Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Zgjidhje paqësore për situatën në Bjellorusi? Liderja e opozitës do të takohet me zyrtarin e lartë të DASH-it
22 Gusht 2020, 18:32Nga DOSJA
LITUANI – Liderja opozitare e Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, më 24 gusht do të takohet me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Stephen Biegun. Ky takim po shihet si shenjë e pjesëmarrjes së SHBA-së në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje paqësore për situatën në Bjellorusi, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.
Ekipi i Tsikhanouskaya tha se numri dy i Departamentit amerikan të Shtetit, do ta takojë në Lituani lideren opozitare bjelloruse.
Gjatë qëndrimit në Lituani, Beigun po ashtu do të takohet me ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të Lituanisë për të diskutuar për situatën në Bjellorusi, si dhe për çështje bilaterale, njoftoi Ministria e Jashtme e Lituanisë.
Më vonë gjatë javës së ardhshme, zëvendëssekretari amerikan do të qëndrojë edhe në Rusi.
Sipas ‘Europaelire’, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha për Interfax se gjatë takimeve në Moskë, nuk do të bisedohet vetëm për situatën në Bjellorusi.
“Ne do të kemi diskutime për shumë gjëra që lidhen me raportet ruso-amerikane në shumë aspekte”, tha ai.
Në Bjellorusi po mbahen protesta masive, për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, ku Alyaksandr Lukashenka u tha se fitoi mbi 80 për qind të votave.
Tsikhanouskaya, 37 vjeçe, pas zgjedhjeve u largua për në Lituani. Ajo dhe protestuesit thanë se nuk do ta pranojnë rezultatin zgjedhor.
Tsikhanouskaya gjatë kësaj kohe ka thënë se ka biseduar me shumë liderë ndërkombëtarë, përfshirë ata nga Britania dhe Gjermania. Siç është shprehur Tsikhanouskaya, në këto bisedime ajo ka kërkuar nga liderët që të mbështesin popullin e Bjellorusisë dhe të respektojnë sovranitetin e këtij vendi.
Bashkimi Evropian po ashtu ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, për shkak të parregullsive gjatë procesit zgjedhor.
ELBASAN– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në afërsi të fshatit Bradashesh. Mësohet se mjeti fugon tip “Benz”, me d...
ITALI- Policia italiane ka arrestuar në vetëm 12 orë gjashtë persona të akuzuar për vjedhje apartamentesh në qytetin e Milanos.Një shqiptar 27-vjeçar ësh...
SHKODËR– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha në Malin e Taraboshit në Shkodër. Vatra është aktivizuar rreth mesditës mirëpo t...
Përdorimi i hashashit është kthyer në një nga ankthet më të mëdha të policisë së kryeqytetit ku nuk mbetet pas edhe kokaina që nga droga e artistëve dhe të pasu...
ROSKOVEC– Personi që shihni në fotot e mëposhtme është Arbër Bufi, nipi 35-vjeçar i kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufit. Ditën e sotme, emri i t...
TIRANË- Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, tha në një lidhje për “News24” se koronavirusi nuk e ka ndryshuar virulencën dhe vijon të jetë po aq ...
TIRANË– 5 viktima dhe 156 raste të reja të prekura nga koronavirusi, ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga koronavirusi në vendin tonë. Nuk e kanë fitu...
TIRANË– Një 34-vjeçari i identifikuar si Robert Skara është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për disa vepra penale, një ndër to edhe s...
Aktualitet22 Gusht 2020, 15:40
ROSKOVEC– Policia e Fierit ka gjetur drogë brenda makinës së Bashkisë së Roskovecit, por është mjaftuar me një njoftim të shkurtër për shtyp. Pak pas publikimit...