Politike

Futi lëndën e rrezikshme ‘Amiant’ në Shqipëri, biznesmeni vlonjat i afërt me Edi Ramën dhe Dritan Lelin e PS (FOTO)

Sot janë bërë publike disa foto të tij teksa shihet krah zyrtarëve të lartë socialsitë, Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.
Featured image of article: Futi lëndën e rrezikshme ‘Amiant’ në Shqipëri, biznesmeni vlonjat i afërt me Edi Ramën dhe Dritan Lelin e PS (FOTO) Biznesmeni Zamir Kornuzi

TIRANË- Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me biznesmenin nga Vlora, Zamir Kornuzi, i cili ishte pronar i firmës së grumbullimit që do merrte mbetjet e rrezikshme. Sot janë bërë publike disa foto të tij teksa shihet krah zyrtarëve të lartë socialsitë, Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Ish-kryeministri ka bërë publike një foto të tij dhe shkruan se do importonte kancer për Vlorën dhe është mik për kokë me Edi Ramën. “Famozi Zamir Kormuzi, qe importonte kancer per Vloren, mik per koke me Edvin Mafine! Pershendetje dr Z ir Kornuzi menaxheri i kompanise qe silkte helme me traget nga Italia njehet si mik me koke i Edi Rames. Prandaj eshte e domosdoshme te hetohen lidhjet e tyre qofteedhe te biznesit. Ate dje e arrstoj policia por sigurisht e arrestuan pa ditur lidhjen e tij me Edi Ramen. Une po ju nise nje foto ku Zamiri rrine shtruar se bashku me Ramen do perpiqem te gjeje edhe dokumenta te tjera per lidhjet midis tyre, me respekt..”, shkruan Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një tjetër reagim ka ardhur dhe nga ish-deputeti i PD, Fatbardh Kadilli, i cili i ka publikuar foton teksa shihet duke pozuar i buzëqeshur me Dritan Lelin.

Mbrëmjen e djeshme u kap një furgon me mbetje kancoregjene, i cili po tentonte të futej në Shqipëri përmes portit të Vlorës. Gjashtë persona kanë rënë në pranga, pasi po tentonin të fusnin në Shqipëri fibra kancerogjene të quajtura ndryshe, si Amiant. Ata janë kapur në Vlorë, ku sipas njoftimit zyrtar po fusnin në Shqipëri një sasi të konsiderueshme amianti, e cila është një lëndë kancerogjene.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment