Zelenskyy kërkon avionë luftarakë dhe raketa: E vetmja mënyrë për të mooshtuar terrorizmin rus 2 Shkurt, 07...
'Është miku im...'/ Vokshi nxjerr videon e Ramës në Kuvend, Nikolla i heq fjalën (REPLIKAT) 2 Shkurt, 10:21 ...
Kush e "zhduku" Ervis Martinajn? Artan Hoxha "mban" VERSIONIN e tij: Një aleancë të grupeve kriminale ka gisht, ne kemi mbetur te...
Sipas një raporti të OKB-së, miliona grave në botë u mohohet e drejta për të vendosur të lira për çështje që kanë të bëjnë me trupin e tyre. Për shembull, vetëm 55 përqind e grave në 57 vendet e përfshira në studim mund të vendosin vetë me kë duan të bëjnë seks, nëse duan të mbrohen për të mos mbetur shtatzënë dhe nëse duan të marrin kujdes mjekësor, thuhet në raportin e agjencisë UNFPA të OKB, të publikuar të mërkurën (14.04). Pjesës tjetër të grave u lejohet të marrin vendime të lira në një ose disa nga këto fusha. Kjo gjë është indinjuese, thotë shefja e UNFPA, Natalia Kanem. Raporti sivjet merret me vendimet që gratë duan t’i marrin vetë për trupin e tyre dhe me integritetin e vajzave dhe grave. “Në thelb miliona gra dhe vajza nuk janë zot mbi trupin e tyre. Jeta e tyre varet nga njerëz të tjerë,” denoncon Kanem.
Sipas raportit që me fillimin e pandemisë së Coronës edhe më shumë gra dhe vajza se më parë janë kërcënuar nga dhuna gjinore dhe praktikat e dëmshme si martesat në moshë minorene. Për këtë kanë kontribuar mes të tjerave edhe mbylljet e shkollave për shkak të pandemisë.
Rritje të madhe vërejnë autoret e raportit edhe tek gjymtimet e gjenitaleve femërore: Sipas vlerësimeve të UNFPA, në kuadër të pandemisë së Coronës janë shtuar 2 deri 4 milionë raste të tjera tek gjymtimet gjenitale femërore. Suksese në mënjanimin e kësaj praktike mund të shënohen vetëm në vitin 2030, me uljen e një së tretës së rasteve.
Mungesa e shkollimit do të thotë më pak vendime të marra vetë
Autoret e studimit shohin një lidhje të ngushtë midis vetëvendosjes seksuale dhe nivelit të shkollimit të grave. Gratë që janë më pak të shkolluara se bashkëshortët ose partnerët e tyre, përjetojnë sipas raportit më shpesh dhunë seksuale se sa gratë tek të cilat niveli i shkollimi i përgjigjet pak a shumë atij të burrit.
Shumë vajza dhe gra nuk e dinë që kanë të drejtë të refuzojnë marrëdhëniet seksuale, thuhet në raport. Kështu ër shembull një studim në Indi ka treguar se gratë e sapomartuara në Indi, e përshkruajnë shpesh herën e parë të kryerjes së marrëdhënieve seksuale si të detyruar ose të kryer pa dëshirën e tyre”, sepse prej tyre pritet që kur të martohen të kryejnë marrëdhënie seksuale. Norma dhe qëndrime të tilla pengojnë shpesh që gratë të marrin vetë vendimet për t’u mbrojtur gjatë marrëdhënieve seksuale, për të mos mbetur shtatzënë, gjë që ndodh edhe sepse shumë burra mendojnë në shumë vende se është e drejta e tyre për të vendosur mbi madhësinë e familjes dhe numrin e anëtarëve të saj. Shefja e UNFPA, Kanem i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të luftojë më me vendosmëri për barazinë gjinore.
Marrë nga DW
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Ankesat për mbrojtjen e të dhënave personale janë në rritje.Zyra e Komisionerit për Mbritjen e të Dhënave Personale mori vitin e kaluar 308 ankesa të lidhura me...
Qarkullimi i fondeve publike është rritur ndjeshëm në kulmin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.Të dhënat zyrtare të Ministrisë së F...
Të ardhurat buxhetore në tremujorin e parë 2021 u rriten me 4.4% me bazë vjetore, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Të ardhurat nga TVSh dhe t...
Shumica e kompanive në vend kanë deklaruar se nuk është momenti i duhur për të zbatuar fiskalizimin. Ky proces që ka nisur nga janari i këtij viti, për të gjith...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) raportoi se viti i shkuar ishte ndër më problematikët në aspektin hidrologjik çka kufizoi ndjeshëm prodhimin e energji...
TIRANË – Në ndryshim nga episodet e mëparshme të goditjeve, kur sistemi financiar shpesh shndërrohej në përforcues të tyre, tregu financiar u shfaq i...
TIRANË – Të gjitha bizneset e vogla me qarkullim deri në 10 milionë lekë në vit që prej 1 janarit nuk janë më subjekt i pagimit të TVSH-së (nga 2 mil...
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur me kushte dhe detyrime hetimin e thelluar ndaj katër bankave më të mëdha në vend.Në përfundim të hetimit të thelluar, Autor...
Pasojat e pandemisë kanë qenë më fatale te burrat, vdekshmëria e të cilëve në vend ka shënuar një rritje shumë të lartë, në periudhën korrik-dhjetor 2020, në ra...
Megjithëse që në fund të vitit 2020 Shqipëria e fiku sinjalin tokësor analog, ende një pjesë e konsiderueshme e vendit nuk mbulohet me sinjal televiziv numerik....