LIVE UPDATES
Politike

“Zgjedhjet janë vendimtare”/ Basha në Fushë-Arrëz: Vota juaj do të sjellë ndryshimin

18 Prill 2021, 15:04 Nga DOSJA
“Zgjedhjet janë vendimtare”/ Basha në

FUSHË-ARRËZ-  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë turit të tij të vizitave ditën e sotme është ndalur edhe në qytetin e Fushë-Arrëzit. Gjatë vizitës së tij në Fushë Arrëz, Basha u takua me banorët e zonës, ku i shprehën atij problemet dhe shqertësimet e tyre. Ndërkohë që Basha në fjalën e tij ka falenderuar qytetarët, si dhe ka deklaruar se në 25 prill do të jetë data e ndryshimit pasi çdo qytetar do të votojnë për të përmirësuar vendin e tyre. Kryedemokrati gjithashtu përsëriti premtimin se brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes së tij, do bëhet realitet statusi i minatorit sipas standardeve europiane.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Kam kaluar e kam qëndruar me dhjetëra herë në Fushë-Arrëz. Fushë-Arrëzin para rrugës së Kombit, Fushë-Arrëzin pas rrugës së Kombit. Kam kaluar si anëtar i qeverisë, kam kaluar si kryetar i opozitës, por kurrë, kurrë se kam parë kaq plotë Fushë-Arrëzin sa sot! Plotë me të rinjtë dhe të rejat e Fushë-Arrëzit, me krenarinë tonë që i përshëndes nga zemra! Faleminderit për energjitë tuaj, për forcën tuaj që paralajmëron fitoren! Plotë me nënat e Fushë-Arrëzit, me bashkëshortet, me motrat dhe vajzat tuaja që janë mbledhur në këtë shesh sepse kanë vendosur t’i thonë bollë më dështimit 8-vjeçar.

Kanë vendosur t’i fshijnë lotët e vuajtjeve që solli për 8 vite Edi Rama e të votojnë të gjithë për ndryshimin, për fitoren! Plotë me themeluesit dhe qëndrestarët e Partisë Demokratike, me pionierët e demokracisë, shumë prej jush sot me flokë të thinjura por gjithsesi në zemrat tona mirënjohja për sakrificën tuaj është e pavdekshme. Nga Jugu në Veri vendi ynë, nga Jugu në Veri qytetet tona kudo ku kam shkuar kam takuar të rinj dhe të reja që kërkojnë mundësi për punësim dhe arsim në vendin e tyre, kam takuar nëna që kërkojnë të ardhme për fëmijët e tyre, kam takuar qytetarë që kërkojnë punësim. Kam takuar shqiptarë që kërkojnë që Shqipëria të ecë përpara. Kam takuar e takoj qytetarët e këtij vendi që duan që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

Sot nga Fushë-Arrëzi dua ta përsëris mesazhin tim: vëllezër e motra është në dorën tuaj, ndryshimi do të bëhet realitet duke votuar javën tjetër numrin 9. Vota juaj do të bëj të mundur që Shqipëria mos të mbetët më peng i dëshirave, peng i mllefeve, peng i tekave të një njeriu të vetëm, i një njeriu që ka sjellë vetëm dështime këto 8 viteve. 8 vite të gjata për familjet tuaja dhe pas 8 viteve dështime troket prapë në dyert tuaja për të kërkuar edhe 4 vite të tjera, për të vjedhur të ardhmen e fëmijëve tuaj, nëna të Fushë-Arrëz-it, për të marrë peng rininë, të ardhmen e Shqipërisë.

Sot nga Fushë-Arrëz mesazhi juaj në këtë qytet, në zemër të maleve, mesazhi me këtë pjesëmarrje të paparë e të padëgjuar më parë, mesazhi i entuziazmit dëgjohet në gjithë Shqipërinë dhe thotë fare qartë se më 25 prill është koha për t’u ndarë njëherë e mirë me Edi Ramën dhe me dështimet e tij. Sepse Shqipëria do ndryshim, Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe kjo është tërësisht në dorën tuaj. Shqiptare dhe shqiptarë, shiheni, dëgjojeni vullnetin e Fushë-Arrëzit, vendimin e tyre për ndryshim nuk ka forcë ta ndalë.

Ndaj, është shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme që e diela e ardhshme t’i gjej kutitë e votimit plot me shprehjen e vendimit, vendimit tuaj që e shprehni sot në këtë shesh, vendimin që kam dëgjuar nga Saranda në Tropojë. Të gjithë masivisht, asnjë votë mos të shkoj kot, të gjitha votat për ndryshim. Këto do të jenë zgjedhjet më masive në historinë e vendit. Shqiptarët do të dalin më masivisht se kurrë. Shumë më shumë se çdo herë, sepse këto janë zgjedhjet më vendimtare. Në këto zgjedhje shtrohet një pyetje: 4 vite të tjera dështim apo votë për ndryshim që të fitojë Shqipëria, të fitojë Fushë-Arrëzi, të fitojë Puka, Shkodra, e çdo familje shqiptare?

E shoh, e ndjej se ndryshimi këtu ka mbërritur por kjo javë është java e sprintit drejt ndryshimit. Natë e ditë, ditë e natë, orë pas ore, këto orë që na ndajnë, këto më pak se 200 orë, më pak se 200 orë, na ndajnë nga dita kur do të bëhen bashkë ndryshimin e madh për Shqipërinë. Si zemra juaj rreh për ndryshimin. Tik-tak, tik-tak, tik-tak rreh ora që na çon drejt fitores. Fitores për Fushë-Arrëzin, fitoren për Shqipërinë, fitores për shqiptarët. Koalicioni për ndryshim, aleanca jonë, qeverisja jonë e ardhshme të këtij vendi I ka gati planet për ekonominë, i ka gati planet për të bërë të mundur punësimin, rikthimin e investimeve, rritjen e pagave, pensioneve.

Ne kemi gati planet për ti dhënë fund dështimeve, për të rikthyer infrastrukturën rurale subvencionet për fermerët për të garantuar që minerale dhe thesaret e nëndheshme të Fushë-Arrësit, të Pukës e të gjithë Shqipërisë, të pasurojnë jo një grup njerëzish por banorët e këtyre zonave, minatorët e këtyre zonave dhe familjet e tyre. Ndaj ky është vendi, kjo është koha për të përsëritur zotimin tim se nesër si kryeministri i të gjithë shqiptarëve, për të gjithë minatorët dhe të gjithë minatorët pensionistë do të bëjmë brenda gjashtë muajve të parë realitet statusin e minatorit sipas standardeve evropiane. Dhe pasuritë e këtij vendi nuk do të shkojnë më për të pasuruar një apo dy njerëz e për të mbajtur në këmbë një apo dy hije që e kuptojnë se iu ka ardhur ora.

E kanë kuptuar e kanë dëgjuar në shqip, e kanë dëgjuar në gjuhën e partnerëve tanë strategjik. Nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin dhe ndryshimi po vjen. Asgjë s’e ndal dot, askush s’e ndal dot dhe ndaj të bëhemi të gjithë bashkë vëllezër e motra. Ne kemi një ekip që ju përfaqëson denjësisht. Ju, gra e burra të Fushë- Arrëzit, ju vajza e djem të Fushë-Arrëzit, ju meritoni përfaqësim dinjitoz, ju meritoni vëmendje nga qeveria e ardhshme. Ju do ta keni përfaqësuesin tuaj në parlamentin e Shqiptarë. Ju do ta keni zërin tuaj në qeverinë e ardhshme që do të jetë qeveria e gjithë shqiptarëve.

Ndaj, i ftoj sot edhe ata që janë dy herrë zemërthyer sepse i kane besuar dy herë me votë atij që vetëm i la në baltë i dështoi, ejani bashkohuni, bëjeni këtë lum energjie të pandalshëm, bëjeni këtë energji të punojë dhe të sjellë mirëqenie për ju dhe familjet tuaja. Vëllezër dhe motra ju e dini fare mirë, shpresat tuaja, ëndrrat tuaja, ambiciet tuaja, vuajtjet tuaja, sfidat tuaja kanë dhe mund të kenë zgjedhje dhe zgjidhje brenda afateve që ne kemi përcaktuar, por ju duhet ta dini se për këtë gjithsecili prej jush duhet të marrë përgjegjësi, përgjegjësi duke votuar më 25 Prill numrin 9. Sepse ndryshimi si kurrë më parë është vetëm në dorën tuaj. Sepse ndryshimi si kurrë më parë do të jetë vetëm për ju, për të gjithë shqiptarët anë e mbanë ku ndodhen. Prandaj të bashkohemi dhe ta bëjmë të mundur një javë që do të ndajë epokat. Fushë-Arrëzi, Puka, Shkodra, Shqipëria janë gati. Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9! Shqipëria fiton!“,tha Basha.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë