Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË – Lëvizja Vetëvendosje është në proces të finalizimit të listës së kandidatëve për deputetë. Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka treguar se janë në proces të votimit të kandidaturave brenda organeve të partisë, pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme për kandidatë për deputetë, informon Gazeta Ekspress.
”Në fillim të javës kemi shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë. Tash jemi në proces të votimit të kandidaturave brenda organeve tona, përkatësisht Këshillet e Qendrave. Sipas Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje të zgjedhurit nga Këshillet e Qendrave do të përbëjnë ½ e listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje”, – ka thënë Kryeziu.
Ai ka shtuar se pjesa tjetër e listës do të plotësohet nga Kryesia dhe kryetari i Lëvizjes.
“Shumë shpejt, e gjithsesi para afatit të përcaktuar nga KQZ-ja, do të bëhet publike edhe lista e plotë e kandidatëve për deputetë”, – vijoi Kryeziu.
I pyetur se a do të jetë bartës i listës kryetari i LVV-së, Albin Kurti, Kryeziu ka thënë se asgjë nuk ia mohon Kurtit që të kandidojë.
“Ne jemi brenda së drejtës sonë absolute që në listën e kandidatëve tanë për deputetë të përfshijmë kryetarin Kurti edhe anëtaren tonë të Kryesisë, znj. Haxhiu. Pavarësisht mjegullës së qëllimshme në debatin publik mbi pasojat e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ai në fakt nuk përbën asnjë mohim të së drejtës për t’u zgjedhur, përkatësisht të kandidimit në listën zgjedhore të z. Kurti dhe znj. Haxhiu, për disa arsye. Së pari, sepse rastet e tyre nuk ishin objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese. Së dyti, sepse ata nuk kanë qenë të dënuar me burg ashtu që të tërhiqet paralelja me rastin e Etem Arifit, por kanë qenë të dënuar me kusht, pra dënim alternativ, për çka Kodi Penal nuk parashihte pasoja juridike”, – u shpreh Kryeziu.
Zëdhënësi i LVV-së, më tej shtoi se standardi i Pasojave Juridike është parim i pacenuar juridik, dhe ai nuk mund të anulohet me asnjë vendim tjetër, përfshirë këtu edhe një vendim potencial të Gjykatës Kushtetuese.
“Prandaj, Këshilli i Përgjithshëm pritet mblidhet në ditët në vijim dhe kështu fillimisht të shpallet kandidatura e kryetarit Kurti për Kandidat për Kryeministër dhe pastaj edhe bartës i Listës së Lëvizjes Vetëvendosje”,- tha Kryeziu.
Kujtojmë se të shtunën më 16 janar në orën 18:00 përfundon afati i aplikimit të partive politike për çertifikim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI- Farmacitë në Angli janë shndërruar në qendra vaksinimi për të shpejtuar procesin. Lajmin e ka bërë të ditur Dailymail, i cili shkruan se kjo risi ka ardh...
KINË – Një ekip i ekspertëve të OBSH arriti sot në Wuhan me një mision të ngarkuar politikisht për të hetuar origjinën e koronavirusit, siç u...
SHBA- Dy ish-oficerë policie janë arrestuar ditën e djeshme në SHBA pasi dyshohet se kanë bërë foto gjatë trazirave në Capitol Hill në 6 janar. Thomas Robertson...
BRITANI- Sot u zhvillua gjyqi i katër shqiptarëve trafikantë në Britani të cilët vunë në kurth dhe më pas e vranë me plumb në kokë një 30 vjeçar britanik...
BRITANI – Policia zbuloi afërsisht 400 bimë kanabisi gjatë një bastisjeje në ndërtesën pesëkatëshe Ridgemount Housenë Bede Way, Peterlee, Prillin e kaluar. Sami...
BRUKSEL- 500 persona kanë marrë pjesë në protestat në Bruksel për vdekjen e të riut me ngjyrë Ibrahima Barrie në duart e policisë. Lajmin e ka bërë të ditur The...
KOSOVË – Më 14 shkurt Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që formimi i qeverisë së qershorit 20...
SHBA- Ardit Ferizi nga Gjakova, i cili tashmë është dënuar me 20 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara për vepra terroriste, është duke u përballur me akuza të rej...
ITALI – 49-vjeçari nuk dëshiron të thotë se nga po vjen. Vetëm kaq, se ishte në tren për disa orë. Tani ai është ulur në një restorant bosh në qendër të ...
GREQI- Gruaja më e vjëtër në Greqi është vaksinuar me vaksinën anti-Covid. Lajmin e ka bërë të ditur protothema.gr, e cila shkruan se 117-vjeçarja me emr...