"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Zyrtari i FSHF-së me koronavirus izolon Federatën, takoi shumë herë edhe Dukën, gazetarët nisin testet
24 Mars 2020, 20:20Nga DOSJA
TIRANË– Për fat të mirë asnjë futbollist në Shqipëri nuk është prekur nga Covid-19, por nëse kalojmë jashtë fushës së blertë, pikërisht në studiot televizive, rezulton se koronavirusi u ka dhënë një “shkelm” opinionistëve pa e ditur sesa e rrezikshme dhe e dëmshme do të ishte për personat e tjerë. Në ditët e fundit po qarkullon një lajm se një nga zyrtarët e FSHF-së, Florian Riza rezulton të jetë nga personat që ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.
Ish-futbollisti ka qënë i përjavshëm edhe në studion e emisionit “Pressing” të Gerti Çarçanit në ABC Neës, me një panel të zgjeruar gazetarësh, ku ekziston frika se edhe paneli mund të jetë mbartës dhe kanë filluar testet. Ndërkohë brenda ambjenteve të FSHF-së është dhënë urdhër që asnjë të mos shfaqet në punë. Mësohet se Florian Riza ka pasur kontakte të vazhdueshme me presidentin e FSHF-së Armand Duka, ndërkohë brenda institucionit mēsohet se,të gjithë janë urdhëruar që të mos dalin në zyrë pasi nuk dihet se sa kohë më parë punonjësi ka qenë i infektuar dhe se duhet të qëndrojnë në karantinë. Personat që kanë punuar në të njëjtën zyrë me personin e infektuar me Covid-19 janë detyruar të izolohen në shtëpi për 14 ditë.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.
(e.c/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, ka folur në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss për të ardhmen e lojtarit të kombëtares shqiptare, i cili pr...
Trent Alexander-Arnold mendon se Leo Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo. Në një intervistë të fundit, mbrojtësi i Liverpool-it është pyetur për një krah...
Koronavirusi ka shtyrë disa futbollistë të huaj të Juventusit (dhe jo vetëm), që të largohen nga gadishulli iberik për t’u kthyer në atdhe. Për shembull, Sami K...
Cili është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Leo Messi? Kjo pyetje në 10 vitet e fundit ka qenë si pyetja që na bënin kur ishim të vegjël: kë do më shumë, mamin ...
Futbollistët e Barcelonës nuk janë dakord me vendimin e bordit drejtues për uljen e pagave. Pas pezullimit të kampionatit mungesa e të ardhurave të tjera si (mu...
Sot u mblodh Asambleja e Ligës së Serie A. Askush nuk ishte i pranishëm në ndonjë sallë mbledhjesh, por asambleja u organizua online.Duke bërë disa llogaritje t...
FRANCË– Shumë turne sportivë që ishin në program për këtë verë janë shtyrë për shkak të emergjencës nga koronavirusi. Gjithsesi turi më i rëndësishëm...
Koronavirusi është tema e ditës dhe askush nuk mendon dot për aktivitet, biznes apo sport. Sot gjermanët duket se kanë marrë vendimin e radhës.Bundesliga mund t...
David Alaba duket se e ka fiksuar planin e tij të radhës. Ai do të largohet nga Bayern në verë, sepse kërkon të provojë një aventurë të re.Mbrojtësi austriak ka...
TIRANE- Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka reaguar përmes një komunikate për shtyp teksa zbulon se klubet po i ushtrojnë presion futbollistëve për të dalë n...