LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet raporti SEKRET/ “Dëgjova krismën dhe u ktheva”, si u shpëtoi policëve miku që shoqëronte Orges Bilbilin, dës

18 Prill 2020, 16:56 Nga DOSJA
Zbardhet raporti SEKRET/ “Dëgjova krismën dhe u ktheva”,

TIRANË– Është zbardhur raporti i plotë i dëshmive të dy efektivëve të forcave Shqiponja, të cilët luftuan me Orges Bilbilin pranë sheshit ‘Shtrauz” në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur raporti ne plotë, që tregon fije për pe dëshimtë e dy efektivëve të identifikuar si Shigjeta X dhe Shigjeta Y, dhe tregojnë se si u përballën me Bilbilin ditën e arrestimit dhe ikjen e mikut të tij me kapele.

Në raport përshkruhet se si efektivi X është vënë në ndjekje të Bilbilit, ndërsa Shigjeta Y, po ndiqte personin me kapele, por pasi ka dëgjuar të shtënën me armë është kthyer për t’i ardhur në nëihmë kolegut të tij. Kështu shpëtoi edhe miku i autorit të masakrës së Lushnjës. Ata tregojnë më tej se Bilbilin e kanë prangosur me duart para pasi ka bërë rezistencë për t’ja çuar duart pas.

Dosja.al zbërtheu paraditen e sotme, ngjarjen e ndodhur më 10 prill në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, ku u plagos dhe arrestua Orgest Bilbili, dhe mënyrën se si ky i fundit theu telefonin në sy të efektivëve.

Pasi Bilbili është rrëzuar në tokë, polici ka tentuar t’i marrë telefonin, si një provë që mund të çonte në zbardhjen e shumë të dhënave të rëndësishme, se kush e ka ndihmuar një person me precedent të rëndë kriminal për të gjetur një banesë në një nga zonat më të populluara të Tiranës dhe se ku mund të ketë qëndruar ai përgjatë gjithë kohës që ishte në arrati.

Bilbili, megjithëse i plagosur e ka thyer telefonin e tij, duke hequr kështu nga duart e policisë një provë të madhe. Megjithëse i thyer, sërish ai u sekuestrua. Ndërsa vetë Bilbili ka qenë i rezervuar në deklaratën e dhënë para policisë, prokurorisë por edhe ditën e që u caktua masa ndaj tij.

RAPORTI I PLOTË

Në orën 13:00 datë 10.04.2020 nga ana e dy punonjësve të forcës së posaçme Shqiponja, u përpilua ky raport shërbimi: “Ne punonjësit e policisë së Forcës së Posaçme Shqiponja, seksioni Shigjeta, me kod Shigjeta X dhe Shigjeta Y, turn i parë nga ora 06.00 deri në orën 14.00 të datës 01.04.2020, si zakonisht në orën 05.30 kemi zhvilluar intruktazhin nga komandimi i togës. Sipas librit të planizimit, të shërbimit kemi qenë të planizuar me detyrë në sektorin e Shigjetës X me motoçikletën me targa AA 5xx dhe Shigjetës X me motoçikletën me targa AV 5xx.

Pasi kemi dalë në shërbim kemi filluar patrullimin në dy sektorët, me qëllim përmbushjen e detyrave tona funksionale. Herë pas here kemi ndaluar edhe qytetarë duke u kërkuar autorizim për dalje dhe dokument identifikimi. Në asnjë moment nuk e kemi ulur vigjilencën edhe ndaj personave të dyshimtë apo me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Rreth orës 11:35 kemi qenë duke patrulluar me motoçikleta në kryqëzimin e rrugës “Sitki Çiço” me rrugën “Arkitekt Sinani”. Në këtë moment teksa ne po patrullonim, në këtë segment rruge, në krahun e majtë të saj kemi parë dhe konstatuar dy shtetas të cilët po ecnin me këmbë në krah të njëri-tjetrit, në drejtim për nga rruga kryesore që të nxjerr të sheshi Shtrauz. Ecja e tyre na bëri përshtypje dhe menduam t’i ndalojmë për t’i verifikuar në lidhje me lejen e lëvizjes në raport me detyrën tonë për masat ndaluese të infeksionit Covid-19.

Theksoj se në pamjen e parë këta dy persona dukeshin të dyshimtë në lëvizjen e tyre dhe na krijuan dyshime, për t’i ndaluar, sepse njëri prej tyre mbante në kokë të vendosur kapuçin e xhupit të errët, ndërsa personi tjetër mbante ne kokë një kapele sportive me ngjyrë te zezë. U bëmë thirrje të ndaloheshin, për të verifikuar, por nuk po u bindeshin thirrjeve.

SHIGJETA X

Unë punonjësi i policisë me emrin e Koduar Shigjeta X, me motorin AV 5xx u vura në ndjekje të njërit nga personat. Ai kishte pistoletë të cilën e manovroi në duar për ta mbushur dhe e drejtoi, duke thënë fjalët: “Mos u afroni, do t’ju vras”, “mos u afro se do të vras”. Në këtë moment, unë punonjësi i policisë me kodin Shigjeta X, kam nxjerrë armën e brezit duke i kam bërë thirrje herë pas here atij të ndërpresë veprimet, duke i thënë: “Ndal mos lëviz, policia”, por sa i nuk u bindej fjalëve të mia dhe ecte mbrapa, duke me drejtuar armën dhe duke u shprehur: “Mos u afroni se do t’ju vras”. Duke qenë se ky shtetas nuk po i përgjigjej thirrjes time si dhe kërcënimi, që po më bënte me armën e drejtuar, unë kam mbushur armën dhe kam qëlluar në ajër vetëm një herë me qëllim për të paralajmëruar të qëndronte dhe të ndërpriste veprimet kundraligjshme. Edhe pse unë i dallueshëm me veshjen e uniformës së policisë dhe të gjithë shenjat identifikuese i kam bërë thirrje me fjalët “hidhe armën”, ndal policia”, por ky shtetas nuk iu është bindur fjalëve të mia, por vazhdonte sërish të më kërcënonte me armën e drejtuar e më pas është kthyer plotësisht dhe ka ikur me vrap në drejtim të rrugës, që del tek shkolla “Niket Dardani”. Këto veprime kanë ndodhur në një interval të shkurtër i jam vënë në ndjekje. Në ndjekje e sipër edhe pse mbante pistoletën të drejtuar, pashë se këtij personi i ra në tokë pistoleta dhe ai është ulur dhe e ka marrë sërish atë, dhe në këtë çast ma ka drejtuar sërish armën për të më qëlluar, pasi unë isha ballë përballë tij dhe afër fizikisht. I ndodhur në këto kushte, kam qëlluar me armën e shërbimit tim në drejtim të gjymtyrëve të poshtme të këtij personi, me qëllim ndërprerjen e veprimeve të tij si dhe neutralizimin, pasi isha i bindur që ai do të më qëllonte. Kjo dukej qartë nga veprimet që bënte. Kam njoftuar sallën operative dhe autoambulancën dhe kam vënë re se afër këtij personi ndodhej edhe një vajzë e plagosur. Jam munduar t’ju jap ndihmën e parë edhe këtij shtetasi, por edhe qytetares.

SHIGJETA Y

Unë punonjësi i policisë e me emrin e Koduar Shigjeta Y, me motorin AV 4xx kam vazhduar të ndjek personin me kapele, I cili nuk ka patur armë zjarri në dorë. Siç e shpjegova me sipër unë mbaja veshur uniformën e policisë me të gjitha shenjat identifikuese e gjatë gjithë dialogut i jam drejtuar këtij shtetasi me fjalët: Ndal policia, ndal policia, por ky shtetas nuk ju është bindur fjalëve të mia, por vazhdonte të largohej na rrugica e lagjes. Në këtë moment unë kam dëgjuar një të shtënë arme dhe menjëherë ndërpreva ndjekjen e këtij shtetasi dhe shkova në ndihmë të kolegut tjetër. Kur jam kthyer kam parë që personin të cilin ndoqi kolegu im shtrirë në tokë dhe në këtë moment atij i kishte rënë në toka arma e zjarrit dhe një aparat celular. Unë kam prangosur personin, i cili ndodhej i shtrirë në tokë, pasi ai po mundohej të çohej dhe të bënte rezistencë. Pasi e kam prangosur me duart përpara këtë shtetas pasi nga mbrapa ai nuk më lejonte ta prangosja, për shkak të rezistencës që ai bënte, ky shtetas ka marrë në tokë një aparat celular dhe e ka thyer në praninë time. Unë kam ndërhyrë për të mos e lejuar që ai ta thyente aparatin celular, por ai arriti ta thyente atë. Gjatë momentit që po prisja përforcimet dhe autoambulancë, kam vënë re se afër këtij personi ndodhej edhe një vajzë e plagosur. Unë e kolegu im jemi munduar ti japim ndihmë edhe këtij shtetasi, por edhe qytetares. Më pas është bërë transportimi i këtyre shtetasve në drejtim të spitalit të Traumës.

 Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë u plagos edhe një grua aksidentalisht.

(f.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Prill 2020, 16:26

ELBASAN– Është zbardhur dinamika e djegies së dy automjeteve që ishin në emër të pronësi të ish-kreut të Gjykatës Arben Vrioni në Elbasan. Sipas Balk...

Aktualitet 18 Prill 2020, 13:14

KORÇË– Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës pasi janë kapur teksa lëviznin me automjetet jashtë orarit të lejuar, duke thyer...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj