Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– KFOR-i ka reaguar në lidhje me forcat e xhandarmërisë serbe që u futën një ditë më parë në territorin e Kosovës. Përmes një komunikate për mediat, KFOR sqaron se dje rreth orës 17:20 ka kryer një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe në afërsi të fshatit Hodonovc në Komunën e Kamenicës. Sipas tyre Forcat e Armatosura të Serbisë nuk i ndahen anëtarëve të KFOR-it gjatë patrullimit, dhe një ditë më parë, ka ndodhur e njëjta gjë.
Sipas KFOR-it që nga viti 2008 patrullimet e përbashkëta të tyre dhe Forcave të Armatosura të Serbisë kryhen përgjatë vijës administrative për të ofruar siguri.
“Më 07 gusht 2020, rreth orës 17:20, elementët e KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindje zhvilluan një Patrullë të Sinkronizuar me homologët e Forcave të Armatosura Serbe në Linjën Kufitare Administrative në afërsi të fshatit Hodonovc, në komunën e Kamenicës.Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Serbe përgjatë Vijës Kufitare Administrative për të ofruar siguri dhe për tu siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës Kufitare Administrative. KFOR-i bashkëpunon me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në të gjithë Kosovën, dhe me Forcat e Armatosura Serbe në Vijën Administrative Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vija Kufitare Administrative shtrihet rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta. Ndërsa kryejnë aktivitetet e tyre, patrullimet e sinkronizuara duhet t’i përshtatin itineraret e tyre në kufizimet e terrenit. Kjo nënkupton që patrullat e sinkronizuara të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe lëvizin përgjatë Vijës Kufitare Administrative me një shkallë përshtatjeje të imponuar nga terreni. Sidoqoftë, në asnjë moment elementet e Forcave të Armatosura Serbe të një patrulle të sinkronizuar nuk ndahen nga anëtarët e KFOR-it dhe ky ishte rasti edhe këtë herë,”- thuhet në komunikatë.
Mbrëmjen e djeshme, forcat e xhandarmërisë serbe u futën në Kamenicë. Prania e tyre alarmoi banorët e zonës. Kryeministri Avdullah Hoti, njoftoi, se për rastin ka nisur një hetim.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LIBAN– Në kryeqytetin e Libanit, policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që u përpoqën të kalojnë një barrierë për të arritur në ndërtesën e par...
LIBAN– Presidenti i Libanitm Michel Aoun në një intervistë për mediat e huaja, është shprehur, se ishte në dijeni të nitratit të amonit në port, që më 20 ...
ITALI– Mes gjendjes së vështirë të pandemisë Covid-19, Italia nuk po gjen qetësi as nga fatkeqësitë natyrore.Sëfundmi mediat e huaja kanë shkruar se një resort ...
GREQI– Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Greqi. Ngjarja ka ndpdhur pasditen e sotme, n...
SPANJË– Juan Carlos, ish-mbreti i Spanjës është larguar nga Spanja pasi mbi të rëndojnë akuzat emundshme për shkelje të ligjeve financiare. Carlos tashmë i...
BULLGARI-Protestat anti-qeveritare në Bullgari janë futur në ditën e 30-të. Mbrëmjen e djeshme rreth 5 mijë protestues bllokuan rrugën e Sofjes, duke kërkuar do...
ITALI-Italia është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, ndërsa njihet ndryshe edhe si epiqendra e pandmisë në Europë. Situata e COVID-19 duket më e qetë...
MAQEDONIA E VERIUT- Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 4 pacientë të infektuar me COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe 200 raste të reja.Ky lajm ë...
SHBA– Virusi Corona ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë jetën e miliona njerëzve kudo nëpër botë. Ndërkohë që kanë vdekur më shumë se 700 mijë njerëz që prej fil...
KOSOVË -Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) thotë se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale, janë të shtrirë 630 pacientë, ku ...