Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA– Një gjyqtar federal rrëzoi të premten një vendim 32-vjeçar që ndalonte shitjen në Kaliforni të armëve të sulmit. Ai e cilësoi vendimin e mëparshëm një “eksperiment të dështuar” duke nxitur kritika të ashpra nga guvernatori i shtetit dhe prokurori i përgjithshëm.
Që prej vitit 1989 në Kaliforni ishte e ndaluar shitja e armëve të sulmit. Ndalimi u sfidua në vitit 2019 në një proces gjyqësor kundër Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë. Mes paditësve ishte dhe James Miller, banor i këtij shteti si dhe nga përfaqësuesit e një komiteti të veprimit politik pro armëve, me bazë në San Diego.
“Kjo çështje ka të bëjë me atë se si duhet të jetë një e drejtë kushtetuese dhe nëse një shtet mund të detyrojë zbatimin e një politike mbi armët, një eksperiment i dështuar 30-vjeçar, i cili cënon një të drejtë (kushtetuese)“, shkruante gjyqtari Roger Benitez.
“Qeveria nuk ka të drejtë të imponojë politikat e saj të reja ndaj qytetarëve amerikanë, kur bëhet fjalë për të drejtat kushtetuese“, thuhej më tej në urdhrin e gjykatës.
Sipas “Giffords Law Center” një grup që ka si objektiv kontrollin mbi armët, shtatë shtete përfshirë Kaliforninë si dhe kryeqytetin e vendit Uashingtonin, kanë miratuar ligje që ndalojnë armët e sulmit.
Kontrolli ndaj armëve ka qenë gjithmonë një temë politike përçarëse në Shtetet e Bashkuara, ndërsa vendi prej dekadash ka përjetuar një numër të konsiderueshëm incidentesh me armë në shkolla e vende të tjera publike që u kanë marrë jetën një numri të madh njerëzish.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha se vendimi i gjykatësit federal ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike. Ai e quajti atë një “shuplakë të neveritshme” në fytyrë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre nga dhuna me armë.
“Fakti që ky gjykatës krahasoi AR-15, një armë lufte që përdoret në fushëbetejë, me një thikë të ushtrisë zvicerane e dëmton plotësisht besueshmërinë e këtij vendimi“, u shpreh guvernatori në një deklaratë.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Një sulm ajror turk vrau të paktën tre persona dhe plagosi të disa të tjerë të shtunën në një kamp për të zhvendosurit në pjesën veriore të Irakut, tha Rashad K...
Qyteti Guangzhou në Kinë, një qytet port me më shumë se 13 milionë banorë, urdhëroi të shtunën kufizime më të forta për shkak të një rritjeje të rasteve me COVI...
TURQI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Turqisë. A...
KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosoëvs Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka çfarë këshille t’i japë qeverisë Kurti, në lidhje me dialogun me Serbinë...
SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-së Donad Trump ka ‘kërcënuar’ krijuesin e rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, i cili e pezulloi llogarinë e tij për dy vite. F...
SERBI- Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Presidentit Aleksandër Vuçiç po i bëhet presion për të njohur Ko...
SHBA- Presidenti Joe Biden hodhi poshtë të premten një propozim të ri të republikanëve për reformën në infrastrukturë që ofronte një rritje modeste të shumës to...
EL SALVATOR- Ish zonja e parë e El Salvator, Ana Ligia de Saca u dënua ditën e djeshme me 10 vjet burg për pastrimin e 17.6 milion dollarëve. Elsalvador shkruan...