LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarret në Shqipëri, Haki Çako ua ‘pason’ bashkive: Ato duhet t’i përballojnë të parat, FA ndërhyjnë vetëm pas ez

3 Gusht 2020, 17:11 Nga DOSJA
Zjarret në Shqipëri, Haki Çako ua ‘pason’ bashkive:

TIRANË– Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako ka dalë në një deklaratë për shtyp, në të cilën adresoi zjarret që kohët e fundit kanë ndodhur në zonat pyjore të vendit. Në deklaratën e tij, Çako bëri me dije se vetëm brenda muajit korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri, disa prej tyre të shkaktuara nga temperaturat dhe disa të tjera kanë qënë të qëllimishme. Gjithashtu në fjalën e tij, Çako është shprehur se janë bashkitë e vendit ato që duhet që të përballojnë fillimisht zjarret dhe më pas Forcat e Armatosura ndërhyjnë vetëm pas ezaurimit të resurseve në nivel vendor.

AKMC ka konstatuar se disa bashki rendin të kërkojnë ndërhyrjen e FA pa ezauruar më parë kapacitetet e tyre, veprim i cili sjell një faturë financiare disa herë më të lartë se sa ajo që ligji parashikon për pushtetin vendor në rastin e emergjencave civile. Në bazë të ligjit të ri, AKMC si strukturë koordinuese ju rikujton bashkive që nuk zbatojnë ligjin se do të përballen me penalitete për çdo rast, kur nuk respektojnë dispozitat ligjore për përballimin e emergjencave civile,”-shtoi Çako.

DEKLARATË MBI SITUATËN E ZJARREVE

Ardhjen e stinës së verës u shoqërua me rritje të mëdha të temperaturave duke shtuar së tepërmi mundësinë e rënies së zjarreve në pyje, sipërfaqe me shkurre, kullota etj. Shkaqet e rënies së zjarreve natyrisht janë temperaturat e larta por nuk ka munguar neglizhenca, pakujdesia e banorëve të zonës dhe në shumë raste ka qene zjarrvënie e qëllimshme, për të cilët policia e shtetit po heton dhe gjej rastin ta inkurajoj për intensifikimin e punës për gjetjen dhe kapjen e autorëve të vënies së zjarreve.

Nga muaji Janar deri në Korrik janë evidentuar 329 vatra zjarri, ku vetëm për muajin korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri. Sipas raportimeve të bëra nga Bashkitë dhe Prefekturat në AKMC (bashkitë më të prekura janë: Shkodra, Fieri, Vlora, Durrësi, Gjirokastra, Lezha, Dibra, Korça, Berati, Kukësi, Tirana, dhe Elbasani. Në total ne gjithë Shqipërinë janë djegur 598 hektarë duke përfshirë dhe 2419 rrënjë ullishte dhe 217 rrënjë pemëtarie.

Gjatë gjithë kësaj periudhe AKMC ka qenë dhe do të vijojë të jetë në gatishmëri të plotë për të dhënë asistencën e saj si autoriteti qendror koordinues, kontrollues dhe mbikëqyrës në fushën e mbrojtjes civile dhe të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë. AKMC gjatë gjithë kësaj periudhe përveç koordinimit dhe menaxhimit të situatës së krijuar në mënyrë të pandërprerë ka kryer dhe rolin e kontrolluesit dhe monitoruesit të të gjitha strukturave të angazhuara në përballimin e kësaj situate. Ndërkohë që disa bashki janë angazhuar maksimalisht në përballimin e zjarreve si me mjete ashtu dhe me njerëz disa prej tyre ende sot nuk po përdorin tërësinë e aseteve të deklaruara për çështje të mbrojtjes civile.

Duhet të jetë e qartë nga të gjithë se mbrojtja civile nuk është thjesht një kompetencë e shtuar për to, por një detyrim dhe një përgjegjësi primare e tyre, për të cilat duhet të jenë të përgatitura me njerëz, mjete, strategji vendore, plane veprimi dhe buxhetim përkatës. Në çdo rast fatkeqësie, janë vetë bashkitë ato të cilat mbajnë rolin dhe peshën kryesore për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, ndërkohë që angazhimi i strukturave qendrore operacionale siç janë FA apo Policia e shtetit sipas ligjit vjen vetëm pas ezaurimit të resurseve në nivel vendor.

AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes janë në kontakt të vazhdueshëm me pushtetin vendor, dhe janë duke ndjekur në kohë reale situatën në çdo vatër zjarri. Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo përkeqësimi situate siç kundër e kanë bërë deri tani përmes ndërhyrjeve nga ajri. Sipas ligjit të ri “Për Mbrojtjen Civile”, Forcat e Armatosura angazhohen në raste emergjencash duke asistuar të gjithë ato bashki të cilat kanë përmbushur detyrimet tyre ligjore për angazhimin e kapaciteteve dhe respektimin e ligjit për parandalimin dhe përballimin e zjarrvënieve. AKMC ka konstatuar se disa bashki rendin të kërkojnë ndërhyrjen e FA pa ezauruar më parë kapacitetet e tyre, veprim i cili sjell një faturë financiare disa herë më të lartë se sa ajo që ligji parashikon për pushtetin vendor në rastin e emergjencave civile.

Në bazë të ligjit të ri, AKMC si strukturë koordinuese ju rikujton bashkive që nuk zbatojnë ligjin se do të përballen me penalitete për çdo rast, kur nuk respektojnë dispozitat ligjore për përballimin e emergjencave civile. Së fundmi do të dëshiroja t’u bëja thirrje të gjitha strukturave të qeverisjes vendore që të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Shtetit me qëllim intensifikimin e përpjekjeve për gjetjen e autorëve të zjarreve të qëllimshme dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Në Rubik prej dy ditësh ka vatra zjarri në fshatin Molung. Po ashtu edhe në grykën e Qafë-Thanës, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, lis dhe gështenja. Problematike situata shfaqet edhe në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër, majën e zezë në Velipojë, si dhe në malin e Shëngjinit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet haki cako shqiperia ne flake zjarret ne shqiperi haki cako shqiperia ne flake zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit