Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Zjarri në traget! 12 persona ende të zhdukur, vijon operacioni, ngrihen DYSHIME për shkaqet
19 Shkurt 2022, 08:17Nga DOSJA
GREQI– Vazhdojnë edhe sot kërkimet për 12 të zhdukurit nga zjarri që shpërtheu ditën e djeshme në anijen “Euroferry Olympia” e cila ishte duke lundruar nga Igumenica drejt Brindisit të Italisë. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhduan gjatë gjithë natës nga zjarrfikësit, pjesë e ndihmës ishte edhe Shqipëria me dy anijet e saj.
Mediatgreke kanë radhitur sot disa pyetje për këtë ngjarje të rëndë që lënë shumë vend për dyshime:
-A ka pasur shoferë apo pasagjerë që kanë mbetur në garazhe pas nisjes së anijes nga Igumenica? Rregullorja përkatëse thotë se shoferi apo pasagjeri është i ndaluar të jetë në garazhe pas nisjes.
-A kishte automjete me motor të ndezur gjatë udhëtimit? Është diçka që ndalohet edhe me rregulloren përkatëse.
-Gjithashtu do të hetohet nëse zjarri është shkaktuar apo jo nga një qark i shkurtër.
-A funksionuan sistemet e sigurisë nga zjarri? Në tragetet e makinave ka sisteme sigurie nga zjarri për të izoluar ambientet e anijes në rast zjarri, për të mos përhapur zjarrin nga një zonë në tjetrën dhe për pasojë në të gjitha zonat e anijes.
PAMJET MË POSHTË NGA OPERACIONI I SHPËTIMIT:
Roja bregdetare greke tha se 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit kishin qenë në traget, në pronësi të firmës italiane Grimaldi Lines. Shumica e pasagjerëve ishin shtetas italianë, sipas guvernatorit të ishujve jonianë, Rodi Kratsa-Tsagaropoulou, ndërsa ekuipazhi ishte grek dhe italian.
Zjarri mendohet të ketë rënë në një nga kuvertat e makinave poshtë. Ekuipazhi fillimisht u përpoq ta shuante para se kapiteni të jepte urdhrin për të braktisur anijen rreth orës 04:20.
(a.b)/;dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore nisjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6...
TIRANË– Dita e shtunë do të karakterizohet nga temperatura të larta. 18 gradë celsius do të jenë temperaturat në territorin shqiptar mirëpo nga mesdi...
Secili nga të dy kishte qenë i martuar. Burri nga martesa e parë u bë baba i tre fëmijëve. Gruaja nënë e dy fëmijëve dhe kur u takuan së bashku, për secilin nuk...
GREQI– Përfshihet nga flakët linja e tragetit Greqi-Itali. Trageti kishte në total 242 pasagjerë, përfshirë edhe anëtarët e ekupiazhit të cilët mundën të ...
MYNIH- Greqia ka rikthyer në tryezën e diskutimeve çështjen e kufirit detar me Shqipërinë. Sipas mediave greke, ka qenë vetë kryeministri i Greqisë, Kyri...
BRITANI E MADHE- “Killeri” suedez Anis Hemissi, që vrau Flamur Beqirin në sy të familjes së tij është dënuar me 35 vite burg. Vrasja ka dyshime se ka ardhur pas...
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar lajmin e përhapur nga mediat ruse se në Ukrainë po shkojnë mercenarë shqiptarë. Në një reagim zyrtar, MEPJ ...
TIRANË- Dosja.al hapi një sondazh për fituesin e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, i cili ka nxjerrë në vendin e parë balerinin Ilir Shaqiri. Balerin...