LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhduken pakot me ilaçe në burgun e Fushë- Krujës, i burgosuri rrezikon jetën

21 Dhjetor 2020, 21:27 Nga DOSJA
Zhduken pakot me ilaçe në burgun e Fushë- Krujës, i

FUSHË KRUJË- Për të tretë herë brenda një kohë të shkurtër zhduken pakot me ushqime dhe ilaçe të një të burgosuri brenda në burgun e Fushë Krujës. Pakot e dërguara nga familjarët e të burgosurit, janë marrë në ngarkim nga policët e burgut të Fushë Krujës, por ato nuk kanë përfunduar tek i sëmuri. Këtë skandal e ka vërtetuar me zë e figurë Fiks Fare.

Edhe pse për disa herë radhazi edhe pakoja e fundit dërguar të burgosurit Ilirjan Prifti nuk ka përfunduar tek ai. Sipas drejtuesve të burgut pakon e ka tërhequr një tjetër i dënuar edhe pse në të përveç ushqimeve e veshmbathjeve ka patur edhe ilaçe. Sipas familjarëve mungesa e ilaçeve ka rënduar gjendjen e të dënuarit .

Blerjan Prifti nga qyteti i Fierit i është drejtuar emisionit Fiks Fare për të denoncuar atë që po ndodh më të atin e tij brenda burgut të Fushë Krujës. I ati i Blerjanit po vuan dënimin pranë këtij institucioni dhe se pakot që i dërgon familja nuk i ka marrë.” Eshtë i treti rast që ne si familjarë të tij, i dërgojmë ushqime dhe ilaçe, pasi në këto kohë pandemia nuk lejohen takimet. Ia kemi nisur nëpërmjet postës dhe s’i kanë vajtur. Mirë ushqimin ,por as ilaçet që i ka të domosdoshme nuk ja japin edhe pse në burg mbërrijnë pa asnjë problem nga posta” shprehet ai për Fiksin. Ndërkohë që shpjegon se e kanë ngritur si problem pranë IEVP Fushë-Krujë, por që nuk kanë gjetur një zgjidhje. “Babai im vuan nga hipotensioni arterial, vuan dhe nga psoriaza vulgaris (sëmundje kronike e lëkurës) ” shprehet Blerjani.

Denoncimi i kryer nga Bledjani u konfirmua me zë e figurë nga nëna e tij e cila takoi drejtuesit e burgut të Fushë -Krujës të cilët kanë pranuar atë çfarë ka ndodhur brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Fillimisht ajo ka takuar shefin e kontrollit të burgut, ku i ka bërë prezent situatën dhe faktin që tre herë me radhë ushqimet dhe ilaçet vinin në burg për bashkëshortin e saj Ilrijan Priftin dhe më pas nuk përfunonin në destinacion. Gjatë bisedës shefi i kontrollit shpjegon se është në dijeni të këtij fakti, por nuk e di se ku ka përfunduar pakoja e fundit prej 17 kilogramësh me ilaçe e ushqime. Për të shpjeguar zonjën ai ka thirrur një oficer policie i cili e pranon se pakoja ka mbërritur në IEVP Fushë -Krujë, por sipas tij është bërë një gabim njerëzor dhe pakoja nuk ka përfunduar atje ku duhej. ” E di situatën dhe është shumë e rënd, por me të marrë njoftimin ilaçet kam dalë dhe ia kam blerë vetë e ia kam çuar, ndërsa sot ose nesër mund t’i shkojnë edhe ushqimet me veshmbathje. Ia kanë blerë punonjësit e policisë të cilët kanë bërë gabimin” shprehet ai në video.

Bashkëshortja e të dënuarit ka takuar edhe drejtorin e burgut të Fushë Krujës. Ku ia ka shpjeguar situatën që ditën e enjte i kishte postuar të shoqit një pako me ushqime e ilaçe dhe me letrën e marrë nga posta ajo i tregon se pakoja kishte mbërritur ditën e premte në burgun e Fushë Krujës. ”

Lidhem me burrin e më thotë që nuk më ka ardhur gjë. Është i sëmurë dhe më tha që mos më nisë më gjë le të vdes. Kjo është hera e tretë që na ndodh dhe ndaj dhe po e bëj problem” i drejtohet ajo drejtorit të IEVP Fushë Krujë. Ky i fundit e pranon për rastin e fundit , por mohon të jetë vënë në dijeni për dy rastet e mëparshme. ” Dy rastet që po më thoni zonjë nuk jam vënë në dijeni, përsa i përket rastit të fundit keni shumë të drejtë. Pakoja ka ardhur në institucion dhe është kontrolluar nga policët tanë, por që nuk i ka shkuar Ilirjanit, por një të burgosuri tjetër. Ka dhjetë ditë që merremi me këtë punë, kemi parë kamerat dhe gjithçka është e dokumentuar” shprehet drejtori i burgut. Edhe pse ai shpjegon se gjithmonë pakot kontrollohen në praninë e personit pritës, por në rastin konkret kjo nuk ka ndodhur. Ndaj sipas tij është ngritur një proces disiplinor dhe kundrejt përgjegjësve përveç se kanë për të zhdëmtuar pakon e të dënuarit, do të merren edhe masa.

Marrë nga: TopChannel

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerjan prifti blerjan prifti

Sondazh

Poll

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt

Berisha: Me aferën e Portit të Durrësit shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Lirimi e bën të ndryshojë mendimin për SPAK? Berisha: Falenderova gjykatëse për vendimin

Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve

"Kemi shtruar rrugën drejt fitores!" Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare

"Tani veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës"/ Berisha: Falënderoj gjykatësen që nderoi ligjin

U lirua nga arresti shtëpiak, Berisha nga selia blu: U krye dhe kjo punë

U lirua nga arresti shtëpiak, Berisha nga selia blu: U krye dhe kjo punë

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në selinë blu, pritet me brohoritje

Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion, Rama: Parlamenti, epiqendra e ndërveprimit intensiv

Berisha lirohet nga masa "arrest në shtëpi", avokati Gjokutaj: Gjykata konstatoi...

"Banditët me uniformë kërkojnë të intimidojnë dhe kërcënojnë", Noka: Askush nuk e ndalon mosbindjen

Policia shpërndan potestuesit me gazlotsjellës te "Sheshi Willson"

Deputetët e PD dhe qytetarët bllokojnë lëvizjen e autobotit te "Sheshi Willson"

Xhixho ulet këmbëkryq krah pensionistëve te "Sheshi Willson", dëgjon shqetësimet e tyre

Bylykbashi përplaset me efektivin civil: Mos guxoni të shoqëroni protestues!

Policia hedh ujë me lëndë djegëse drejt protestuesve te bashkia e Tiranës

Nis me tensione protesta e opozitës, përplasje mes policisë dhe protestuesve te Rruga e Elbasanit

Babai i Martin Canit i pranishëm në protestën para Ministrisë së Arsimit

Berisha: PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës, por për mosbindje civile!

Berisha: Nuk prisja vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese! Ata shkelmuan një të drejtë jetike

Arrestimet e gazetarëve/ Berisha: Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Qyno

Berisha: Organizatat kriminale dhe narkoshteti po bëjnë gjithçka kundër...

Berisha: Përshëndes sot të gjitha ata qindra shqiptarë, ata dhjetëra guerrilas të demokracisë

Rama apel emigrantëve të kthehen: Hajdeni në Shqipëri, investoni shtëpinë e vjetër në fshat!

Vrasja e Martin Canit, Rama në Londër: E kthyen viktimën në mish për topat e politikës

Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Dua votën tuaj për t'ju bërë krenarë në sytë e botës

Rama: Shembulli i atyre që e kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve

Rama: Do të ndërmarrim nismë ligjore për regjistrimin në Shqipëri të fëmijëve

Rama për ish-sekretaren Braverman: Një ish-ministre britanike, mishërim i diskriminimit etnik

Rama për protestën: Një grusht të verbërish te dera, të nxitur nga të verbërit në Tiranë

Rama pritet me protesta para takimit me shqiptarët në Londër

Berisha: Sapo është votuar një rezolutë tjetër për gjendjen dramatike në Shqipëri nga PPE