratike nga një farë Endri Hasa që duket se ka qenë për disa vite deputet në parlament edhe pse ndërhyrja e tij e vetme ishte, për atë që mbahet mend, hedhja e vezës ndaj kryeministrit. I ashtuquajturi Hasa, sa për të përshkruar personazhin, në kohën që punonte në ministrinë e Lulzim Bashës si teknik IT, u shtir si emigrant për të përfituar një kredi si i pastrehë me vlerën 50 milionë lekë që nuk i takonte pasi ishte pronar i dy shtëpive. Kur Hasa u emërua drejtor i AKSHI-it i kaloi të njëjtës ndërmarrje të shokut të tij (financues i njohur i PD-së) 17 tendera nga një total prej 23. Si shërbëtor besnik i çiftit djallëzor Basha-Berisha kontribuoi në 2011 për të zhdukur nën hundën e FBI-së serverat e kryeministrisë që kishin regjistruar pamjet e masakrës së 21 janarit që do të ndihmonin të inkriminonin ministrin e brendshëm dhe kryeministrin për përgjegjësitë e tyre në atë tragjedi.

Ajo që ka rëndësi është se Endri Hasa u përdor nga PD për të inaugurar me mua mënyrën e re e të të bërit politikë me të cilën synon të vazhdojë në tetë muajt e ardhshëm fushatë zgjedhore dhe në vitet që vijnë. Një “evolucion” direkt i metodës “Babale”. Duke spiunuar sistemin tatimor, PD ka nisur të përdorë informacionet financiare në dorë të Shtetit për të shantazhuar sipërmarrësit përmes kamikazësh partiakë dhe duke lënë gjurmët trashanike me keq se Babale.  Në rastin tim, duke qenë një gazetar dhe botues, shantazhi është i thjeshtë: Meqë nuk resht së kritikuari opozitën, ne do të tregojmë strategjitë e tua sipërmarrëse dhe do të publikojmë faturat dhe dokumentet e tua financiare, duke orkestruar një fushatë shpifjesh publike. Mediat në dispozicion (që PD financon më valixhet me para cash) janë të shumta: për të kuptuar se kush janë, mjafton të shohësh se kush shpërndan shantazhet e tyre.

Mbi këtë pikë po këmbëgul sepse është çështje e rëndësishme: ky nuk është një investigim (qoftë edhe në shkelje të ligjit dhe e frymëzuar nga partia) i kryer nga një gazetar (si në rastin Babale), por është një spiunazh i organizuar personalisht nga Partia “demokratike”. Dhe kur një parti politike (që kandidohet të udhëheqë qeverinë e ardhshme) përdor të dhënat konfidenciale të Shtetit për të shantazhuar një gazetar “fajtor” vetëm se denoncon dhunën dhe abuzimet e tyre, si quhet: investigim apo kërcënim e linçim? Ky shantazh a nuk është dhe një sulm i vërtetë ndaj lirisë së shtypit, duke qenë se media duhet të jetë e lirë të kritikojë qeverinë, por edhe të kritikojë opozitën? Problemi u përket të gjithëve dhe nëse ky shantazh bëhet sot duke qenë PD në opozitë, kur iu duhet të bëjnë spiunazh për të gjetur të dhënat konfidenciale, çfarë do të ndodhë me lirinë e shtypit kur kjo parti do të mund të ishte në qeveri dhe gjithë të dhënat do të mund t’i kishte të gatshme në kompjuterat e zyrave? Do të shantazhojë qytetarët edhe me kartelat e tyre klinike? Çfarë do të ndodhë në Shqipëri? Kjo është një pikëpyetje alarmuese që nuk duhet të shqetësojë vetëm opinionin publik vendas, por edhe botën e ambasadorëve dhe të organizatave ndërkombëtare që kur flasin për standarte dhe respektim të të drejtave njerëzore dhe të drejtave themelore, iu referohen të gjitha forcave politike, jo vetëm qeverisë. Domethënë, nuk mund të kalojë ideja që një parti, vetëm se është në opozitë, mund të ketë të drejtën të shkelë ligjin dhe të shantazhojë kundërshtarët.

Mënyra e re kiliane për të shantazhuar një qytetar privat me të dhëna private që Lulzim Basha po përdor me mua, Sali Berisha po e bën prej disa javësh edhe me Top Channel dhe drejtuesit e saj, me ndërhyrje të rënda në jetën e tyre private, pra me dy televizionet më kritike ndaj opozitës. Dhe nga ana tjetër është po PD që ka marrë në mbrojtje një tjetër botues të dënuar për trafik droge por në ndryshim nga unë, mbështet hapur opozitën. Mesazhi është i qartë: nëse je me opozitën mund të bësh edhe trafik droge dhe ne do të të mbrojmë, nëse je kundër opozitës nuk do të jesh i lirë as të punosh ndershmërisht sepse ne do të persekutojmë ty dhe familjen tënde. Kjo gjë ka ndodhur edhe në Kilin e Pinoçetit.

PD nuk ka për qëllim të kërcënojë me këtë metodë vetëm shtypin e lirë, por edhe sipërmarrësit të cilët i paralajmëron (edhe përmes telefonatave dhe pa zhurmë mediatike) duke kërkuar: ose financo fushatën tonë elektorale, ose tregojmë sekretet e tua fiskale. O kalo nga ana jonë, ose ua kalojmë konkurrentëve listën e furnizuesve të tu. Ose na mbështet, ose do të tregojmë borxhet që ke me tatimet. Ose bëhesh me ne, ose të linçojmë publikisht. Pastaj do të vijë radha e policëve, gjykatëve, drejtuesve, anëtarëve të komisioneve zgjedhore, politikanët dhe në fund radha e çdo qytetari jo militant i PD-së që mund të shantazhohet me të dhënat e tij private. Ky nuk është një skenar terrori mbi të ardhmen e Partisë Demokratike, kjo po ndodh sot, dhe unë jam një nga të shënjestruarit e parë. E megjithatë metoda e spiunimit të jetës private Partia Demokratike dhe aleatët e saj e kanë aplikuar dhe po e aplikojnë edhe ndaj ambasadorët e vendeve më të mëdha të pranishme në Tiranë, duke arritur t’i filmojnë edhe gjatë pushimeve për t’i përdorur më pas pamjet politikisht. Teknikë tipike alla Sigurimi.

Çështja është shumë serioze dhe nuk më përket vetëm mua. Përkundrazi, unë kam respektuar ligjin, me etikën dhe ndërgjegjen time dhe nëse do të mi kërkonin, do ua ofroja unë të njëjtat informacione tatimore sepse për mua, personalisht, nuk përbëjnë ndonjë sekret. Por a e mendojnë kështu të gjithë biznesmenët? Eshtë normale që një parti të përdorë të dhënat private të qytetarëve për qëllime politike? E vërteta është se pasi dhunuan jetën institucionale me dorëheqjen nga parlamenti, Partia Demokratike ka shkelur një tjetër vijë të kuqe: Tani dhunon jetë private, gjithnjë e më e dëshpëruar, gjithnjë e më ilegale, gjithnjë e më e vetme.

Në 2012, kur Sali Berisha ishte në krye të gjithçkaje, një oficer në shërbim më tregoi se një grup njerëzish të SHIU-t kishin ngritur një sistem spiunimesh të paligjshme që përgjonte kundërshtarët politikë, por edhe informonin hajdutë ordinerë të shtëpive mbi lëvizjet e sipërmarrësve dhe pasuritë që kishin në banesë. Nuk i besova atij rrëfimi dhe në fakt nuk e botova. Por sot shoh të njëjtët njerëz që vazhdojnë të bëjnë spiunime për qëllime të paligjshme dhe filloj të besoj se, ndoshta, ishte e vërtetë edhe ajo çfarë tregonte oficeri. Thjeshtë Berisha dhe Basha janë ata që nuk kanë ndryshuar dhe kurrë nuk do të ndryshojnë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike carlo bollino edi rama endri hasa igli gjelishti carlo bollino edi rama endri hasa igli gjelishti

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 3 Shtator 2020, 10:14

ELBASAN– Shtyhet për në datën 11 shtator Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste. E parashikuar për më datë 4, duket se i ka gjetur socialistët të papërga...

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale