LIVE UPDATES
Bota

KOMENTI: Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje kundër koronavirusit

17 Shkurt 2021, 07:34 Nga DOSJA
KOMENTI: Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje kundër

Para afro një viti, Evropën e zuri paniku dhe vendosi t’i mbyllte kufijtë me shpresën se kështu mund të frenonte përhapjen e koronavirusit. Tani më duhet të them me keqardhje se po kthehemi në të njëjtat diskutime që u mbajtën në fillim të kësaj krize.

Qysh nga pranvera e vitit të shkuar është përsëritur sa e sa herë se: Virusin nuk e ndal dot asnjë kufi kombëtar. Mbylljet dhe kontrollet e kufijve midis vendeve anëtare të BE-së nuk janë qasja e duhur. Kjo është arsyeja pse vendet anëtare të BE-së janë angazhuar për një koordinim më të madh në luftën kundër virusit në mënyrë që të shmangin reagime të tilla në ardhmen. Presidenca gjermane e Këshillit të BE-së pati një rol udhëheqës në këtë proces.

Pika kufitare me Çekinë, në datën 14.2.2021 / Trafik i bllokuar për shkak të testimeve

Tani shfaqja e varianteve të reja të virusit që duket se po përhapen më shpejt – veçanërisht të ashtuquajturat mutacione “Britanike” dhe nga “Afrika e Jugut” – është me të drejtë shkak për shqetësim. Për këtë arsye, Gjermania ka vendosur sërish kontrolle të rrepta për udhëtarët që vijnë nga Republika Çeke dhe nga Tiroli në Austri. Ato përfshijnë masa më të ashpra hyrëse edhe për qytetarët e BE-së, duke përfshirë detyrimin për të pasur test negativ dhe, nëse është e nevojshme, karantinimin. Edhe vendet e tjera po planifikojnë të ndërmarrin hapa të tilla.

Është e qartë se, në situatën aktuale, duhet të shmangen udhëtimet e panevojshme. Por duhet të garantohet gjithsesi trafiku i nevojshëm ndërkufitar. Testet e detyruara apo edhe karantinimi do ta paralizonin këtë trafik jetik. Në të gjithë Evropën do të nevojiteshin kështu qindra mijëra, në mos miliona teste në javë ose, në rastin më të keq, edhe në ditë. Pasojat do të ishin kilometra të tëra me trafik njerëzish dhe mallrash të bllokuar në kufijtë e brendshëm. Kjo nuk është vetëm e lodhshme – është edhe e parealizueshme.​​​

Në fund të janarit, Këshilli lëshoi ​​një rekomandim duke u bërë thirrje vendeve anëtare të përjashtojnë nga testet e detyrueshme ose kërkesat e karantinës njerëzit që jetojnë në rajonet kufitare, të cilët duhet ta kalojnë kufirin çdo ditë ose shpesh për të shkuar në punë, në shkollë, për arsye familjare ose për vizita mjekësore. Kjo vlen veçanërisht për njerëzit që punojnë në sektorë të rëndësishëm e kritikë. Prandaj jam i befasuar nga fjalët e ashpra nga Berlini, kur Komisioni i BE-së i kujton Qeverisë Federale këtë marrëveshje, veçanërisht pasi versioni origjinal i këtij rekomandimi u hartua nga Presidenca Gjermane.

Mbylljet e kufijve po shkaktojnë dëme të mëdha

Mbi të gjitha, kjo krizë ka nxjerrë në pah lëndueshmërinë e bashkësive ndërkufitare në të gjithë Evropën (gati 30 përqind e popullsisë së BE-së). Për miliona njerëz në zonat kufitare mbylljet dhe kontrollet e kufijve kanë shkaktuar dëme të mëdha – në nivel ekonomik, politik dhe njerëzor. U desh shumë forcë dhe përpjekje për ta kapërcyer këtë. Por në Luksemburg dhe vendet fqinje kemi arritur të paktën deri më tani ta shmangim mbylljen e kufijve si në pranverën e vitit 2020.

Mbrojtja e shëndetit publik është një përparësi për të gjithë. Jemi duke luftuar me këtë virus prej tashmë një viti, dhe do të vazhdojmë edhe në vitin 2021. Por liria e udhëtimit është një e drejtë themelore në Evropë, e ankoruar me traktate dhe me Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së. Komisioni i BE-së e ka bërë të qartë se: Mbylljet e kufirit nuk janë në përputhje me ligjin aktual të BE-së. Masat që kufizojnë lirinë e udhëtimit duhet të jenë proporcionale dhe nuk duhet të shkojnë përtej asaj që është absolutisht e nevojshme. Në çdo rast, duhet të ketë përjashtime të qarta dhe të pakufizuara për banorët e zonave ndërkufitare dhe masa për të mbrojtur zonat kufitare.

Është detyra jonë që ta kapërcejmë këtë sprovë të vështirë së bashku, pa e cënuar arritjen tonë të përbashkët, Evropën, me kthime në reflekse kombëtare të harruara prej kohësh.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet