Aktualitet

Video/ Bllokohet trageti me fibra kancerogjene në Vlorë, po futeshin në Shqipëri me furgon të kamufluar si kompani pastrimi, 6 në pranga

Dosja.al ka zbardhur detaje nga operacioni “Amianti” që sekuestroi lëndën e rrezikshme që shkakton kancer dhe vinte nga Italia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të arrestuarit, kamufloheshin pas një firme pastrimit dhe kishin bërë mbi 15 rrugë në këtë mënyrë, pa arritur të zbuloheshin. Enët me mbetjet e rrezikshme, gjashtë të prangosurit i kishin mbështjellë me një letër të verdhë e cila mban sipër logon e një firme italiane “Eni”.
Featured image of article: Video/ Bllokohet trageti me fibra kancerogjene në Vlorë, po futeshin në Shqipëri me furgon të kamufluar si kompani pastrimi, 6 në pranga Trageti i sekuestruar
Përditësuar:

VLORË– Gjashtë persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen se po tentonin të fusnin në Shqipëri fibra kancerogjene të quajtura ndryshe si Amiant. Ata janë kapur në Vlorë, ku sipas njoftimit zyrtar po fusnin në Shqipëri një sasi të konsiderueshme amianti, e cila është një lëndë kancerogjene.

Dosja.al ka zbardhur detaje nga operacioni “Amianti” që sekuestroi lëndën e rrezikshme që shkakton kancer dhe vinte nga Italia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të arrestuarit, kamufloheshin pas një firme pastrimit dhe kishin bërë mbi 15 rrugë në këtë mënyrë, pa arritur të zbuloheshin. Enët me mbetjet e rrezikshme, gjashtë të prangosurit i kishin mbështjellë me një letër të verdhë e cila mban sipër logon e një firme italiane “Eni”. “Eni” është një kompani italiane që merret me distribuimin dhe shpërndarjen e gazit në banesa, apo me linjën e energjisë elektrike. Kjo kompani e ka selinë qendrore në Romë.  Vetë të arrestuarit, zyrtarisht deklaronin se në Shqipëri fusnin produkte kimike për pastrim, në emër të një firme “Delfini 1”. Ata i mbështillnin mbetjet si fuci nafte, i hipnin në furgonin tip “Iveko”, me targe AA 417 SC dhe me anë të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë i sillnin në Shqipëri.

Të arrestuarit janë

Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues ne Vlore pronari i pikes se grumbullimit firma “Kornuzi”

Arber Cuni, 28 vjeç, banues ne Vlore shoferi i fugonit tip “Iveko”, me targe AA 417 SC

Agron Brataj, 48 vjeç, banues ne Vlore drejtor operativ i agjensise Euroferries”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Festim Tafa, 72 vjeç banues ne Tirane, kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese ne Vlore administratore e firmes se pastrimit “Delfini

Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues ne Vlore zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN

(f.m/dosja.al)

  • 22:08

    Operacioni në Vlorë, policia jep detaje

    Njoftimi i policisë Vlorë

    Finalizohet operacioni policor “Amiant”. Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria për Kufirin e Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës dhe Ministrinë e Mjedisit. Parandalohet dhe goditet një tentativë për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë

    Vihen në pranga 6 persona përgjegjës. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti. Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri, u organizua puna dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar “Amiant”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë
    A. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë
    A. G., 48 vjeç, banues në Vlorë
    F. T., 71 vjeç, banues në Vlorë
    E. Ç., 55 vjeçe, banuese në Vlorë
    Z. K., 45 vjeç, banues në Vlorë

    Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë. Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”

  • 22:08

    DETAJE+ EMRAT/ Të maskuar si kompani pastrimi, si mbërriti 15 herë lënda kancerogjene në Shqipëri, e fusnin në fuçitë e një firme italiane

    Dosja.al ka zbardhur detaje nga operacioni “Amianti” që sekuestroi lëndën e rrezikshme që shkakton kancer dhe vinte nga Italia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të arrestuarit, kamufloheshin pas një firme pastrimit dhe kishin bërë mbi 15 rrugë në këtë mënyrë, pa arritur të zbuloheshin. Enët me mbetjet e rrezikshme, gjashtë të prangosurit i kishin mbështjellë me një letër të verdhë e cila mban sipër logon e një fimre italiane “Eni”. “Eni” është një kompani italiane që merret me distribuimin dhe shpërndarjen e gazit në banesa, apo me linjën e energjisë elektrike. Kjo kompani e ka selinë qendrore në Romë.  Vetë të arrestuarit, zyrtarisht deklaronin se në Shqipëri fusnin produkte kimike për pastrim, në emër të një firme “Delfini 1”. Ata i mbështillnin mbetjet si fuci nafte, i hipnin në furgonin tip “Iveko”, me targe AA 417 SC dhe me anë të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë i sillnin në Shqipëri. 

    Të arrestuarit janë

    Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues ne Vlore pronari i pikes se grumbullimit firma “Kornuzi”

    Arber Cuni, 28 vjeç, banues ne Vlore shoferi i fugonit tip “Iveko”, me targe AA 417 SC

    Agron Brataj, 48 vjeç, banues ne Vlore drejtor operativ i agjensise Euroferries”

    Festim Tafa, 72 vjeç banues ne Tirane, kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

    Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese ne Vlore administratore e firmes se pastrimit “Delfini

    Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues ne Vlore zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN

Shto Koment