LIVE UPDATES
Bota

Zbardhen përgjimet, si i keqtrajtonin 8 policë qytetarët brenda makinave dhe në stacione

9 Mars 2021, 18:36 Nga DOSJA
Zbardhen përgjimet, si i keqtrajtonin 8 policë qytetarët brenda

KOSOVË– Tetë zyrtarë të policisë, gjashtë burra dhe dy gra, janë vënë në pranga javën e kaluar, pas një hetimi të fshehtë të IPK-së dhe Prokurorisë që zgjati rreth një vit. Dosja e Prokurorisë përmban vepra të ndryshme penale. Në një rast, thuhet se një nga policët e arrestuar i ka thënë një të mituri se do të kryejnë marrëdhënie seksuale me të në stacion.

Në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës përmenden edhe katër zyrtarë të tjerë policorë që po hetoheshin njëjtë sikurse kolegët e tyre, por të njëjtit nuk janë arrestuar.

Gazeta Express posedon aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, veprat penale për të cilat dyshohen zyrtarët policorë janë: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrimi i ndikimit”, “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “lëndim i lehtë trupor” etj.

Në aktvendim vihet re largimi i vepres penale “shitblerja, posedimi dhe shpërndarja e substancave narkotike”, për të cilën ka folur Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, në konferencën e thirrur për këtë rast. Për largimin e së cilës nuk ka kthyer përgjigje prokuroria, gjatë ditës së sotme.

Rastet në të cilat dyshohen se janë implikuar zyrtarët policorë, B.J., V.Sh., V.F., V.B., R.S., M.K., M.G., dhe D.M., janë të ndara që kanë ndodhur kryesisht gjatë vitit 2019.

Çfarë thotë dosja e Prokurorisë për zyrtarët policorë?

“Zyrtarët policorë V.B., dhe R.S., në dhjetorin e vitit 2019 në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjatë shoqërimit të të dëmtuarit F.F., e fyejnë rëndë dinjitetin e të njëjtit ashtu që e godasin të njëjtin me boksa dhe e fyejnë me fjalët “kam me ta q…familjen, kam me ta bo ma zi kur të çoj në stacion dhe i dëmtuari dëgjohet duke thënë se ma keni mbushur kokën me gjak” dhe për lëndimet e marra i njëjti posedon edhe raportet mjekësore, ndërsa i pandehuri V.B, i bën edhe video -incizime me telefonin e tij dhe ua dërgon kolegëve.

Gjithashtu për këtë të fundit, përmendet edhe një rast tjetër, i cili sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet se pasi prangos një person i drejtohet me fjalët “ta shk**dhej nanën, ti mangup me u bo a, vagabond”. Po ashtu për të thuhet se në dhjetor të vitit 2019, keqtrajton rëndë dinjitetin e një tjetri, dhe pasi e godet me shuplaka i thotë “gojën ta prishi, krejt brinjët t’i thyej”.

Në shkresat e lëndës është thënë se, V.Sh., B.J., dhe V.Z. se në veturën zyrtare, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjatë shoqërimit të dëmtuarit, e frikësojnë dhe fyejnë me fjalët: ”Mshele gojën oj lopë, majmun zdralë. Çiftin tënd duhet me dërgu me elefanta në Afrikë”, duke ushtruar dhunë fizike , duke e goditur me shuplaka e shqelma dhe duke ushtruar dhunë psikike.

Ndërsa në dokument thuhet M.K., dhe E.G., në stacionin e Jugut në Prishtinë, ne janar të vitit 2020 ushtrojnë dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarit, duke i shkaktuar lëndime për të cilat është trajtuar në QKUK.

Ndërkaq, një pjesë flet për dyshimet se dy police gra M.G dhe D.M kanë rrahur, kanë sharë dhe e kanë keqtrajtuar një qytetare.

“M.G., dhe D.M., gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjatë shoqërimit të të dëmtuarës e cila kërkon që t’i lirohen prangat sepse po i shkaktonin dhimbje, por M.G., i thotë: “Asnjë zë mos ta ndijë se të kuqi dajak”, ndërsa e dëmtuara i thotë se ka të familjes aty, D.M., i thotë “ çka më han k*** mua për familjen tënde”, sipas prokurorisë e dëmtuara goditet me shuplaka edhe brenda stacionit policor.

Në nëntor të vitit 2019, V.F., të dëmtuarin e mitur gjatë shoqërimit e ngacmon seksualisht edhe me fjalët “kemi me të q***, po të vjen era mut, hajn i k*** që lyp nënën me ja q***, si dhe dëgjohet duke i thënë godite me shuplakë, ma shumë le të kërcet e le të dëgjohet”.

V.Sh., në dhjetor të vitit 2019, bën një bisedë me një person, i cili i tregon se e ka goditur një veturë, ndërsa zyrtari policor i përgjigjet “hajt se e kryej unë këtë punë”.

Zyrtarët policorë B.J dhe M.K., gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kishin pranuar informacion se në lagjen Ulpiana në Prishtinë zhvillohej prostitucion i mbuluar me biznes legal masazhë. I përgjigjen informacionit mirëpo nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëqdo dobie për vete ose për personin tjetër duke mos proceduar rastin konfrom legjilacionit në fuqi dhe duke mos i shqiptuar farë tiketë për kundërvajtje ashtu që më pas shoqërohen me vajzën e cila ishte duke punuar në atë lokal, duke e marrë të njejtën me veturë si dhe duke kërkuar shërbime të tjera prej saj.

Zyrtarët policorë B.J., dhe V.Sh., në vitin 2019, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, V.Sh., në mënyrë të drejtpërdrejtë ushtron ndikim te kolegu B.J., ku përme stelefonit i kërkon që një lokali të mos i shqiptohet tiketa për kundërvajtje në vlerë prej 500 euro por t’i ulet në 200 euro.

Zyrtarët policorë V.F, R.S dhe G.RR dyshohen për mospërmbushje të detyrës zyrtare, meqenëse nuk kishin hapur rast për kolegen e tyre me inicialet D.M, e cila kishte shtënë me armë në një rast.

Të pandehurit V.F, R.S dhe G.RR, me dat 01.12.2019, në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, të tipit “Skoda Rapid”, ngjyrë e hirit, e cila është në shfrytëzim të Stacionit Policor Jugu DRP-Prishtinë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare të pandehurit V.F, R.S dhe G.RR, i ishin përgjigjur thirrjes së zyrtares policore D.K, e cila kishte kërkuar asistencë me qëllim të denoncimit të një rasti dhe të pandehurit pasi që kishin arritur në vendin e ngjarjes, bisedojnë me një person të cilit i drejtohen me emrin B…, dhe në bazë të bisedës që zhvillohet dyshohet se personi me emrin B… e kishte sulmuar fizikisht D.M, ndërsa personi në fjalë B… dëgjohet duke thënë që zyrtarja policore D.M kishte shtënë me armë, dhe të njëjtit të pandehurit e lartëcekur në bashkëkryerje, nuk i përmbushin detyrat zyrtare të tyre, ashtu që nuk hapin rast fare por vetëm mundohen t’i qetësojnë D… dhe B…”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Ndërkohë zyrtari policor B.J dyshohet për mbajte të armës në kundërshtim me ligjin.

“I pandehuri B.J, se prej kohës së pa caktuar e deri me datë 05.03.2021, i pandehurit B.J, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë, ka mbajtur në pronësi, kontrollon dhe posedim, armën e tipit “ZAZA MiniCal” 8mm nr.T54251 së bashku me një karikator me gjashtë fishekë, e cila është gjetur nga Inspektorati Policor i Kosovës, gjatë realizimit të planit operativ “Jugu”, përkatësisht gjatë kontrollimit të veturës së tipit “Mercedes Benz E-Class”, që është në shfrytëzim të të pandehurit, në të cilën është gjetur edhe një sprej lot-sjellës”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, që e ka siguruar Gazeta Express.

Gjashtë zyrtarëve policorë burra Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vendosur masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa për dy policet gra është urdhëruar masa e arrestit shtëpiak.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arrestohen 8 police ne kosove arrestohen 8 police ne kosove

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim