LIVE UPDATES
Aktualitet

Zëri i Amerikës: Kriminaliteti në disa qytete të Shqipërisë rrezikon gazetarët, janë të kërcënuar për të raportuar

23 Korrik 2021, 20:12 Nga DOSJA
Zëri i Amerikës: Kriminaliteti në disa qytete të

TIRANË– Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen të pambrojtur nga grupet kriminale kur u duhet të raportojnë përplasjet apo inicidentet me viktima. Qytete si Elbasani, Durrësi por edhe zona si Gjirokastra vlerësohen për nivelet e lartë të kriminalitetit kryesisht prej trafiqeve të drogës.

Ngjarjet kriminale në disa qytete në Shqipëri, të lidhura kryesisht me tregëtinëe drogës, por edhe me trafiqet dhe kultivimin e marijuanës, e kanë bërë më të vështirë raportimin e lajmeve. Reporterët vendorë në disa zona si në Elbasan, Durrës por edhe Gjirokastër dhe gjetkë ndeshin mjaft sfida që vijnë prej pasigurisë prej aktivitetit të grupeve kriminale. Bardha Nergjoni ,një reportere prej vitesh në Elbasan thotë se sfida është me raportimin nga disa zona të nxehta të njohura për kriminalitetin e lartë.

“Në fakt është shumë e vështirë realisht të raportosh, sidomos në zona që konsiderohen “të nxehta”, për sa i përket kriminalitetit dhe sidomos krimit të organizuar, pasi ti nuk e di se për kë je duke raportuar dhe duke qenë se jeton në atë komunitet në cdo kohë mund të përballesh me elementë të tillë. Na ka ndodhur, edhe unë personalisht mund të jem kërcënuar përmes telefonit nga persona të caktuar, pasi kam raportuar për ngjarjet”.

Zonja Nergjoni thotë se në raste të veçanta i është dashur të heqë dorë nga raportimi për këta persona me precedentë kriminalë në komunitetin ku jeton.

“Edhe kam hequr dorë nga raportime të cilat kanë qenë në komunitetin ku unë jetoj pasi është shumë e vështirë të raportosh për ata persona. Ka qenë ngarja e fundit në Elbasan në fushatën zgjedhore, përplasja mes dy grupeve dhe po kështu raportime nga gjyqësori shumë të vështira, por kryesisht ngjarje kriminale dhe operacione policore.

Vetë qytetarët kanë krijuar një distancë me këto ngjarje kriminale si pasojë e frikës dhe situata bëhet dita ditës më e vështirë në komunitete të caktuara,thotë zonja Nergjoni.

“Qytetarët në Elbasan kanë krijuar një lloj distance nga këto ngjarje për shkak të frikës, panikut, dëshirës për të mos u ngatërruar me gjëra që nuk u takojnë. Mirëpo kjo çdo ditë bëhet një histori shumë e vështirë për t`u përballur në komunitete të caktuara”.

“Shpresojmë, thotë zonja Nergjoni, të ketë një ndryshim të situatës me reformën në drejtësi dhe ndryshimet në polici”.

“Shpresojmë që kjo situatë të ketë një lloj ndryshimi sidomos me vetingun në Drejtësi dhe ndryshimet në sektorët e policisë. Nëse të njëjtët persona do të jenë në detyra të caktura në Polici ,kur dihet reagimi i tyre ndja elementëve kriminale, situate do ngrelet e njëjtë.”

Ndërsa Geri Emiri ,një reporter në Durrës,thotë se në disa qytet kriminaliteti është i strukturuar dhe gjithmonë ka sfida në raportimin e lajmeve nga gazetarët lokalë.

“Në qytete të tilla si në Durrës ,Elbasan apo Shkodër kriminaliteti është i strukturuar dhe ka një lidhje të konsoliduar mes grupeve kriminale. Gjithmonë raportimi përbën sfidë pasi këto grupe të paktën janë të sofistikuara”.

Zoti Emiri thotë më tej sepuna e reporterëve në komunitetetlokale bëhet tepër e vështirëpor mbetet e nevojshme këmbëngulja e reporterëve për t`iu ritkhyer ngjarjeve.

“Mbetet gjithnjë e nevojshme të bëhet jo thjesht një raportim i parë, pra për ngjarjen që ndodh, por edhe një ndjekje e ngjarjes, mënyra si fillon hëtimi, a shkon në gjykatë, a ka autor etj. Publiku ka nevojë për detaje të qënësishme që përbëjnë interes publik dhe ekspozojnë punën e institucioneve ligjzbatuese dhe gjithashtu sigurinë publike që është shumë e rëndësishme për qyetarët.”

Zoti Emiri thotë se institucionet ligjzbatuese duhet të jenë më ndihmuese për gazetarët.

“Së pari është puna e institucioneve për zbatimin e ligjit për të dhënë më shumë informacion për reporterët që interesohen për ngjarjet dhe së dyti duhet të jetë një nivel më i lartë sigurie që të krijohet nga strukturat shtetërore për gazetarët që raportojnë për ështje sensitive sic është krimi i organizuar dhe jo vetëm. Nga ana tjetër duhet të ketë bashkëpunim me komunitetin pasi ata janë sytë dhe veshët për ngjarjet që ndodhin.”

Ndërsa kryeredaktorja e RTSH Gjirokastrës Silvana Lula thotë se gazetarët përpiqen të ndërtojnë marëdhënie më të ngushta sidomos me institucionet e drejtësisë për marrjen e informacionit.

“Duhet të përballemi me vështirësi të shumta, janë disa institucionet që kërkojnë më shumë punë nga reporterët për të marrë informacion, përmes kërkesave të bazuara në Ligjin për të drejtën e Informimit . Këto kërkesa bëhen sidomos në organet e drejtësisë.”

Zonja Lula thotë se reporterët e institucionit si televizion publik kanë marëdhënie të mira me policinë, por për ngjarjet e kronikës që lidhet me incidente apo krime nevojiten herë pas here hulumtime nga vetë gazetarët përtej burimeve zyrtare.

Reporterët vendorënë Shqipëri janë pak të paguar nga redaksitë qëndrore dhe në një masë të madhe sfidave tëtyre në terren u shtohet edhe pasiguria prej elementëve kriminalë të përfshirë në trafiqe apo kultivim të marijuanës. Raporte të organizmave ndërkombëtarë kanë shprehur herë pas here shqetësim për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor në raportin e vitit 2020, publikuar së fundi në Tiranë, thotë segazetarët në terren pohojnë se ndihen të pambrojtur nga kërcënimet fizike, ndërsa gazetarët investigativë pohojnë se kanë frikë nga proçeset gjyqësore, që nisen prej aktorëve të prekur nga puna e tyre. Rrjeti i ka nxitur autoritetet shqiptare të rrisin transparencën dhe sigurinë e gazetarëve ne punë, duke ftuar nga ana tjetër mediat shqiptare të forcojnë mekanizmat vetërregullues në komunitetin e tyre.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gazetaret ne shqiperi kriminaliteti ne shqiperi gazetaret ne shqiperi kriminaliteti ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara