LIVE UPDATES
Ekonomi

Zëri i Amerikës/ Anketa: Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria

17 Prill 2021, 18:14 Nga DOSJA
Zëri i Amerikës/ Anketa: Papunësia dhe korrupsioni largojnë

Në Shqipëri, papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga një anketë kombëtare me të rinjtë si faktorët kryesorë, që e nxitin rininë të largohen nga vendi. Mbi 70 për qind e të rinjve përcaktojnë papunësinë si problemin e tyre më të madh, ndërsa vështirësia e dytë e tyre është arsimi jocilësor dhe mos-mbështetja institucionale.

Rezultatet e Anketës Kombëtare nga Rrjeti i të Rinjve u publikuan në një forum mbi demokracinë shqiptare, ku morën pjesë studiues, veprimtarë dhe ekspertë të cështjeve sociale.

Mbi 80 për qind e të rinjve pohojnë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur papunësinë e lartë të tyre. Afro 70 për qind e të anketuarve pohojnë se mungojnë programet mbështetëse për punësim të studentëve me kohë të pjesshme që kanë mbaruar studimet. Kjo sipas tyre shkakton edhe mospunësimin afatgjatë të tyre.

Madje të rinjtë mendojnë se në Shqipëri nuk bëhet një analizë e mirëfilltë e tregut të punës për ta. Mbi 90 për qind e të rinjve pranojnë se e kanë menduar seriozisht largimin nga Shqipëria për shkollim, punësim dhe jetesë normale. Papunësia dhe pagat e ulëta janë për pjesën më të madhe të tyre dy faktorët kryesorë që i nxitin të largohen nga vendi.

Afro 65 për qind e të anketuarve pohojnë se si qeverisja qendrore edhe ajo vendore i mban ata jashtë proceseve vendim-marrëse, që provohet edhe nga buxheti i pamjaftueshëm për programet rinore dhe ligjin për rininë.

Partitë politike, sipas pjesës më të madhe të të anketuarve, dëgjojnë zërin formalisht mendimet e të rinjve vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Mbi 90 për qind e tyre pohojnë se kriminaliteti i të rinjve po rritet dhe ky është një problem shumë shqetësues.

Mbi 92 për qind e të rinjve e vlerësojnë nivelin e korrupsionit si të niveleve të larta, kryesisht në administratë publike, ministritë, bashkitë dhe universitetet. Një problematikë tepër shqetësuese për shëndetin e të rinjve janë edhe stresi dhe depresioni që mbizotëron në afro 90 për qind të të rinjve.

Megjithatë, afro pjesa më e madhe e tyre pohojnë në anketën e Rrjetit të të Rinjve se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit si një rrugë për jetesë më të mirë në atdheun e tyre.
Mbi 58 për qind e të rinjve të anketuar pohuan se do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, sepse besojnë që kjo është një rrugë për të siguruar një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Këtë fushatë zgjedhore partitë politike e kanë mbështetur kryesisht tek premtimet për rininë, ndërsa dita e zgjedhjeve është vetëm një javë larg. Mbi 60 për qind e tyre pohojnë se cilësia dhe gjendja e arsimit në Shqipëri është keq ose shumë keq. Më shumë se gjysma e tyre shprehen problematika më e madhe lidhur me arsimimin e tyre është niveli i korrupsionit në universitete.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale anketa kombetare anketa kombetare

Sondazh

Poll
Ekonomi 16 Prill 2021, 06:21

OKB: Miliona gra nuk janë zot në trupin e tyre

Sipas një raporti të OKB-së, miliona grave në botë u mohohet e drejta për të vendosur të lira për çështje që kanë të bëjnë me trupin e tyre. Për shembull...

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion