LIVE UPDATES
Bota

Zëvendës presidentja e SHBA-së, Kamala Harris vizitë në Meksikë dhe Guatemalë

6 Qershor 2021, 08:19 Nga DOSJA
Zëvendës presidentja e SHBA-së, Kamala Harris vizitë në

SHBA-Nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris do të shkojë të dielën në Guatemalë dhe Meksikë në përpjekje për të diskutuar me qeveritë e atyre vendeve për uljen e migrimit nga ai rajon. Zonja Harris pritet të përqendrohet në forcimin e zhvillimit ekonomik dhe ndihmës humanitare si dhe forcimin e qeverisjes së mirë dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i vizitës së Nënpresidentes Harris në Guatemalë dhe Meksikë është sigurimi i mbështetjes për të realizuar synimin e administrtatës Biden për uljen e numrit të migrantëve që duan të futen në Shtetet e Bashkuara, kryesisht migrantët nga vende si Hondurasi, El Salavadori dhe Guatemala. Ky do të jetë udhëtimi i saj i parë ndërkombëtar në postin e Nënpresidentes.

“Fillimisht do të takohem me Presidentin Giammattei të Guatemalës, me të cilin kemi shumë gjëra për të diskutuar. Do të flasim për atë që duhet të bëjmë dhe mund të bëjmë së bashku për të mbështetur njerëzit në nevojë, sa i përket urisë, zhvillimit ekonomik, paqes, motit ekstrem dhe ndikimit që ka patur në ekonominë e tyre. Gjithashtu do të zhvillojmë një bisedë shumë të sinqertë rreth nevojës për të adresuar korrupsionin, krimin dhe dhunën”, tha zonja Harris lidhur me udhëtimin që ajo fillon të dielën.

Në mars Presidenti Joe Biden i kërkoi Nënpresidentes Harris të drejtonte përpjekjet diplomatike të administratës për të trajtuar të ashtuquajturën “shkaqet rrënjësore të migracionit”, përfshi varfërinë dhe dhunën.

“Trajtimi i problemeve në vend sjell përfitime për të gjithë. Është e dobishme për ne dhe popullin dhe forcim të ekonomisë atje”, tha Presidenti Biden.

Administrata Biden kërkon të zvogëlojë faktorët që shtyjnë njerëzit të lënë vendet e tyre. Zonja Harris pritet të adresojë forcimin e rritjes ekonomike dhe lehtësimin e situatës humanitare, forcimin e shoqërisë civile dhe përmirësimin e qeverisjes së mirë përmes përpjekjeve kundër korrupsionit.

Analistët thonë se qasja e shumëanëshme është përpjekja e parë e madhe prej disa dekadash nga një administratë amerikane për të trajtuar problemet në Amerikën Qendrore.

Manuel Orozco drejton Qendrën për Migrim dhe Stabilizim Ekonomik në organizatën joqeveritare “Creative Associates International”.

“Migrimi është një prej tyre, sundimi i ligjit dhe qeverisja është e dyta. Tjetër çështje është modeli i rritjes së ngadaltë ekonomike. Po ashtu kemi ndryshimet klimatike, një problem i vazhdueshëm. Këto çështje duhet të trajtohen një nga një në mënyrë sistematike, në të njëjtën kohë, por të gjitha janë të lidhura”, tha për Zërin Amerikës zoti Orozco.

Më 1 qershor, administrata e Presidentit Biden i dha fund politikës së administratës së kaluar për të mbajtur në Meksikë dhjetëra mijëra azilkërkues nga Amerika Qendrore, deri në përpunimin e kërkesave të tyre.

Administrata është nën presion për të shfuqizuar një ligj të administratës Trump që i lejon agjentët e kufirit të dëbojnë migrantët sepse ata mund të paraqesin rreziqe shëndetësore për koronavirus. Noah Gottschalk, ekspert i politikave me organizatën “Oxfam America” foli për Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Është i turpshëm fakti që administrata Biden vazhdon të kthejë mbrapsht njerëzit në të njëjtat kushte. Zonja Harris nuk mund të përfshihet tërësisht në ato çështje në rajon, vetëm nëse ajo flet seriozisht me hallka të tjera të administratës që janë përgjegjëse për politikën e imigracionit dhe kthimin e njerëzve mbrapsht. “

Zonja Harris do të dërgojë lajme të mirëpritura në rajon. Të enjten administrata Biden njoftoi planet për të ndarë 25 milionë doza vaksine nga 80 milionë doza të tepërta për të cilat është zotuar të ndajë me botën.

Disa nga dozat, të ndara përmes programit COVAX, mekanizmi i Kombet e Bashkuara për siguruar vaksina për shetet me të ardhura të ulta ose të mesme, do t’u jepen disa vendeve në Hemisferën Perëndimore.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kamala harris manuel orozco marredheniet shba-meksike kamala harris manuel orozco marredheniet shba-meksike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet