LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhja e Raisit në Iran, Sullivan: SHBA do të vazhdojë të frenojë programin bërthamor të Teheranit

21 Qershor 2021, 06:34 Nga DOSJA
Zgjedhja e Raisit në Iran, Sullivan: SHBA do të vazhdojë të

SHBA– Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan minimizoi të dielën rëndësinë e zgjedhjes së përkrahësit të vijës së ashpër Ebrahim Raisi si presidenti i ri i Iranit.

Ai tha se që Shtetet e Bashkuara të bëheshin sërish pjesë e paktit ndërkombëtar për të frenuar programin bërthamor të Teheranit, kjo do të varej nga vendimet e marra nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Zoti Raisi do të zëvendësojë brenda gjashtë javësh në detyrën e presidentit një politikan më të moderuar, Hassan Rouhanin. Zoti Sullivan tha për rrjetin televiziv “ABC News” se më shumë sesa fakti se cili është presidenti i Iranit rëndësi ka përgatitja e të gjithë sistemit të këtij vendi për angazhime të verifikueshme, me qëllim braktisjen e mundësive për prodhimin e një arme bërthamore.

Së bashku me pesë fuqi të tjera botërore, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në bisedime me Iranin për t’u ribërë sërish pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015 nga e cila ish-Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërhiqej duke thënë se nuk kishte ashpërsinë e duhur. Vendimi u shoqërua me rivendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Teheranit.

Pakti u negociua gjatë administratës së Presidentit Obama, kohë kur zoti Biden shërbente në detyrën e nënpresidentit. Tashmë në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai po kërkon t’i bëjë Shtetet e Bashkuara sërisht pjesë të marrëveshjes.

Negociatorët iranianë dhe gjashtë fuqitë botërore vendosën të dielën t’i shtyjnë bisedimet për konsultime të mëtejshme në vendet respektive mbi disa çështje të vështira të cilat nuk janë tejkaluar ende.

Kemi ende rrugë për të bërë, por jemi në drejtimin e duhur“, tha zoti Sullivan. “Ne do të shohim nëse Irani do të bëjë zgjedhjet e vështira të cilat i duhet të bëjë“.

Vendimi përfundimtar i takon udhëheqësit suprem, çfarë do që ai zgjedh, rrugën e diplomacisë apo përballjen me presionin në rritje jo vetëm nga SHBA, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare“, tha zoti Sullivan.

Ne besojmë se diplomacia është mënyra më e mirë“, shtoi ai më tej. Zoti Sullivan tha se Shtetet t Bashkuara “nuk kanë asnjë dyshim dhe janë të vendosura” në përpjekjen e tyre “për ta kufizuar programin bërthamor të Iranit”.

Në një intervistë po të dielën për rrjetin televiziv “Fox News” zoti Sullivan tha se marrëveshja e re që mund të nënshkruhet pritet të parashikojë një afat kohor më të gjatë krahasuar me periudhën kur skadon pakti origjinal, parashikuar në vitin 2030.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ebrahim raisi jake sullivan marredheniet shba-iran ebrahim raisi jake sullivan marredheniet shba-iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet