Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ELBASAN– Shtyhet për në datën 11 shtator Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste. E parashikuar për më datë 4, duket se i ka gjetur socialistët të papërgatitur dhe pritet që më 11, datë kur “organi” më i lartë brenda partisë të mblidhet, të gjitha çështjet të jenë shtruar për diskutim.
Por, para asaj date, ashtu siç edhe është njoftuar më herët, sot më 16:00, kryeministri Edi Rama ka mbledhur një takim kryetarët e bashkive, të cilëve u ka ndarë edhe ‘punët’ për fushatën zgjedhore. Takimi u zhvillua sërish në Elbasan, dhe në fokus të mbledhjes ishin votat për mandatin e tretë, dhe synimi i kryeministrit, ja qenë plot 800 mijë të tilla!
“Maksimizoni votat, takohuni më shumë me qytetarët dhe bindini ata. Të mos i harrojmë hallet e popullit. Qëllimi ynë është të arrijmë 800.000 vota. Emërimet e drejtorëve duhet t’i çohen për konsultim zv/kryeministrit Erion Brace. Ju nuk mund të propozoni drejtorë rajonal me kokën tuaj. Edhe pjesën e rindërtimit, e dua në fokus. Çdo rast denoncimi të merret në konsideratë, që asnjë të mos jetë “ushqim” për të nxitur një imazh negativ që mund ti përkthehet në kosto Bëni kujdes për të mos i bezdisur nga inspektoratet për të mos rënduar barrën, pasi mund të shkaktojnë pakënaqësi dhe sjellin ulje të punësimeve,”- mësohet t’u ketë thënë kryeministri kryebashkiakëve, me tone të forta.
Gjithashtu, gjatë takimit, mësohet se është diskutuar edhe axhenda e Asamblesë së Përgjithshme. Data e caktuar është 11 shtatori, por siç raportuan burime të Dosja.al nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes së datës. Një tjetër skenar i shumë diskutuar është që Asambleja ti ndajë takimet në tri rajone dhe data. Shkodra për Veriun, Tirana si qendër dhe Fieri për Jugun është një nga skenarët e diskutuar, por e gjitha pritet të sheshohet edhe pas takimit me krerët e bashkive, ku Rama do të vijojë me një tjetër mbledhje.
Këtë herë në Tiranë, kryeministri ka mbledhur grupin e deputetëve socialistë rreth orës 18:00. Pas një ore e gjysmë, Rama ka dalë nga selia rozë, rreth orës 19:30. Mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë ‘formula e re’, se si tre socialistët e caktuar nga kryeministri Edi Rama, Elisa Spiropali, Ervin Bushati, dhe Erjon Veliaj do ta drejtojnë Tiranën. Drejtues politik për Bashkinë Tiranë do të jetë Erion Veliaj ndërkohë që kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën do të jetë Ervin Bushati ndërsa përgjegjësia politike Elisa Spiropali do të jetë drejtuese politike për Bashkitë Rrogozhinë, Vorë, Kamëz dhe Kavajë. Gjithashtu, bëhet me dije se Rama ka këmbëngulur në porositë e dhëna dy ditë më parë në Elbasan. Gjithashtu, është diskutuar edhe çështja për shtimin e 1 ose dy deputetëve në qarkun e Tiranës, për shkak se qytetit të Dibrës i largohet një deputet. Edhe në qarkun e Gjirokastrës diskutohet për largimin e një deputeti.
(f.g;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër rikonstruktimin e një shkollë në Vlorë, duke dhënë edhe porositë e fundit për të gjithë drejtuesit e in...
VLORË- Një ditë më parë në qytetin bregdetar u organizua ceremonia solemne për 100-Vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të pranishëm në këtë ceremoni ish...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën e sotme aktorin e njohur shqiptare, Ndrek Luca. Me anë të një postimi në Facebook, Rama tregon momenti...
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nuk do të ketë një marrëveshje për detin me qeverinë greke, pa miratimin e presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur urimet e tij për 3 shtatorin, dita e 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës. Nëpërmjet një postimi në Facebook...
Në zgjedhjet parlamentare te vitit 2021, për herë të parë shqiptarët do të votojnë jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin e tyre të preferuar për deputet...
VLORË- Kryetari u Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mbajti një fjalë përshëndetësië në 100-vjetorin e Liftës Kombëtare të Vlorës, ceremoni e cila u zhvillua...
TIRANË– Pacienti që mori vendimin drastik për t’u vetëflijuar mbrëmjen e sotme, teksa u hodh nga kati i katër i spitalit “Shefqet Ndroqi”, është Hasan Mira...
VLORË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh nga Vlora se Zot i këtij vendi dhe sovraniteti në këtë tokë i përket vetëm popullit shqiptar. Në ceremon...
VLORË– Pamjet që po shikoni vijnë ngë Vlora, ku dhe u organizuar 100-vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës. Siç shihet dhe në pamje, Presidenti...