Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Zhdukja e Marteo Bejaj, lutjet e familjarëve: Vetëm një telefonatë duam që të na thotë “jam mirë”!
13 Tetor 2020, 20:52Nga DOSJA
TIRANË- Prej 9 vitesh familja e Marteo Bejaj endet mes dëshpërimit dhe shpresës për të gjetur djalin e tyre. Jeta kishte përgatitur një surprizë të hidhur për prindrit, motrat, gjyshërit, miqtë e të afërmit e Marteos.
“Nuk e mendoja kurrë që 16 korriku i 2011 do të sillte në jetën tonë një mungesë dhe një zbrazëti kaq të madhe. Që ai do të ishte edhe takimi i fundit me vëllain tonë. Ishte ditë e shtunë, ajo ditë ishte sic do ditë tjetër. Ne kishim ritual që kush zgjohej i pari shkonte te krevati i tjetrit për të shpenzuar pak kohë bashkë para se të niste dita. Unë u zgjova dhe shkova te Mateo. Qëndruam rreth një orë ashtu shtrirë bashkë me njëri-tjetrin. Ishte cdo gjë si normalisht, ai nuk ndau asgjë të cuditëshme me mua. Pasi e kam analizuar kaq shumë pas kaq vitesh nuk vura re asgjë te vëllai im,” rrëfen Fabjola motra e Marteos.
“Dua të të drejtohem në emrin e një dashurie tjetër më të shtrenjtë, më të shenjtë. Kam pak kohë që jam bërë nënë, është mrekullia, dhurata më e shtrenjtë që zoti mund ti bëjë një femre. Vetëm nëna është e aftë të japi nga vetja cdo gjë për fëmijën e saj dhe në këmbim kërkon vetëm një përqafim. Vetëm që para syve të ketë fëmijën e saj. I shtrenjti jonë kthehu, bëje për mamin për babin të cilët kanë 10 vite që të presin. Kemi shumë nevojë për ty na mungon kaq shumë. Më lejo që të të prezantoj vazjës time dajon e saj”, apelon Fabjola Bejaj.
Një lutje për Marteon ka edhe nëna e tij. Për gjithë këto vite, ajo nuk i ka humbur shpresat se do të ritakohet me të birin.
“Vetëm një telefonatë dua që të më thotë jam mirë moj mama por jam në filan vend që të ma mbush mendjen. Ose ndonjë tjetër që di vendodhjen e Mateos i lutem i përgjërohem, nëse është prind më kupton shumë mirë. E kam djalë të vetëm dritën e syrit, sja kisha borxh asnjë njeriu. Vetëm të na thonë ku është nuk dua gjë tjetër. Nëse do ndihmë ta ndihmojë , cfarë dua unë tjetër nga Mateo. Sikur të më thotë një fjalë unë do bëhem me krahë do të fluturoj,”lutet nëna e Marteos.
TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur se nëse nuk e mbajmë maskën shumë shpejtë so futemi sërish në karantinë. I ftuar në emis...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e qeverisë për të bërë të detyrueshme mbajtjen...
TIRANË– Eksperti i Shëndetësisë pranë PD-së, Gazmend Koduzi i ftuar në emisionin “Real Story” ka thënë se ai nuk do ta zbatojë rregullin e fundit ant...
TIRANW- Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka pasur debat lidhur me situatën me COVID-19 në Shqipëri dhe masat e reja.Brataj thotë se vetë ai...
TIRANË- Vendimi më i fundit i qeverisë për të bërë të detyruar mbajtjen e maskave anti-Covid kudo jashtë shtëpisë, duke filluar nga kjo e enjte, është temë...
POGRADEC– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec ku si pasojë një makinë ka përplasur kalimtarin në Mëmëlisht.Burime për Dosja.al bëjnë me dij...
TIRANË – Mjeku Artan Koni i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka dalë hapur kundër vendosjes me detyrim të maskës në ambiente...
TIRANË- Ekspertja e ISHP, Eugena Tomini, komentoi në emisionin “Real Story”, në Neës24, vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave kudo. Tomini tha se janë...