LIVE UPDATES
Politike

Skandali me të dhënat personale, politikanja gjermane i shkruan letër Ramës: Krijon imazh të pariparueshëm, kush qëndron

18 Prill 2021, 13:17 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat personale, politikanja gjermane i shkruan

GJERMANI– Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schëabach në Gjermani i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kreut të PS për Tiranën, pas publikimit të skandalit me të dhënat personale të qytetarëve.

Në letrën e saj, Reimann shkruan se duke qenë se PSSH dhe SPD janë që të dyja pjesë e Eurosocialistes Europiane, kjo praktikë e tillë nuk duhet të përdoret nga simotrat tona europiane. Reimann e ka dënuar këtë database duke shtuar disa pyetje, përmes të cilave kërkon të dije se cilët janë personat që qëndrojnë pas pas.

Letra e plotë: Ju drejtohem me këtë letër të hapur Juve personalisht dhe nëpërmjet Jush të gjithë anëtarëve, vullnetarëve dhe ndihmësve të fushatës elektorale të PS-së, si anëtare e Partisë Socialdemokrate Gjermane, pjesë e partive simotra eurosocialiste (ku bën pjesë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë) me një shqetësim të thellë.

Nga shtypi shqiptar, por edhe deklaratat Tuaja kam mësuar se në Shqipëri është bërë e ditur qenësia e një liste ku janë të regjistruar ME DHE PA DIJE qindra mijra shqiptarë, me të dhënat e tyre personale. Kjo e shoqëruar edhe me shënime mbi preferencat e tyre politike, mbi gjendjen financiare dhe të dhëna të tjera personale.
Po sipas shtypit kam mësuar se kjo listë administrohet, aktualizohet dhe në të kanë akses persona të lidhur drejtpërdrejtë me PS-në.

Në asnjë praktikë partiake, në asnjë fushatë elekorale, të paktën e lidhur me SPD gjermane, nuk ekziston një praktikë e tille.
Dyshoj fort që një praktikë e tillë teë përdoret në këtë masë e në këtë mënyrë nga simotrat tona europiane.
Dyshimi më i fortë është nëse kjo praktikë është ligjore ne Shqipëri. Por për këtë kam dëgjuar se kanë filluar hetime, të cilat do të uroja të shkojnë deri në fund sa me shpejt, për të dënuar shkelësut e ligjit të mbrojtjes së të dhënave e të drejtave personale.
Ajo që më shqetëson përtej kufirit ligjor (në BE, sipas njohurive të mia kjo praktikë është ligjërisht e ndaluar), në shpresë të një reflektimi, duke parë e degjuar se kjo praktikë madje po mbrohet dhe promovohet edhe në fushatën Tuaj, po Ju drejtohem me disa pyetje:

1. Cilët janë personat që kanë urdhëruar përpilimin e kësaj liste dhe ata që kanë administruar të dhënat (ruajtjen, aktualizimin)?
2. Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës?
Pra, nga janë marrë të dhënat e çdo personi konkretisht dhe mbi ç’bazë ligjore është bërë ruajtja neë servera e një liste të tillë?
3. Nëse të dhënat janë marrë nga kontaktet derë më derë, pra janë “dorëzuar” vetë, ku ekziston materiali shkrimor i qytetarëve, të cilët lejojnë me firmë marrjen dhe përdorimin e të dhënave personale nga persona të tretë (sipa ligjeve europiane ligjerisht duhet të jetë i dokumentuar pranimi i perdorimit te te dhenave personale nga persona te tjere)? Po nese njerezit nuk kane dorezuar te dhenat personale qe gjenden ne keto lista vete (sic pohojne shume prej njerezve qe njoh personalidht), nga jane marre keto te dhena? Cila eshte baza ligjore e ruajtjes se tyre ne serverat e njerezve te lidhur me Partine Socialiste, pa dijenine e individit perkates?
4. Ne lista ka emra njerezish qe mbajne detyren “e patronazhit”. A janë pyetur të gjithë personat në fjalë për këtë, si dhe kujt i është bërë “dorëzimi” i komenteve që lexohen në listat e përpiluara.
Kush janë personat që kanë patur dijeni për këto komente/shënime? Cfarë ndodh më pas me to?
5. Vota është E LIRË dhe E FSHEHTE.
Si përputhet ky parim madhor i demokracisë me faktin se për çdo pjestar të listës (e theksoj, individ, jo në grup, jo një statistikë e zonës, apo lagjes) është e shkruar e zeza mbi të bardhë preferenca e votës individuale?

Sqarimi i hapur i këtyre pyetjeve nga ana Juaj si dejtues të PS-së do të ndihmonte fuqimisht në zbardhjen e realitetit, që për shkak edhe të së kaluarës sonë diktatoriale krijon (e theksoj përtej kufirit ligjor, që duhet ndjekur deri në fund) një shije shumë të keqe dhe një imazh te pariparueshëm për mënyrën se si operon një parti, që është në pushtet në një vend demokratik dhe që aspiron të hyjë në BE.
Si anëtare e një Partie politike europiane me eksperiencë në pjesmarrje dhe organizim të fushatave elektorale do t’Ju drejtohesha hapur me thirrjen për një fushatë të ndershme, me respektimin e votës së lirë dhe të ndershme, pa presione, pa promovime praktikash të dyshimta, që prekin lirinë e çdo individi për një votë të fshehtë dhe të pandërmjetësuar.
Uroj me zemër, që PS të mbrojë parimet europiane të demokracisë, pa shpërdoruar pushtetin në kombinim me metoda teknologjike të dyshimta, siç po informohem nga shtypi dhe shumë bashkëatdhetarë.

Me respekt
Dr. Rezarta Reimann
Nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schwabach, Gjermani.

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga media që drejtohet pre tyre, Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa nga PS është mohuar se dokumenti i përket zyrës së tyre, megjithatë kanë pranuar se kanë një të ngjashëm të akumuluar nga puna në terren me qytetarët. Por SPAK nuk e ka quajtur këtë një krim zgjedhor, ndërsa dje mori në pyetje dy botuesit por asnjë nga zyrtarët e lartë të PS.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike investigimi i lapsi.al rezarta reimann skandali me te dhenat personale investigimi i lapsi.al rezarta reimann skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet