LIVE UPDATES
Bota

Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit, në ‘duart’ e partive politike

18 Shtator 2020, 15:51 Nga DOSJA
Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit, në ‘duart’ e

KOSOVË– Por, zbatimi i pikave që burojnë nga ky dokument, do të jetë mjaft i vështirë, jo vetëm nga qeveria aktuale e kryeministrit Hoti, por edhe në rast se eventualisht në të ardhmen do të ketë një qeveri tjetër, shpreh mendimin analistja Donika Emini.

Më 4 shtator, në Uashington, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar, veç e veç, dokumente për normalizim ekonomik prej 16 pikash, të cilat janë konsideruar si marrëveshje apo zotime të njëanshme.

Profesor Enver Hasani thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja në Uashington ka dy aspekte që ngrenë pikëpyetje: e para, se a është e detyrueshme dhe e dyta, a është e zbatueshme në formën siç është krijuar në Uashington.

Sipas tij, nuk ka asnjë dilemë që ka obligim të zbatojë marrëveshjen sepse ajo përbën një zotim, i cili është akt juridikisht i detyrueshëm.

“Sa i përket zbatimit, ky detyrim ndërkombëtar i marrë nga Kosova, ky zotim ndërkombëtar, në formën siç është, nuk mund të zbatohet, për shkak se dispozitat e saj nuk janë të vetekzekutueshme. Do të thotë, duhen akte tjera juridike zbatuese të këtij zotimi, të cilat mund të jenë amendamente kushtetuese, ligje, mund të jenë marrëveshje tjera ndërkombëtare, mund të jenë dekrete presidenciale, dekrete qeveritare. Pra, akte juridike shtesë për ta zbatuar (marrëveshjen). Ato, një pjesë e tyre, duhet të ratifikohen në kuvend”, thekson Hasani.

Gjatë raportimit të kryeministrit Hoti në Kuvendin e Kosovës më 17 shtator, lidhur me vizitën dhe marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, partitë politike parlamentare, sidomos ato opozitare, kanë adresuar mjaft kritika në adresë të tij dhe për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar që “Kosova nuk del me fitore nga nënshkrimi” i Hotit dhe se kjo marrëveshje “e kthen Kosovën shumë prapa në shtetbërjen e saj”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se “në këtë rast, përfituesi më i madh del Serbia sepse përfitoi dalje në Adriatik, bashkëpronësi në Ujman, zhbërje të kufirit shtetëror, pra, nga kufij shtetëror në pikë të kalimit të përbashkët, realizimin e idesë për mini-Shengen”.

Partia Demokratike e Kosovës e ka fajësuar Hotin se “ka pranuar që nga dokumenti të largohet pika që parashihte njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Qeveria Hoti, është votuar me 61 vota në Kuvendin e Kosovës, gjë që e bën të brishtë atë si dhe të pafuqishme për shtyrjen e agjendave të saj në kuvend.

Analistja Donika Emini, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që zbatimi i pikave që dalin nga marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Hoti në Uashington, do të jetë mjaft i vështirë. Kjo për arsyen se, sipas saj, Qeveria e Hotit vazhdon të jetë e brishtë dhe nuk e ka mbështetjen e mjaftueshme në kuvend.

“I vetmi element që mund ta shtyjë – dhe atë me mjaft zor – është vetëm pse është nënshkruar në DC (Uashington) dhe ka një klimë pozitive prej të gjitha partive politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, që të kalojnë diçka që është nënshkruar në Uashington. Përndryshe, mendoj që do të ketë vështirësi të mëdha – edhe nëse është qeveria Hoti – i gjithë procesi i ratifikimit dhe marrjes së pëlqimit për ndryshimet ligjore, të cilat kërkohen. Por, nëse eventualisht ndryshon qeveria ose kemi një president, i cili nuk e mbështetë këtë agjendë politike, mund të ketë problem edhe më të madh dhe të bllokohet e gjithë marrëveshja”, thekson Emini.

Emini shpreh mendimin që Kosova nuk ka fuqi politike që t’i bëjë rezistencë marrëveshjes së Uashingtonit, por sipas saj, nëse do të ketë ndryshime eventuale në administratën amerikane, atëherë ka gjasa që të gjitha elementet e kësaj marrëveshje të kalojnë për zbatim në Bruksel.

Megjithatë, profesor Hasani, thotë që ndryshimi eventual në administratën amerikane nuk do të ndikojë në zbehjen e marrëveshjes së Uashingtonit.

“Unë jam i bindur që kjo marrëveshje do t’i mbijetojë ndryshimeve eventuale në administratën amerikane. Kjo është marrëveshje dy-partiake. Në pjesën dërmuese (marrëveshja) nuk i reflekton qëndrimet partiake të Partisë Republikane aktualisht. Pra, jam i bindur që marrëveshja do ta mbijetojë çdo ndryshim në administratën amerikane”, thotë Hasani.

Analistja Emini shpreh mendimin që krijimi i mundësive për zbatimin e pikave të marrëveshjes së Uashingtonit do të ishte shumë më i lehtë në rast se kryeministri Hoti do të ishte më transparent rreth procesit dhe siç tha ajo, “nuk do ta sillte vendin para aktit të kryer”. Sipas saj, në rast se procesi do të ishte më i hapur për spektrin politik dhe opinionin, marrëveshja do të mund të merrte më shumë mbështetje, por jo aq sa të konsiderohet si historike.

“Procesi është monopolizuar prej zotit Hoti, duke i izoluar kështu edhe partnerët brenda koalicionit. Dihet mirë që është raportuar vazhdimisht për problemet në mes të palës kosovare për disa pika në marrëveshje. Kjo do të thotë që nuk ka pasur transparencë. Zoti Hoti nuk e ka hapur diskutimin e brendshëm politik në raport me marrëveshjen. Nëse kjo kishte ndodhur në mënyrë më të sinqertë, besoj që do të ishte më e lehtë për t’u kaluar, sepse marrëveshja, si e tillë, nuk është ajo që e kemi pritur”, shprehet Emini.

Marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington, për siç është thënë, normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, parasheh zbatimin e një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Në kuadër të marrëveshjes, një ndër pikat parasheh hartimin e një studimi të fizibilitetit me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. Ky studim i fizibilitetit është thënë se do të bëhet nga Departamenti amerikan për Energji.

Në marrëveshjen e Uashingtonit, Kosova është zotuar se do të bëhet pjesë e mini-Shengenit, një nismë kjo për bashkëpunim ekonomik rajonal, që është shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor të vitit të kaluar.

Kosova, po ashtu, sipas marrëveshjes, do të vendosë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Marrë nga REL 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrihet marreveshja ne shtepine e bardhe takimi kosove serbi 4 shtator arrihet marreveshja ne shtepine e bardhe takimi kosove serbi 4 shtator

Sondazh

Poll
Bota 18 Shtator 2020, 15:08

GREQI– Tensionet Turqi-Greqi nuk janë “zbutur”, ndërkohë që palët vijojnë me deklarata në distancë. Sot media turke “Yeni kafak”, e cila cilësohet si pro-Erdoga...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë