LIVE UPDATES
Politike

Zbulohet procesverbali/ Gramoz Ruçi urdhëroi në 1991 përgjimin e Ambasadës Amerikane, raporti SEKRET: Larry Roeder foli me

16 Mars 2021, 11:39 Nga DOSJA

TIRANË- Gramoz Ruçi, ish-ministër i Punëve të Brendshme në vitin 1991, sot kryetar parlamenti dhe figurë kryesore e Partisë Socialiste ka urdhëruar përgjimin e zyrtarëve të lartë të Ambasadës Amerikane në Tiranë në vitin 1991. Dokumentet e publikuara nga Genc Sejko në Facebook, tregojnë firmën e ministrit Ruçi e po ashtu edhe transkriptet e zyrtarëve amerikanë në Shqipëri. Bisedat lidhen me krizën politike në Shqipëri dhe me mendimin që amerikanët kishin për Shqipërinë.

Këtë shkresë, Ruçi si ministër i Brendshme ia dërgonte materialin e përgjuar Ramiz Alisë, më 13 maj 1991, ku asokohe Partia e Punës sapo kishte dalë fituese nga zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe kryeministër ishte Fatos Nano.

Momenti i përgjuar nga Ruçi përkon me një situatë të ndezur politike në Shqipëri. Pas zgjedhjeve, situata kishte dalë jashtë kontrollit në Shkodër pas 4 vrasjeve të 2 prillit. Opozita kishte bojkotuar kuvendin, dhe siç konfirmoht edhe në përgjim, priteshin greva dhe demonstrata. Këto përplasje nisën me grevën e urisë së minatorëve të Valiasit dhe vijuan me dorëheqjen e qeverisë Nano në qershor, një muaj pas përgjimit.

“Për disa biseda telefonike të përfaqësuesve të ambasadës amerikane në Tiranë“-thuhet në kokën e dokumentit, që vijon me bisedën.

SHKRESA E PLOTË E GRAMOZ RUÇIT DREJTUAR RAMIZ ALISË:

William Reyerson, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, në bisedën telefonike që zhvillon me qendrën me një person me emrin Bob, ndërmjet të tjerave i thotë:

“A mund t’ju ngarkoj juve me një detyrë për Worrenin? Pasi së shpejti do të ha darkë me disa nga anëtarët e Partisë Republikane. Sapo kam ardhur nga një takim me Ramiz Alinë për rreth një orë e një çerek dhe shprehu një interesim të madh. Asnjë sekret për situatën në të cilën janë, interesimi i tij qe për atë që ne kemi në dijeni në këtë kuptim. Kaq mund t’ju them dhe t’i thashë sa për t’ju vënë në dijeni.”.

Bashkëbiseduesi i përgjgijet: “Në rregull, shumë mirë, vetëm kaq”.

Ndërsa Larry Roeder, misionar në ambasadën amerikane në Tiranë, në bisedën telefonik që zhvillon me bashkëshorten e tij, Maney, në SHBA, ndërmjet të tjerave i thotë:

“Parlamenti i pezulloi punimet. Partia e opozitës kryesore insiston. Do të bëhet sesion tjetër mbasdite. Ka një mundësi të madhe për një grevë të përgjithshme dhe në rast se do të ndodhë kjo, atëherë linja telefonike dhe ajo ajrore do të ndëpriten. Kushedi se ç’mund të ndodhë pastaj. Raporti im ishte i drejtë me përjashtim të një gjëje. Kriza mund të ndodhë më shpejt nga ç’e mendoja unë. Qeveria është jashtëzakonishme e gatshme për të më ndihmuar. Nuk mund ta besosh që po hap dyert. Ta më japin mua çdo gjë, dhe me atë çka po ndodh, ky vend po falimenton, madje më keq se falimentimi. Vendi nuk ka gjërat më të domosdoshme. Nuk ka fruta perime nëpër dyqane, nuk ka ushqime nëpër magazina. Situata e sigurimit është shumë e mirë por askush nuk e di. Do të përpiqemi të marrim informata sa më shumë që të jetë e mundur se ç’do të ndodhë nga ana politike. William Reyerson, i dërguari me punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, shkon në parlament çdo ditë. Po ndjek punimet e parlamentit.

Ai po bën një raport politik dhe ekonomik. Po punoj pothuajse çdo ditë deri në mes të natës. Ai më jep materialin dhe unë i bëj pyetje dhe më ka ndihmuar mjaftë. Presidenti sapo bëri një njoftim lidhur me Evropën Lindore, që është një gjë e mirë për mua, që t’ia jap një personi këtu për një orë. Është një udhëtim i mirë. Të gjithë na pëlqejnë ne, bile edhe Qeveria, por ata kërkojnë që të lëvizim më shpejt”. Ministri i Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos nano gramoz ruci pergjimi i amerikaneve fatos nano gramoz ruci pergjimi i amerikaneve


Sondazh

Poll
Politike 16 Mars 2021, 10:40

TIRANË– Albana Vokshi zhvilloi sot një takim me mësuesit e arsimit parauniversitar, të cilëve u bëri ftesë që t’i bashkohet Partisë Demokratike në zgjedhje...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë