LIVE UPDATES
Bota

Zhgënjim me ecjen e ngadaltë në ndërtimin e shtetit të Kosovës

17 Shkurt 2021, 07:58 Nga DOSJA
Zhgënjim me ecjen e ngadaltë në ndërtimin e shtetit të

KOSOVË – Euforia, e cila ka ekzistuar te qytetarët më 17 shkurt, 13 vjet më parë, kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj, nuk është më, thonë disa qytetarë të Prishtinës. Në vend të asaj euforie, siç thonë ata, mbretëron një dozë e madhe e zhgënjimit dhe dëshpërimit për ecjen tepër të ngadaltë në ngritjen dhe ndërtimin e shtetit.

Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se vullneti i qytetarëve të Kosovës për ta pasur shtetin e pavarur është materializuar më 17 shkurt, 2008.  Por, sipas tij, ata janë të zhgënjyer me elitat politike.

Ismail Hasani, profesor i Sociologjisë, thotë që zhgënjimi i qytetarëve, 13 vjet pas shpalljes së Kosovës shtet, është pasojë e mosrealizimit të pritjeve të tyre.

Realizimin e këtyre pritjeve dhe zhvillimin e proceseve të mëtejme në drejtim të konsolidimit të shtetit, sipas tij, qytetarët kishin shpresuar se do ta merrte përsipër lidershipi politik i Kosovës.

Disa qytetarë në Prishtinë, vlerësojnë se 13 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk vërejnë të kenë ndodhur ndryshimet pozitive dhe zhvillimi i shtetit, për të cilat atëherë ishin të bindur se do të ndodhnin.

Suada Thaçi, punëtore në sistemin arsimor të Kosovës, thotë që 13 vjet më parë, shpalljen e pavarësisë e kishin pritur me mjaft shpresa për të ardhmen.

Por, sipas saj, politikanët në Kosovë, nuk e kanë kryer detyrimin e tyre për ta përparuar vendin dhe në vend të kësaj, siç thotë ajo, janë angazhuar për t’u pasuruar vet. E gjithë kjo situatë, vlerëson ajo, ka ndikuar në jetët e qytetarëve të zakonshëm të vendit.

Normalisht që ka ndikuar në secilën celulë të shoqërisë, sepse nëse tri shtyllat kryesore të një shteti, siç janë: drejtësia, shëndetësia dhe arsimi, nuk janë siç duhet, atëherë, normalisht që pa këto tri shtylla, shteti nuk mundet të jetë i plotë”, theksoi Thaçi.

Ridvan Bunjaku, programues i teknologjisë informative, thotë se pas euforisë që ka qenë në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së vendit, më 17 shkurt të vitit 2008, në vitet që kanë pasuar ka pasur rënie të madhe të besimit të qytetarëve se shteti është në rrugë të mirë të ndërtimit.

E gjithë kjo sipas tij, ka ndikuar edhe në jetën e tij.

Ka ndikuar jo drejtpërdrejtë, duke parë shumë të rinj dhe kuadro, të cilat i kam parë duke u ndërtuar këtu në Kosovë dhe duke dalë më pas jashtë vendit. Do të thotë e kemi, siç quhet, një rrjedhje të trurit. Po mendoj që politikën e kanë marrë në dorë njerëzit që nuk kanë qenë të këtij profili. Njerëzit e mençur dhe intelektualët kanë qenë në gjumë dhe ju ka mbetur hapësira njerëzve të tjerë, të cilët ndoshta edhe janë patriot, por nuk kanë ditur”, u shpreh Bunjaku.

Fatmir Bekqeli, jurist i pensionuar, thotë se tash e 13 vjet, që nga shpallja e pavarësisë së vendit, nuk ka vërejtur ndryshime të mëdha pozitive në vend.

“Ndryshime, realisht, nuk ka kurrfarë. Me pesë palë zgjedhje (që nga shpallja e pavarësisë së vendit) tregojmë që jemi përfundimisht të papërgatitur që të formojmë një shtet të qëndrueshëm. Vet kjo i riprodhon edhe pengesat në zhvillim, në arsim, në punësim. Ka tetë vjet që jam pensionist dhe kurrfarë ndryshimi nuk ka në mirëqenien e pensionistëve”, theksoi Bekqeli.

Megjithatë, të gjithë këta qytetarë, shpresojnë që përbërja e re e institucionevetë vendit, që pritet të konkretizohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën më 14 shkurt, do të angazhohet shumë më tepër për mirëqenien e qytetarëve dhe për rrumbullakimin e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Profesori i Sociologjisë, Ismail Hasani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se secili shtet që kalon në periudhë të tranzicionit, i ka problemet e veta. Ngjashëm, sipas tij, është edhe me Kosovën, gjatë 13 vjetëve të pavarësisë së saj.

Mosqëndrueshmëria e qeverive të vendit, të cilat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ishin 5 të tilla dhe që asnjëra nuk ka arritur ta përfundojë mandatin 4-vjeçar, siç thotë profesor Hasani, ka ndikuar në rritjen e zhgënjimit të qytetarëve.

Kjo, për shkak se siç vlerëson ai ,“lidershipi i Kosovës nuk ka çarë kokën për situatat e caktuara në të cilat është gjetur vendi, por ka shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Madje, siç thotë ai, një situatë e tillë ka ndodhur edhe gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

Kjo reflektohet edhe në zhgënjimin e popullsisë, sidomos të asaj pjese që është më e ndjeshme, pjesa më e kualifikuar e njerëzve, të cilët vazhdojnë të kërkojnë të ikin nga Kosova, përfshirë këtu për lëmi të ndryshme që janë deficitare në Evropën Perëndimore. Por, në të njëjtën kohë edhe grupmoshat e reja, përkatësisht, kapitali më i pasur njerëzor, pra kapitali human që e kemi, rinia”, tha Hasani.

Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë që zhgënjimi i qytetarëve ka të bëjë me paaftësinë e elitave politike për ta ndërtuar shtetin, para së gjithash atë ligjor, si dhe ku të gjithë qytetarët i gëzojnë të drejtat e barabarta dhe ku parimet e ekonomisë së tregut mbisundojnë.

Siç thotë ai, elementi kryesor në këtë rast është mungesa e sundimit të ligjit. Ndërtimi i shtetit, sipas tij, ka pasur brishtësinë e vetë edhe në natyrën kushtetuese.

Kjo për shkak se, sipas tij, Dokumenti i Ahtisarit, mbi bazat e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës dhe i cili është inkorporuar në Kushtetutën e vendit, nuk i ka qenë i përshtatshëm për shtratin sociologjik të popullit të Kosovës.

Profesor Qorolli thekson se Kushtetuta e Kosovës është jashtëzakonisht demokratike, por provokimi i shpeshtë i zgjedhjeve dhe mbajtja e shpeshtë e tyre në vend, ka treguar që elitat politike nuk e kanë kuptuar elementin kryesor të demokracisë, që është konsensusi politik.

Të kuptuarit demokracisë është një element shumë më i virtytshëm, të cilin elitat tona politike shpeshherë nuk e kanë kuptuar dhe shkuarja e shpeshtë në zgjedhje lidhet kryekëput me problemet që i kanë ata me demokracinë. Pra, duke tentuar që të sundojnë, por jo të qeverisin dhe të shërbejnë, si dhe duke tentuar që gjithmonë të delegojnë njerëzit e tyre nëpër institucione të pavarura, me atë që tash quhet lirisht ‘kapje e shtetit’, atëherë të gjitha partitë politike – padyshim, të gjitha – e kuptojnë idenë që shteti ju ka shërbyer vetëm një grumbulli të caktuar të njerëzve, por jo të gjithë qytetarëve”, theksoi Qorolli.

Në rrafshin ndërkombëtar, siç thotë profesor Qorolli, gjatë 13 vjetëve që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka pasur sfida të shumta.

Sipas tij, Kosova nuk ka arritur të kapitalizojë asnjëherë opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të vitit 2010, i cili e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës.

Për më shumë, siç thotë ai, një vit më vonë, doli në pah kërkesa për themelimin e Gjykatës për krime të luftës në Kosovë me seli në Hagë, e cila edhe u formua.

Tashmë, meqenëse kemi ish-bartës të institucioneve duke u gjykuar në Hagë për krime të luftës dhe kundër njerëzimit, nënkuptohet që shteti i Kosovës i ka krizat e veta edhe në rrumbullakimin ndërkombëtar të shtetësisë. Për më shumë, mos të komentojmë raportet e vështira dhe dialogun e pambarim me Serbinë, pastaj mungesën e konsensusit ndërkombëtar për njohjen në bllok të pavarësisë së Kosovës, që do të çonte në anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por edhe në organizatat tjera rajonale, përmes të cilave, pastaj do të mund ta forconim subjektivitetin tonë ndërkombëtar”, u shpreh Qorolli.

Populli i Kosovës, ka bërë përpjekje që ta ruajë patriotizmin, që ta ruajë ndjenjën e atdhedashurisë, që ta ruajë bërthamën e qenies së tij kombëtare. Por, problemi është se nuk ka pasur shërbim të mirëfilltë dhe të sinqertë të lidershipit, i cili do ta ushqente shpresën për një të ardhme. Sidomos, për një të ardhme të të rinjve dhe normalisht edhe të njerëzve, grupmoshave të ndryshme, të cilët, pas Pakos së Ahtisarit, nuk kanë atdhe tjetër përveç Kosovës”, tha Hasani.

Ai shtoi se barra kryesore për pakënaqësitë e përgjithshme të qytetarëve, në cilindo variant, mbetet mbi supet e elitave politike, të cilat, në situatat e ndryshme të tranzicionit në vend, nuk u gjenden pranë qytetarëve, që përmes programeve të tyre ti bindin qytetarët se nuk kanë atdhe tjetër.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora pavaresia e kosoves pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë