LIVE UPDATES
Bota

Zhvlerësimi i lirës në Turqi, pronarët e bizneseve janë të shqetësuar

7 Dhjetor 2021, 17:40 Nga DOSJA
Zhvlerësimi i lirës në Turqi, pronarët e bizneseve janë

TURQI – Më 30 nëntor, lira turke arriti normën e saj më të ulët që nga viti 1994, prej 14 lirash kundrejt dollarit amerikan.

Ky është një zhvlerësim i madh krahasuar me tremujorin e fundit të një viti më parë, kur një dollar amerikan shkëmbehej mesatarisht me 8 lira turke. Pronarët e bizneseve në Turqi thonë se është e vështirë të vazhdohet puna në këtë mjedis, sepse zhvlerësimi i lirës ka bërë që çmimet të rriten shumë.

Në këto ditë tregu është plotësisht i bllokuar. Jemi vërtet në një pozitë, ku nuk mund të bëjmë biznes. Kjo është kuptuar edhe nga konsumatorët tanë”, thotë Husamettin Akinci, pronar i një dyqani celularësh.

Çmimet e mallrave bazë si mielli, vaji dhe sheqeri janë rritur në të gjithë vendin.

“Kemi rritur çmimin e bukës me 21% ndërsa shpenzimet tona janë rritur me 40%. Tani për tani, ne thjesht po përpiqemi të ruajmë jetesën tonë”, thotë Huseyin Sagir, pronar i një furre buke.

Zhvlerësimi i lirës turke kundrejt dollarit amerikan po ndikon në një gamë të gjerë biznesesh, përfshirë sektorin e ndërtimit, sepse çmimet e materialeve janë në dollarë.

“Rritja e vlerës së dollarit ndikoi drejtpërdrejt në çmimin e hekurit, çimentos dhe blloqeve të ndërtimit. Duke qenë se këto u prekën drejtpërdrejt, kontraktorët ngadalësuan biznesin e tyre në industrinë e ndërtimit. Niveli i shitjeve bie në mënyrë të pashmangshme dhe kjo ngadalëson biznesin e tyre”, thotë Hisman Ozer, furnizues i materialeve të ndërtimit.

Ekspertët thonë se zhvlerësimi i ri i lirës u shkaktua nga njoftimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se ai do të ulte normat e interesit. Banka Qendrore e Turqisë ka ulur tashmë tre herë normat e interesit që nga shtatori sipas direktivave të zotit Erdogan, duke ringjallur frikën për pavarësinë e bankës.

Bota e di se nuk i dua normat e larta të interesit. Unë kurrë nuk kam qenë mbështetës i normave të larta të interesit dhe nuk do të jem mbështetës i rritjes së tyre”, tha presidenti turk.

Erdogan beson se normat e larta të interesit po shkaktojnë inflacion. Mbajtja e normave të interesit në nivele të ulëta, thotë ai, do të stimulojë rritjen ekonomike. Por disa analistë thonë se pikëpamjet e zotit Erdogan janë jokonvencionale, duke patur parasysh se norma e inflacionit të vendit është mbi 21%, bazuar në raportin e zyrës së statistikave të Turqisë, të publikuar më 3 dhjetor.

Nuk është në të vërtetë një çështje ekonomike. Ajo vjen nga diku tjetër. Nuk vjen nga ekonomia, sepse në ekonomi, ne të gjithë e dimë se nëse rrit sasinë monetare në qarkullim, rritet inflacioni dhe më pas gjëja e fundit që ndodh është rritja e normave të interesit. Pra, kjo është një sekuencë normale. Ai e ka përmbysur këtë sekuencë”, thotë Steve Hanke, profesor i ekonomisë në Universitetin Johns Hopkins.

Pavarësisht rënies së vlerës së monedhës me gati 45 për qind këtë vit, të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia e Turqisë u rrit me 7.4 për qind në tremujorin e tretë. Presidenti Erdogan e sheh këtë si një sukses të politikës së tij, por ekspertët paralajmërojnë se rënia e lirës dhe rritja e çmimeve mund të frenojnë rritjen ekonomike.

“Nëse qeveria nuk ndryshon politikën e saj, lira do të vazhdojë të bjerë dhe inflacioni do të vazhdojë të rritet. Kjo do të shkaktojë rritjen e tensioneve në publikun e gjerë”, thotë profesori Steve Hanke.

Në shumë qytete, përfshirë Stambollin, ka patur protesta kundër zhvlerësimit të lirës turke, në të cilat u kërkua edhe dorëheqja e qeverisë. Grupet e opozitës kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, por presidenti Erdogan deri më tani i ka hedhur poshtë ato, duke këmbëngulur se vendi do të mbajë zgjedhjet në vitin 2023, ashtu siç ishte planifikuar. Ndërkohë, pronarët e bizneseve presin me shqetësim reagimin e tregjeve ndaj politikave të qeverisë për normat e interesit.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota erdogan lira turke renia e lires turqia erdogan lira turke renia e lires turqia

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri