Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË-Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re zgjedhore, por me emra të vjetër.
Pas zbardhjes së kandidaturave për titullarin e Universitetit, gazeta ka siguruar emrat që synojnë të drejtojnë fakultetet. Përveç dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, që tenton të ngjitet një shkallë më lart, të gjithë homologët e tij thuajse e kanë siguruar një mandat të dytë. Kjo për faktin e thjeshtë se kandidojnë të vetëm, njësoj si në zgjedhjet vendore të vitit që shkoi.
Në universitete po ndodh pikërisht ajo që shumë i druhen: në vend që politika të marrë shembull nga universiteti, janë këta të fundit që po ndjekin modelin politik. Ashtu si i gjithë procesi i kontestuar që në krye të herës, edhe 30 korriku, data përfundimtare për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, vijon të shoqërohet me polemika. Mungesa e 2/3 së studentëve në auditorë, periudha e pushimeve për pedagogët shoqëruar me situatën pandemike pritet të sjellin numër të ulët votuesish, që vetëm sa do t’u japë “bekimin” drejtuesve aktualë.
KANDIDATËT
Tre nga gjashtë dekanët aktualë, Sabri Laçi nga Histori-Filologjiku, Edmond Rapti i Shkencave Sociale dhe Dhori Kule nga Ekonomiku, do të kryesojnë edhe për një 4-vjeçar fakultet që drejtojnë tashmë. Përjashtim bën vetëm Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ku dekani aktual Artur Sula do të ketë përballë një kandidate, Eldina Nausfin. Dy njësi të tjera kryesore në UT janë në ngërç.
Komisioni Zgjedhor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që e drejton Spiro Drushku (pasues i rektorit aktual Mynyr Koni) është i ngrirë, ndërsa në Institutin e Fizikës anëtarët janë dorëhequr. Komisioni Zgjedhor i Fakultetit të Drejtësisë mbyll sot aplikimet. Burime zyrtare pranë kësaj KZF-je bëjnë me dije se deri dje kanë depozituar kandidaturën Kestrin Katro dhe Sokol Mëngjesi.
Zgjedhësit kanë vetëm një alternativë jo vetëm për njësitë kryesore të fakulteteve, por dhe për njësitë bazë, departamentet. Siç e shikoni në tabelën përbri, të gjithë shefat aktualë te Histori-Filologjisë rikandidojnë në një garë përballë askujt. E njëjta gjë vihet re lehtësisht në gjithë dokumentin përbri shkrimit, ku rrallë gjen listë dyemërorëshe që garon për të njëjtin vend.
NJË JAVË FUSHATË
Në një rast normal procesi i kandidimit për të gjitha njësitë drejtuese duhet të ishte mbyllur që pa nisur fushata një mujore në universitete. Siç edhe dihet, një gjë e tillë s’ka ndodhur. Praktikisht, ka kaluar një javë “fushatë zgjedhore”, por vetëm fushatë që s’është bërë.
Titullari i Universitetit të Tiranës, që nuk njeh Komisionin Zgjedhor aktual, nuk po ngre dot komisionin e ri pasi asnjë nuk pranon të kandidojë. Te Politekniku, që me identifikimin e rastit të parë të studentes me COVID-19, provimet janë urdhëruar të bëhen online, ndërsa nga ana tjetër autoritetet vijojnë përgatitjet për zgjedhje. Universiteti i Shkodrës nuk ka krijuar ende Komisionin Zgjedhor. Të vetmet universitete ku situata nuk është kaq e zezë janë ai i Elbasanit dhe i Durrësit, të cilat kanë mbyllur të gjitha procedurat dhe presin 30 korrikun për të votuar për kandidatët e vetëm.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR- Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër ka njoftuar se është bllokuar rruga për në Theth.Nëpërmjet një postimi në Facebook ADZM-ja bën me di...
TIRANË -Gjykata e Apelit të Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, “Arrest me burg” për Sebastian Malin, një nga bashkëpunëtorët e...
TIRANË- Një grup prej 9 personash janë arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohen se kanë përfituar përmes mashtrimit në rrjetin social Facebook, një s...
SHQIPËRI- COVID-19 është ende një kërcënim serioz për njerëzimin. Instituti amerikan për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit ka parashikuar se deri në muajin...
TIRANË – Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të COVID-19. Numri i të prekurve dhe viktimave nga virusi po rritet dita-ditës.Teksa ndodhe...
DURRWS-Policia e Durrësit ka shoqëruar një grup klandestinës të ardhur nga lindja e mesme. Mësohet se blutë e Durrësit u vunë në lëvizje pas një telefonata nga ...
TIRANË-Detaje të reja kanë nga arrestimit ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut. Mësohet se Kajmaku është paraqitur mbërmjen e djeshme në një spita...
RINAS– Një shtetase e identifikuar si Festime Ç. është kapur në aeroportin e Rinasit me 18500 euro të padeklaruara. 46-vjeçarja, e cila kis...
Akademiku Apollon Baçe hedh poshtë versionin zyrtar që Pirro, Akili dhe Aleksandri i Madh janë me origjinë greke dhe maqedonase. Sipas tij, Greqia ka vje...
ELBASAN- Mbyllet reparti i gjinekologjisë në maternitetin e Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë repart kanë rezultuar të infektuara 4 inferm...