LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbrazet Al Hol, kurdët do të lirojnë 15 mijë ekstremistë të ISIS nga kampi! Por sa shqiptarë ka në kamp

15 Nëntor 2020, 21:21 Nga DOSJA
Zbrazet Al Hol, kurdët do të lirojnë 15 mijë

Dyert e kampit Al Hold duket se do të hapen për shumë nga ektremistët e ISIS-it pas më shumë se 4 vitesh izolimi, për shkak të mbi popollimit por edhe të shpërthimit të rasteve më Covid-19 në mesin e të burgosurve.

Mediat ndërkombëtare raportuan për lirimin së shpejti të dhjetëra terroristëve të burgosurve në kampin e kontrolluar nga kurdët.

Sipas raporteve, autoritetet kurde kanë vendosur të lirojnë 15,000 të burgosur nga kampi Al-Hol i cili ndodhet në verilindje të Sirisë, pasi rritja e rasteve me koronavirus ka përkeqësuar kushtet në kampin tashmë të mbipopulluar.

Al-Hol dihet se strehon mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik dhe familjet e tyre, për të cilët vetë kurdët kanë paralajmëruar se paraqesin një kërcënim të madh. Drejtuesit e Al-Hol kanë paralajmëruar se nuk mund të mbajnë përgjegjësi për rreth 65,000 ekstremistë të strehuar në këtë kamp për një kohë të gjatë. Dhe pandemia vetëm ka shpejtuar të pashmangshmen.

Ky lirim masiv dhe i papritur i militantëve përbën një kërcënim të madh për të gjithë Europën. Ekspertët po paralajmërojnë se çdo radikal që tundohet të largohet nga kampi mund të bashkohet me shumicën e emigrantëve sirianë dhe të drejtohet për në Europë.

Hans-Jakob Schindler, drejtor i Projekti Kundër Ekstremizmit thotë se rreziku që vjen nga Al-Hol prek sidomos vendet që ndodhen në vijën e parë të krizës së refugatëve, si Italia, Greqia dhe Ballkani. “Ka një numër të konsiderueshëm eskremistësh në Al-Hol që nuk de-radikalizuan dhe do të dalin më të rrezikshëm se më parë,” tha ai.

Sa shqiptarë ka në kamp

Bedri Elezi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, zbulon per Gazeten “Si” se në kampin e ruajtur nga kurdët në Veri të Sirisë janë strehuar rreth 53 fëmijë dhe gra nga Shqipëria, të cilët presin të kthehen në vendin e tyre. “Gjithsej në Kampin Al Hol janë 144 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, i thotë ai gazetës.

Megjithatë është ende e paqartë nëse ata do të jenë në mesin e ekstremistëve të liruar dhe nëse po, si do të veprohet për riatdhesimin e tyre

Në një tjetër investigim të kryer ditë më parë nga BBC tregonte se gratë që vazhdojnë të kenë ide ekstremiste mbahen të veçanta dhe nën vëzhgim gjatë gjithë kohë, pasi mendohet se do t’ia përçojnë edhe fëmijëve. Por, ka shumë të tjera, ndër to edhe gra shqiptare të cilat janë të dëshpëruara për t’u kthyer në shtëpi.

Një delegacioni zyrtar nga Republika e Shqipërisë bëri disa javë më parë një vizitë zyrtare në Sirinë verilindore, me fokus riatdhesimin e shtetasve shqiptarë në kampin Al-Hol por arritën të rikthejnë vetëm pesë prej tyre.

Ferri” në kampin ‘Al- Hol’ në Siri mori fund për 4 fëmijë shqiptarë dhe një grua në karrocë me rrota . Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si edhe Endri Dumani u rikthyen në Shqipëri për tu bashkuar me familjet e tyre.

Mes të shpëtuarve është Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili kishte në këtë kamp 6 vite, e ndërsa motra e tij Eva, ka refuzuar që të dalë, duke u fshehur në momentin që trupat shqiptare kanë mbërritur në kamp.

Me shpëtimin e Dumanit nga kampi Al-Hol në Siri, më herët të Alvin Berishës, në total shkon 26 i të nxjerrë nga kampi Al-Hol në 2 operacione, por më shumë se 50 shqiptarë janë ende në pritje.

Zyrtarë në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë shprehur se gratë dhe fëmijët që kanë jetuar në kampe gjatë gjithë kohës, kanë nevojë për kujdes të veçantë, sidomos të miturit të cilët nuk kanë qasje për shkollim dhe mund të preken nga sëmundje ose të abuzohet me ta.

Ndërkohë që Elodie Schindler, zëdhënëse e Kryqit të Kuq thotë se shtetet duhet të inkurajojnë balancimin e çështjes së sigurisë dhe llogaridhënies me nevojat e njerëzve.

“Vendet e origjinës nuk mund t’u kthejnë shpinën”, tha ajo.
Të dhënat kanë treguar se, kushtet e kampit janë të këqija, nuk ka kanalizime, gjithandej mban erë të keqe dhe askush nuk ka një përgjigje për gratë dhe fëmijët të cilat vuajnë pasojat e burrave të tyre ekstremistë.

DCIM100MEDIADJI_0071.JPG
Rreziku që i kanoset Europës

Duke shfrytëzuar anijet e mbipopulluara që udhëtojnë nga kombet e shkatërruara nga lufta, si Siria dhe Libia, për në Europë, shumë nga terroristët e mbetur në Siri po maskohen si emigrantë të ligjshëm Kjo teknikë nuk është e re, por është përdorur shumë nga terroristët vitet e fundit.

Një rast është ai i Salah Abdeslam, një nga autorët e sulmeve terroriste në Paris në vitin 2015 që u mori jetën 130 njerëzve dhe la më shumë se 350 të plagosur. Abdeslam besohet të ketë bërë katër udhëtime në Hungari gjatë të cilave ai mori terroristë të tjerë të lidhur me sulmet në Bruksel dhe Paris.

Pas sulmeve të Parisit dhe incidenteve të ngjashme në vendet fqinje, kërcënimi i sigurisë që vinte nga kriza e refugjatëve u kthye në fokusin kryesore të BE-së.

Megjithëse emrat e këtyre ekstremistëve ishin në bazat e të dhënave evropiane kundër terrorizmit, shumë prej tyre u paraqitën si refugjatë dhe mbanin pasaporta false.

Po ashtu numri i madh i refugjatëve përgjatë këtyre udhëtimeve po u jep ekstremistëve një grumbull të bollshëm rekrutësh që mund të radikalizohen.

Tani, me zhvendosjen e fokusit tek Covid-19 në sistemet shëndetësore dhe financiare, aftësia për të mbajtur nën kontroll kush hyn si refugjatë në Europë po bëhet gjithnjë e më e kufizuar.

Jo vetëm që ka më pak fuqi punëtore në dispozicion për të monitoruar dhe policuar fluksin e të huajve, por edhe vetë protokollet shëndetësore të krijuara për të ngadalësuar përhapjen e virusit është në favor të ekstremistëve të infiltruar. Veshja ee maskave të fytyrës për shembull tani e bën më të lehtë për sulmuesit që të maskohen gjatë kalimit të kufijve ndërkombëtarë.

Ngjarjet e muajve të kaluar kanë treguar që dhuna ekstremiste është ende një kërcënim për Europën. Pavarësisht bllokimeve në të gjithë kontinentin, një sërë celulash xhihadiste janë identifikuar në qytete të mëdha në Francë, Spanjë dhe Gjermani që nga fillimi i vitit 2020.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pandemia u ka dhënë grupeve militante materiale të shumta për propagandë, qoftë duke fajësuar Perëndimin për përhapjen e virusit ose duke promovuar teori konspirative për origjinën e sëmundjes. ISIS madje ka pohuar se koronavirusi është një shenjë e Ditës së Gjykimit që po afrohet dhe një shenjë që besimtarët duhet të bashkohen për kauzat e tyre luftarake.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kampi i al holit siri kampi i al holit siri

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale