LIVE UPDATES
Bota

Dëborë dhe temperatura minus! Moti i keq shkakton kaos në vaksinimet ne SHBA

17 Shkurt 2021, 07:32 Nga DOSJA
Dëborë dhe temperatura minus! Moti i keq shkakton kaos në

SHBA– Një stuhi e fortë dimërore në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, e shoqëruar me deborë dhe temperatura të ulëta, ka shkaktuar kaos, anulim të shumë orareve të vaksinimit dhe ngadalësim të shpërndarjes së vaksinave në të gjithë vendin. Të paktën 16 njerëz kanë humbur jetën dhe miliona njerëz tjerë kanë ngelur pa energji elektrike.

Ndërkohë, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), hapi qednrat e saj të para të vaksinimit masiv kundër Covid-19 të martën, në Los Anxhelos dhe Oakland në kuadër të një përpjekje të administratës së Presidentit Biden për të shpejtuar procesin e imunizimit dhe për të ndihmuar komunitetet pakicë të goditura rëndë nga pandemia.

Agjencia e shëndetit publik në Hjuston të Teksasit ngeli pa energji elektrike dhe u detyrua të ndërmerrte masa urgjente për të imunizuar mijëra njerëz para se vaksinat të dëmtoheshin.

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur operacioni i vaksnimit ka filluar të intensifikohet. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Shtetet e Bashkuara po përdorin mesatarisht afro 1.7 milionë doza vaksine në ditë për të imunizuar popullatën. Në të njëjtën kohë, vdekjet nga koronavirusi janë ulur ndjeshëm gjatë gjashtë javëve të fundit dhe numri i rasteve të reja ka shënuar rënie.

Një qendër vaksinimi, e hapur në lindje të Los Anxhelosit të banuar kryesisht me anëtarë të kominitetit latin, si pjesë e një përpjekje për të ndihmuar komunitetet që kanë vuajtur në mënyrë disproporcionale gjatë pandemisë, synon të vaksinojë deri në 6,000 njerëz në ditë. Një qendër tjetër e ngjashme u hap në një stadium në Oakland, pranë lagjeve të varfëra të komunitetit afrikano-amerikan dhe atij latin.

Kalifornia është goditur rëndë nga koronavirusi, duke kapërcyer shtetin e Nju Jorkut për numrin më të lartë të vdekjeve në vend, me mbi 47,000.

Administrata e Presidentit Biden synon të hap 100 qendra të tilla vaksinimi në të gjithë vendin me ndihmën e agjencive federale dhe autoriteteve shtetërore.

Në Nju Orleans Festivali i përvitshëm Mardi Gras u anulua këtë vit për shkak të frikës se mund të shkaktojë një përhapje të Covid-19. Vitin a kaluar, organizimi i këtij Festivali u fajësua për përhapjen e koronavirusit në shtetin e Luizianës. Në shtete të tjera të vendit, si Ilinoi, Tenesi dhe Teksasi, bora dhe akulli kanë shkaktuar anulimin e operacioneve të vaksinimit dhe vonimin e furnizimeve ma vaksina kundër Covid-19.

Gati 39.7 milionë amerikanë, ose 12 përqind e gjithë banorëve në Shtetet e Bashkuara, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, tha Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moti i keq ne shba vaksinimi ne kaos moti i keq ne shba vaksinimi ne kaos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet