Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga takimi mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Meta në fjalën e tij ka marrë si shembull zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut duke u shprehur se procesi është diçka pozitive dhe duhet parë me reflektim nga Shqipëria.
Në fjalën e tij, Meta po ashtu e ka falenderuar kreun e PD-së për bashkëpunimin gjatë periudhës së pandemisë dhe më pas ka kërkuar që opozita t’i qëndrojë me besnikëri marrëveshjes së firmosur më 5 qershor sipas sidomos kur sipas tij ka përpjekje për të cënuar rëndë Kushtetutën.
“Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe pëgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partnerët Europian dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificial në vendin tonë se konfliktet në Shqipëri nuk janë të rastësishme sa here ka zhvillime në rajon…jini të vetëpërmbajtur. E rëndësishme të mos bëjmë aventurë me Kushtetutën dhe kjo është arsyeja e kërkesës për takim pas kërkesës tuaj para dy ditësh ku parashtruan shqetësimet e tuaja dhe ato që na bashkojnë sot janë kushtetuta dhe integrimi Europian. Kurrë nuk është dëgjuar të mohohet një marrëveshje pa u tharë boja.”– mësohet të jetë shprehur Meta.
Ndërsa Basha mësohet se ka deklaruar se qeveria me dy akte të paprecedentë po përpiqen që të thyejnë një marrëveshje që ka marrë bekimin e ndërkombëtarëve.
“Duke u fshehur pas një numër deputetësh të ashtuquajtur parlamentare kryeministri ka vendosur të hedhë në kosh marrëveshjen dhe të ndryshoje kushtetutën. Nëse këto ndryshime ndodhin ne do jemi vendi i dytë pas Rusisë që ndodhin ndryshime në kohë pandemisë. Faturën e cila do të jetë shumë e rënë do bëjmë ta paguajnë përgjegjësit”- tha Basha.
Takimi i tyre sot ka zgjatur për rreth 50 minuta. Basha ishte i përpiktë dhe shkoi në Presidencë në orën 11:00 i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ditën e sotme, Tirana është zgjuar e mbushur me postera. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al, banorët e kryeqytetit kanë gjet...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhin për ta shoqëruar në takimin me presidentin Ilir Meta.Të tre janë ...
TIRANË– Mbledhja në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate. Ka qenë deputetja Rudina Hajdari, ajo që ka replikuar gjatë bisedës dhe është shprehur ...
TIRANË– Në mbledhjen e sotme në Komisionit të Ligjeve, deputetët e opozitës së re kanë pasur pyetje lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit. Korab Lita ka shp...
TIRANË– Partia Demokratike ka vënë kryeministrin Edi Rmaa përballë fjalëve të tij, që ka deklaruar në muajin maj. Përmes një videoje që Dorian Teliti ka pu...
TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar një video ku dëgjohet se si kryeministri Edi Rmaa ka qenë totalisht kund...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video ku shihet dhe dëgjohet teksa kryeministri Edi Rama shprehet se Partia Socialiste nuk do të ndërhyjë kur...
TIRANË– Bashkëkryetari i Këshillit Politike për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve ka folur për “Reformën Zgjedhor...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish ditën e sotme. Kreu i Komisionit, Ulsi Manja e ka nisur me urime mbledhjen online, duke i dedikuar një ur...