LIVE UPDATES
Bota

Zgjdhjet presidenciale në SHBA/ Trump dhe Biden hyjnë në fazën e fundit të fushatës

20 Tetor 2020, 06:46 Nga DOSJA
Zgjdhjet presidenciale në SHBA/ Trump dhe Biden hyjnë në

15 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, demokrati Joe Biden vazhdon të kryesojë në sondazhet kombëtare ndaj presidentit republikan Donald Trump, ndërsa miliona amerikanë po votojnë para datës së zgjedhjeve.

Një kombinim rezultatesh nga sondazhet tregon se zoti Biden, ish-nënpresident dhe një faktor i skenës politike të Amerikës prej afro një gjysmë shekulli, me një epërsi prej 9 ose 10 përqind në shkallë vendi dhe ndoshta gjysmën e kësaj epërsie në shtetet që do të përcaktojë rezultatin. Presidenti Trump vazhdon të jetë i bindur se do të rizgjidhet.

Deri tani numri i votuesve të hershëm ka qenë i pashembullt për Shtetet e Bashkuara. Gati 28 milionë vetë kanë votuar, ose duke shkuar në qendrat e votimit, ose me postë. Shifra është e barazvlefshme me 20% e numrit të përgjithshëm të votave kur zoti Trump fitoi ndaj demokrates Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016 dhe 30% të tjerë mund të votojnë deri në ditën zyrtare të zgjedhjeve.

Disa nga votuesit u kanë thënë intervistuesve se ata votuan herët për të shmangur kontaktin me njerëz të tjerë në qendrat e votimit më 3 nëntor mes pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë, disa demokratë kanë thënë se motivimi i tyre për të votuar herët ishte që të ishin ndër të parët që votuan për të rrëzuar Presidentin Trump, ndërsa sondazhet thonë se shumica e republikanëve synojnë të votojë personalisht në ditën e zgjedhjeve.
Bazuar në sondazhe, disa media tashmë parashikojnë që zoti Biden do të bëhet presidenti i 46-të i vendit në ditën e inaugurimit të 20 janarit dhe më i moshuari. Ai është 78 vjeç. Nëse humbet në zgjedhje, zoti Trump, do të ishte presidenti i tretë në detyrë i Shteteve të Bashkuara në katër dekadat e fundit, që do të humbiste garën për rizgjedhje për një mandat të dytë.

Edhe në zgjedhjet e kaluara, zoti Trump ishte pas, por ai fitoi pas një fushate intensive në shtetet vendimtare, përfshirë Pensilvaninë, Miçiganin dhe Uiskonsin. Faqja e sondazheve FiveThirtyEight.com thotë se në bazë të 40,000 kombinimeve të mundshme kompjuterike të zgjedhjeve del se zoti Biden fiton 88 herë në 100 skenarë të mundshëm, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e mundshme të votuesve, prirjet historike dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit në 50 shtetet e vendit.

Faqet e tjera të lajmeve tashmë sugjerojnë që Biden ka që tani një përparësi të mjaftueshme në shtetet vendimtare për të grumbulluar më shumë se 270 votave të nevojshme për të siguruar shumicën e 538 votave elektorale për të fituar presidencën në Kolegjin Zgjedhor.

Vota popullore e Shteteve të Bashkuar nuk përcakton fituesin, por rezultatin në secilin prej shteteve, ku fituesi i votës në të gjitha shtetet përveç dy prej shteteve më pak të populluara, merr të gjitha votat elektorale të shtetit.

Rivalët Trump dhe Biden kanë bërë një fushatë intensive në shtetet vendimtare në ditët e fundit përpara debatit të dytë dhe të fundit të së enjtes mes tyre në Nashville, Tenesi. Trump zhvillon të hënën dy ndalesa fushate në shtetin jugperëndimor të Arizonës, të cilin e fitoi në 2016 por ku këtë vit, është pas zotit Biden që kryeson me një diferencë të ngushtë në sondazhet atje.

Zoti Biden nuk po bën fushatë të hënën, për t’u përgatitur për debatin.
Nënpresidenti Mike Pence, bëri fushatë në shtetet verilindore Mejn dhe Pensilvani. Kandidatja demokrate për nënpresidente, senatorja nga Kalifornia Kamala Harris, bëri fushatë në shtetin juglindor të Floridës, një tjetër fushë-beteje.

Katër vjet më parë, zoti Trump humbi votën popullore ndaj demokrates Clinton me rreth 2%, gati 3 milion vota, por megjithatë i fitoi zgjedhjet sepse ai fitoi me diferencë të ngushtë në tre shtete veriore – Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsi – që tradicionalisht kishin votuar për demokratët. Në Kolegjin Zgjedhor, zoti Trump mblodhi të gjitha votat elektorale në ato tre shtete – dhe siguroi presidencën. Sondazhet aktuale nga shteti në shtet nuk parashikojnë që zoti Trump të fitojë në shtetet ku fitoi zonja Clinton në 2016, ndërsa zoti Biden ka epërsi të lehta në disa shtete ku fitoi zoti Trump, përfshirë tre që e çuan atë në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me të tjerët ku rezultati është në dyshim.
Presidenti Trump, 74 vjeç, vazhdon të parashikojë se do të fitojë. Por javën e kaluar, në një ndalesë fushate në shtetin jugor të Xhorxhias, ai foli për mundësinë e humbjes ndaj zotit Biden.

“A mund ta imagjinoni nëse humbas?” tha ai. “Nuk do të ndihem edhe aq mirë. Ndoshta do të duhet të largohem nga vendi, nuk e di.” Në shtete të tjera, ai u ka thënë votuesve se nuk do të kthehet për t’i parë përsëri nëse nuk ia bëjnë të mundur fitoren.

Të dielën në mbrëmje në Nevada, zoti Trump pretendoi se tubimet e tij të mëdha me mijëra mbështetës në shtetet e kontestuara do ta çojnë atë drejt fitores, në kontrast me pjesëmarrjen modeste në takimet e zotit Biden, ku praktikohet distancimi fizik nga mbështetësit e tij që mbajnë maska.

Marrë nga VOA

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba donald trump joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!