LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhdukja e kuzhinierit vlonjat, e ëma tregon lëvizjet e tij të fundit: Iku në miting me tuta të grisura e 300 lekë në xhep

3 Maj 2021, 12:52 Nga DOSJA
Zhdukja e kuzhinierit vlonjat, e ëma tregon lëvizjet e tij të

TIRANË– Orë ankthi, me një pikëpyetje që i gërryen zemrën, ka përjetuar prej 12 ditësh 72-vjeçarja Tefta Shabanaj. Me lot në sy dhe e pa shpresë, ajo ka vetëm një lutje, që djali i saj të jetë gjallë dhe ta kontaktojë. Pasditen e 21 prillit ajo së bashku me të birin, Arjanin, dolën nga shtëpia për të ndjekur një miting politik të organizuar nga Partia Demokratike dhe prej aty nuk e pa më.

Ajo e telefonoi, por pas disa zilesh, telefonata u mbyll. E moshuara shkoi edhe në polici, por as uniformat blu s’kanë asnjë pistë për zhdukjen e 50-vjeçarit. I divorcuar prej më shumë se 20 vitesh, me profesion kuzhinier, 50-vjeçari njihej si një njeri i qetë dhe pa konflikte. Ai u largua më 21 prill me 300 lekë në xhep dhe veshur me tuta.

Ky është edhe pengu më i madh i të ëmës, e cila ngre pikëpyetje për fatin e tij. Dëshmitarët i kanë thënë se ai u largua nga Selenica drejt Vlorës me një makinë. Kush e mori 50-vjeçarin dhe e zhduku pa gjurmë? Çfarë dyshon nëna e tij?

Ndiqni rrëfimin e saj në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24:
Evis Ahmeti: Çfarë ndodhi në 21 prill?
E ëma: Na thanë se do vinte zoti Lulzim Basha. E pritëm që në mëngjes, por edhi në darkë. Hëngrëm bukë dhe djali u vesh si dhëndër. I thashë u bëre si ministër dhe u ndërrua. U vesh me tuta të grisura dhe doli. Më mori 3 mijë lekë të vjetra. Më tha më vjen zor të dal pa lek. Shkuam me gjitonët në miting. Kishte dalë 300 metra para Lulzim Bashës, i kishte thënë jam shef kuzhine dhe djalë i një ish të përndjekuri. Pasi mbaroi mitingu, unë me njerëz të fshatit erdha në shtëpi, por djali nuk erdhi. Rashë të flija dhe e telefonova djalin. Telefoni nuk u hap. Aty u shqetësova. Dola ta kërkoja. Pashë të njohur dhe një polic dhe e pyeta për djalin. U thashë njoftoni policinë të kontrollojnë makinat. Ata e morën me shaka se më thanë nuk humb buri 50 vjeç. Më thanë të njohurit e morën në makinë. Kur u mbushën 24 orë, shkova bëra denoncim. Djali tjetër me tha mos ki merak se mbase e ndjek Lulzim Bashën edhe në mitingun tjetër, por unë nuk besova. Kam ditë që pres të vijë, po nuk erdhi. Më mori policia në telefon a të erdhi djali. U thashë unë pres nga ju të më thoni. Një nga policët më tha s’ke turp që kërkon djalin, se atë se prek as miza e dheut, se është njeri i dashur dhe i mirë.
Evis Ahmeti: Çfarë dyshoni ju si nënë?
E ëma: Kush është makina që e mori? Kush ishin ata që e morën? Këto dyshime kam. Kam shpresë mos e ka marrë ndonjë kosovar ose maqedonas për punë.
Evis Ahmeti: Çfarë ka bërë Arjani 6 muajt e fundit?

E ëma: Para 6 muajsh i erdhi një fletë nga Gjermania për të punuar. I thanë do i prisnin biletën dhe do e merrnin. Mori 2 mijë euro dhe iku në Gjermani në një lokal turk. i tha do punosh 12 orë në ditë dhe do paguhesh 1 mijë euro. Djali nuk ra dakord dhe u kthye. Pati oferta edhe në Itali.

Evis Ahmeti: Pse e përjashton mundësinë që ai mund të ketë nisur pune?
E ëma: E përjashtoj, sepse s’ka asnjë dokument me vete.
Evis Ahmeti: E ke parë të shqetësuar?
E ëma: Këndonte gjithë ditën. Nuk ishte i mërzitur. As është grindur, as është zënë me njeri. Kohët e fundit bashkëjetoi me një zonjë, por ajo u sëmur nga virusi dhe u ndanë me mirëkuptim.
Evis Ahmeti: Prej sa kohësh është shkëputur nga kjo marrëdhënie?
E ëma: Ka 2 ose 3 muaj. E telefonova dhe më tha Arjani ka 1 muaj që nuk më telefonon. Kam shkuar edhe në spitale, por më kanë thënë nuk ka Arjan Shabani.
Evis Ahmeti: Është larguar më parë?
E ëma: Jo, asnjëherë pa adresë. Mund të mos më telefononte disa ditë, por unë e dija ku ishte. 

Marrë nga Balkanweb

(kl.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet tefta shabanaj zhduket arjan shabanaj zhdukja e kuzhinierit vlonjat tefta shabanaj zhduket arjan shabanaj zhdukja e kuzhinierit vlonjat

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Maj 2021, 12:46

TIRANË– Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka komentuar rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e pasurisë së pronarit të ‘Golden Resort’. Hoxh...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet