Operacioni "Ura", dalin bisedat në SKY ECC mes anëtarëve të organizatës së trafikimit të narkotikëve: Ku...
Bota
Ajeti: Duhet të ndryshojmë mënyrën se si e shohim Kosovën dhe Serbinë
7 Dhjetor 2021, 17:34Nga DOSJA
GJERMANI – Në krye të shërbimit diplomatik të Kosovës në Berlin ka ardhur Faruk Ajeti. Të hënën ai i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Frank Walter Steinmeier. Në një intervistë me DW, Ajeti flet për prioritet e punës së tij.
Deutsche Welle: Zoti Ajeti, ju sapo kishit nisur një karrierë shkencore të suksesshme. A ishte vendim i lehtë kthimi në diplomaci?
Faruk Ajeti:U mendova gjatë kur ma ofruan këtë detyrë, në kuptim të përgjegjësive që më prisnin në Berlin dhe të lënies anash të karrierës shkencore, por t’i shërbesh Kosovës është një privilegj jetësor dhe çdo sakrificë është e vlefshme.
Deutsche Welle: Ju vini direkt nga Vjena, ku deri në vitin 2020 kein punuar edhe si diplomat në Ambasadën e Kosovës. Cili është dallimi mes Vjenës dhe Berlinit?
Faruk Ajeti:Në krahasim me Vjenën, Berlini padyshim është një nga kryeqendrat vendimmarrëse evropiane dhe ka një peshë të madhe në aspektin politik. Gjermania është edhe ekonomia e katërt në botë dhe e para në Evropë, është pjesë e BE-së, NATO-s, G7-ës dhe çdo mekanizmi me rëndësi globale. Këtu kemi një mërgatë shumë të madhe në numër, me mbi 400 000 pjesëtarë. Pra, sfidat janë më të mëdha dhe përgjegjësia është më e madhe.
Deutsche Welle: Cila është strategjia juaj për të shfrytëzuar sa më mirë potencialet e diasporës?
Faruk Ajeti: Në radhë të parë është potenciali ekonomik. Ne si ambasadë, së bashku me pesë konsullatat që kemi në të gjithë Gjermaninë, do të mbështesim çdo biznes që kërkon të investojë në Kosovë. Këtë mbështetje na e garanton edhe ligji për investime strategjike. Por edhe këmbimet kulturore, sportive, shkencore, në fushën e arsimit janë me rëndësi. Ne do të trokasim në të gjitha dyert që do të na ndihmojnë për të ndërtuar një Kosovë të fortë ekonomikisht dhe me një demokraci të konsoliduar. Tani kemi një qeveri të re gjermane, e cila qysh në marrëveshjen e koalicionit është pozicionuar për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, për të mbështetur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dhe për ta shoqëruar Kosovën drejt integrimit në BE. Çfarë mund të pritet më shumë se kaq nga Gjermania? Është fat për mua që misionin tim ta filloj bashkë me qeverinë e re gjermane. Është hera e parë që qeveria gjermane flet me kaq hollësi për Ballkanin Perëndimor qysh në planin qeverisës. Dhe ky fakt më jep shumë optimizëm se në takimet e mia mund të bisedojmë për projekte konkrete. Unë këtë e vura re edhe në takimin tim me presidentin Frank Walter Steinmeier, i cili është një njohës shumë i mirë i Kosovës dhe rajonit. Pra, marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme, falë edhe një pune që është bërë nga paraardhësit e mi por edhe nga mërgata qysh në vitet 1990 me qeverinë në ekzil të Republikës së Kosovës, e në mos më parë. Por ne kemi nevojë për një angazhim më të fortë të Gjermanisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Pra, kemi nevojë që fuqia politike e Gjermanisë të përkthehet edhe më shumë ne praktikë e të luajë rol prijës në kuadër të BE-së, pse jo ndoshta të kemi edhe një të dërguar gjerman. Gjermania ka një konstante aktive të angazhimit të suksesshëm të saj në Kosovë dhe Ballkan. Gjithashtu mendoj se duhet ndryshuar narracioni i krijuar gabimisht në perëndim dhe fatkeqësisht edhe në Gjermani se pa Serbinë nuk mund të ketë zgjidhje në Ballkan.
Deutsche Welle: Çfarë mund të bëni ju si ambasador në këtë drejtim?
Faruk Ajeti: Unë do të përdor të gjithë forcën time argumentuese për të shpjeguar se një narracion i tillë deri tani nuk na ka ndihmuar të zgjidhim problemet.SerrNarracione te tilla qe privilegjojnë Serbinë janë te destinuara te dështojnë dhe ketë besoj na e ka mësuar mjaft mire historia. Unë do të kërkoj që të të drejtohet vëmendja nga ata që luajnë rol konstruktiv: Nuk ka qenë Serbia, por faktori shqiptar, qoftë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, apo në Shqipëri e Mal të Zi. Për të ndryshuar këtë narracion duhet folur jo vetëm me ekzekutivin por edhe me ligjvënësit. Ngjashëm është edhe çështja e vizave. Edhe pse qeveria gjermane tani e ka vendosur qysh në marrëveshjen e koalicionit se do të kërkojë me forcë liberalizimin e vizave, mendoj se duhen sensibilizuar më shumë edhe ligjvënësit gjermanë, që kanë lidhje me kolegët e tyre në Evropë që të lobojnë për liberalizimin e vizave. Ka ardhur koha që shtetasit e Kosovës të trajtohen, ashtu siç e meritojnë, si evropianë.
Dr. Faruk Ajeti, i lindur në Kamenicë të Kosovës, është politolog dhe diplomat karriere. Para se të emërohej si ambasador në Berlin, ai punonte për Institutin Austriak për Politikë Ndërkombëtare në Vjenë dhe si studiues i ftuar në Shkollën Nietze të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins në Uashington DC. Ajeti është autor i shumë artikujve të botuar në revista shkencore. Në hapësirën e gjuhës gjermane ai njihet si ekspert në fushën marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për Evropën Juglindore.
KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka rënë në duart e mafias enrgjitike. Me anë të një postimi në Fa...
GJERMANI – SPD, të Gjelbrit dhe FDP kanë vulosur programin e koalicionit të tyre të përbashkët qeveritar. Përfaqësuesit e partive të semaforit nënshkruan ...
SARAJEVË – Parlamenti i Republikës Sërpska (RS), më 10 dhjetor do të diskutojë rreth deklaratës me të cilën kërkon nga qeveria të përgatisë Kushtetut...
MOSKË – 2 viktima dhe 4 të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në një zyrë të shërbimit publik në kryeqytetin e Rusisë. Sergei Glaz...
SHBA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin do të lidhen në një video-telefonatë që do zhvillohet ditën e sotme ...
FRANCË – Sipas raportimeve, një nga vrasësit e dyshuar të gazetarit saudit Jamal Khashoggi është arrestuar ditën e sotme në një aeroport afër Parisit...
BURUNDI – Një zjarr masiv shpërtheu në një burg të mbipopulluar në Burundi para agimit të së martës, duke vrarë dhjetëra të burgosur dhe duke plagosur rën...
GJERMANI – Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Gjermani ku një burrë vrau gruan dhe tre fëmijet duke i dhënë më pas fund jetës së tij, e gjitha për shka...