"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Politike
Zv.kryeministri me origjinë shqiptare i Malit të Zi vizitë zyrtare në Tiranë! Rama: Ramë dakord në çdo pikë! Abazoviç
16 Korrik 2021, 15:47Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Zv. kryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, ku edhe ka takuar krerët e shtetit por jo vetëm. Fillimisht Abazoviç ka zbarkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, e ka cilësuar këtë takim shumë të frytshëm, duke theksuar se kanë rënë dakord në çdo pikë, por duke mos dhënë detaje se ku u përqendrua biseda mes tyre. Madje nuk kanë zhvilluar as edhe ndonjë konferencë për shtyp.
Abazoviç ka zhvilluar edhe një takim me Presidentin Ilir Meta, ku ky i fundit i kërkoi një përfaqësim më përfshirës të shqiptarëve në institucionet e vendit fqinjë, ndërsa në fund ka shkuar në selinë blu për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha. Ky i fundit tha se diskutuan mbi zhvillimin e popujve tanë dhe integrimin në BE. Ndërkohë nga ana tjetër, Abazoviç tha se është koha për një frymë të re evropiane për të gjitha trevat tona. Në fund të prononcimit për shtyp, shqiptari lajmëroi se ndalesa e tij e fundit do të ishte në Durrës, ku do të takohej me shqiptarë të tjerë nga Ulqini.
(k.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Bashën, deklaroi se dy vendet duhet të merren me gjëra k...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një deklaratë për mediat, pas takimit me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazovi...
TIRANË– Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman është në fund të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.Me këtë rast, presi...
TIRANË– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar vlerën e një vote, e cila përllogaritet nga fondi total i alokuar nga buxheti i shtetit për partitë q...
TIRANË– Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka folur së fundmi për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike pas mbledhj...
TIRANË– Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka komentuar ditën e sotme pamjet filmike të vetë institucionit gjatë aktiviteti në Lushnjë të bimëve të ...
TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, njëkohësisht kreu i kësaj partie në Fier, Petro Koçi ka sqaruar deklaratën e tij të bërë ditën e s...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në stadiumin ‘Air Albania’, ka njoftuar se nga java e...
TIRANË- Një deklaratë e Petro Koçit, deputet i sapozgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit ka trazuar ujërat e politikës, duke akuzuar inst...