LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt: Të gjitha partitë kundër AfD-së

6 Qershor 2021, 07:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt: Të gjitha partitë kundër

GJERMANI– Reiner Haseloff duket ekstremisht i nervozuar, ai rrudh ballin e shkund kokën. Që prej dhjetë vjetësh 67 vjeçari me profesion fizikant qeveris në Saksoni-Anhalt dhe sërish është në garë në zgjedhjet e së dielës. Aktualisht ai drejton koalicionin mes kristiandemokratëve (CDU), socialdemokratëve (SPD) dhe ekologjistëve „Të Gjelbërit”. Por a do të mjaftojnë votat kësaj here për këto parti? Populistët e djathtë të AfD-së (Alternativa për Gjermaninë) janë të fortë. Kjo parti ka qenë gjithmonë e përfaqësuar fort në këtë land. 24 përqind i jepen kësaj partie në sondazhet paraelektorale, kaq shumë vota ka fituar ajo edhe në zgjedhjet e fundit përpara pesë vjetësh.

Në disa sondazhe  madje ata ia kalojnë edhe CDU-së. Ndaj Haselhof me fytyrë të tensionuar përsërit në arenën elektorale të Radio-televizionit Rundfunk, atë që ai e ka thënë shumë shpesh: „Ka një deklarim të qartë: Ky lidhet edhe me personin tim këtu. Unë kam bërë të qartë, se me mua nuk ka bashkëpunim me AfD-në, thotë Haseloff. “Nëse CDU merr një mandat qeverisës, atëherë do të ketë vetëm një koalicion të qendrës me partitë e qendrës.”

Shumë politikanë të CDU-së simpatizojnë AfD-në

Por kjo mund të jetë e vështirë: Koalicioni aktual – për shkak të përbërjes nga tri parti – mund ta humbasë shumicën. Vazhdimisht partitë ekstremisht të ndryshme në pozicionet e tyre gjatë qeverisjes kanë pasur përplasje. Nervat janë bërë tel. Jo pak politikanë të CDU-së në Saksoni-Anhalt, kryesisht të krahut më të djathtë brenda degës së CDU-së në këtë land, flasin hapur se do të ishin të gatshëm për koalicion me populistët e djathtë. Haseloff e di, që një hap i tillë do të jepte një sinjal fatal për zgjedhjet parlamentare në nivel federate në shtator me kandidatin kristiandemokrat për kancelar Armin Laschet.

Shpresë për pjesëmarrjen e FDP-së

Sipa sondazheve të fundit, partia liberal-demokrate FDP ka shanse të mira për t’u rifutur në parlamentin e landit. Në një rast të tillë kjo do të ndihmonte, që Haseloff sërish të sigurojë shumicën. Një shumicë dërmuese e zgjedhësve në Saksoni-Anhalt do të preferonte vërtetë një qeveri të drejtuar nga CDU-ja. Por ka edhe shumë skeptikë. Një koalicion prej katër partish, vetëm për ta mbajtur larg pushtetit AfD-në, nuk do të ishte një impuls i mirë as për demokracinë në mbarë Gjermaninë.

Saksoni-Anhalt një terren i vështirë për ekologjistët

Të Gjelbërit që në nivel federate janë në ngjitje, para pesë vjetësh në këtë land arritën me fare pak pikë të përfaqësohen në parlamentin e landit. Ndërsa aktualisht sondazhet flasin për një shifër tek nëntë deri në dhjetë përqind për ekologjistët. Kuotë kjo shumë më e lartë se në zgjedhetj e fundit e madje edhe krahasuar me ndonjë zonë tjetër në Gjermani. Edhe kandidatja ekologjiste për kancelare dhe kryetare e partisë e ka të vështirë fushatën në këtë land. Në paraqitjen e saj në Magdeburg ajo foli për racizmin dhe antisemitizmin që vërehet jo vetëm në Saksoni-Anhalt: Që dje ose pardje këtu dikush është sulmuar, sepse mbante një kipë në kokë, kjo ka të bëjë me realitetin në vendin tonë. E ndaj lipset, që bashkarisht duhet të angazhohemi kundër kësaj. Çdo ditë, në rrugë në vendin e punës.”

Në qytetin Halle në tetor 2019 një terrorist ekstremist i djathtë vrau dy vetë duke tentuar të hyjë në sinagogën e qytetit. Ky akt shkaktoi indinjatë në mbarë botën.

AfD

Kundër mbrojtjes së klimës dhe migrantëve është motoja e AfD-së. Përfaqësuesi i kësaj partie në land Kirchner tërheq vazhdimisht vëmendjen me deklarata radikale dhe sulme verbale ndaj njerëzve që kërkojnë mbrojtje në Gjermani. Në një shkrim për gazetën “Volksstimme” ai formulon: „Njerëzit që kanë emigruar në sistemin tonë social duhet të kthehen sërish në shtëpitë e trye, ata duhet të ndërtojnë vendin e tyre.” Ashtu si shumë përfaqësues të tjerë të partisë së tij ai e kritikon politikën e landit dhe të federatës për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Të gjitha partië demokratike, që konkurrojnë në Saksoni-Anhalt e refuzojnë bashkëpunimin me AfD-në. Zgjedhjet në këtë land në qendër të Gjermanisë janë të fundit përpara zgjedhjeve për Bundestagun në shtator, ndaj politika është e fokusuar aktualisht në rezultatet e votimeve në Saksoni-Anhalt.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afd cdu gjermania saksoni-anhalt spd zgjedhje afd cdu gjermania saksoni-anhalt spd zgjedhje

Sondazh

Poll
Bota 5 Qershor 2021, 20:58

ALASKË- Disa fotografi të vjetra që tregojnë Alaskën e viteve 1990 janë publikuar sëfundmi nëpër media.Nga fotot shihen gjuetarë kafshësh, fëmijë që luajnë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet