LIVE UPDATES
Bota

Zyrtari amerikan: Zgjedhjet në Kosovë po vonojnë diskutimet mbi marrëveshjet ndërkombëtare

9 Gusht 2019, 14:00 Nga DOSJA
Zyrtari amerikan: Zgjedhjet në Kosovë po vonojnë diskutimet mbi

KOSOVË- Ish-zyrtari amerikan në Pentagon i ngarkuar me çështje të Ballkanit Perëndimor vlerëson se Bashkësia Ndërkombëtare nuk është e angazhuar sa duhet kur bëhet fjalë për investimet në Ballkanin Perëndimor, veçmas në pjesën që ka të bëjë me zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. “Kjo duhet të jetë diçka e madhe, pra jo një miliard ose dy miliardë, por 10 -15 miliardë për stabilizimin e rrethanave Serbi – Kosovë”, thotë ai. Carpenter nuk sheh klimë të favorshme për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet palëve për shkak të zgjedhjeve që do të ndodhin shpejt në të dyja vendet.

Carpenter gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ka thënë se sezoni i zgjedhjeve është moment i keq për diskutime mbi marrëveshje ndërkombëtare.

“Kosova nuk ka kryeministër dhe kjo është pengesë e madhe, kurse koha e zgjedhjeve është e përshtatshme për ata që kanë qëndrime të forta politike, andaj është periudhë e keqe për arritjen e marrëveshjeve. Nuk mund të them se marrëveshja është e pamundur, por duket pak e besueshme”, u shpreh Carpenter.

Sipas tij, mundësitë e brendshme politike në Serbi dhe Kosovë janë të atilla që ideja e shkëmbimit të territorit mund të ketë sukses, por ende nuk ka ardhur deri tek ajo, në Kosovë e as në Serbi.

“Nëse nuk funksionon ideja e shkëmbimit të territorit mes Serbisë dhe Kosovës, nuk shoh se cili është plani B”, shtoi Carpenter, duke theksuar se Serbisë duhet t’i ofrohet diçka konkrete dhe më e shpejtë se anëtarësimi në BE për njohje të pavarësisë së Kosovës.

“Nuk besoj se vazhdimi i dialogut, ashtu siç e udhëhoqi Federica Mogherini, ka sjellë diçka konkrete. Mendoj se Serbia, nëse dëshiron ta tejkalojë atë barrierë dhe ta njohë Kosovën, duhet të fitojë diçka konkrete, diçka që banorët e saj do ta konsiderojnë të vlefshme”, tha ai, por pranoi se diçka e tillë “ende nuk është në tavolinë”.

Carpenter ka theksuar se administrata e tanishme amerikane dëshiron ta shfrytëzojë çdo mundësi për arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

“Por, në fund do të bazohen në pajtimin e lojtarëve të mëdhenj, mes të cilëve është Amerika dhe BE, dhe në marrëveshja të arritur nga liderët në terren, që nuk do të jetë aspak e lehtë, marrë parasysh kush është në qeverisje në Uashington”, u shpreh ai.

Duke përmendur rolin e Rusisë, Carpenter ka thënë se nga “perspektiva e Moskës është më mirë të zgjidhet konflikti mes Kosovës dhe Serbisë sepse kjo i lejon Rusisë të paraqitet si kujdestar i interesave të Serbisë dhe kundërshtar i Kosovës”, vazhdoi ai. Carpenter ka bërë kritika të reja drejtuar shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq për thirrjen e diasporës serbe të votojnë presidentin Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Daçiq mund ta mbështesë kë do që dëshiron, është e drejtë e tij. Unë vetëm nuk mendoj se është veprim i menqur diplomat që ministri i jashtëm i Serbisë të shfaq shpresën e tij për një parti politike në SHBA. Rreth Serbisë dhe Ballkanit Perëndimit në përgjithësi në Amerikë ekziston konsensus i palëve dhe mendoj se për Serbinë është më mirë të mbetet ashtu dhe të mos politizohet diçka”, tha Carpenter.

“Unë vetëm shtroj pyetjen sa është veprimi i Daçiqit i mençur, e ai mund ta mbështesë këdo që dëshiron. Nuk e di nëse do ta dëgjojnë serbët në Amerikë, por mund të bëjë çkado që dëshiron”, përfundoi ai.

 Marrë nga VOAL 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni marreveshja me nderkombetaret michael carpenter zgjedhet nje kosove marreveshja me nderkombetaret michael carpenter zgjedhet nje kosove

Sondazh

Poll
Bota 9 Gusht 2019, 08:29

MAQEDONI E VERIUT- Një ditë pas publikimit të videoskandalit që tronditi politikën e Maqedonisë së Veriut, ku tregohej skema e zhvatjes së miliona eurove, gazet...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara