LIVE UPDATES
Aktualitet

“Xhamitë hapen nesër”, Rama del blof dhe tregon se është i painformuar, besimtarët kanë një javë që falen në objek

23 Maj 2020, 13:57 Nga DOSJA
“Xhamitë hapen nesër”, Rama del blof dhe tregon se

TIRANË- Besimtarët mysliman nesër do të festojnë Fitet Bajramin, e cila është një nga festat më të rëndësishme të kalendarit fetar. Në një reagim në mediat sociale, Kryeministri Edi Rama, pasi shau e mallkoi të gjitha ta që i kishin kërkuar llogari, u bë më besimtar se të gjithë dhe me pompozitet njoftoi se objektet e kultit do hapeshin nesër si një dhuratë për besimtarët mysliman të cilët përfundojnë Muajin e Ramazanit dhe festojnë Fiter Bajramin. Rama shkroi se kritikët “janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram??”. Më tej kreu i qeverisë njofton se falë një bashkëpunimi me KMSH-në ka vendosur që të hapë xhamitë, duke folur si kreu i Komitetit Teknik të Ekspertëve.

? PASI KEMI BASHKËPUNUAR KËTO JAVË ME KOMUNITETET FETARE DHE KEMI PËRGATITUR PROTOKOLLET E SIGURISË SHËNDETËSORE, DUKE MARRË, VLERËSUAR E MIRATUAR PROPOZIMET E TYRE, JEMI GATI TË VENDOSIM ÇELJEN E AKTIVITETIT TË TEMPUJVE NGA JAVA E ARDHSHME, ME TË GJITHA KUFIZIMET PËRKATËSE, DUKE E NISUR NESËR ME KËMBË TË MBARË E ME BEKIMIN E DRITËS SË DITËS SË BUKUR TË KALENDARIT TË BESIMIT, PËR ÇKA JEMI NË DAKORDËSI ME KOMUNITETIN MUSLIMAN?️”, shkruan më tej Rama.

Por Kryeministri, që muajt e fundit është shfaqur si ministër i shëndetësisë, si prift e hoxhë, si mjek e si kreu i Komitetit Teknik të Ekspertëve, nuk është informuar se xhamitë janë rihapur që në datën 18 maj. Kjo konfirmohet nga një njoftim zyrtar nga vetë KMSH-ja, që shkruan se të gjithë besimtarët mund të falen në xhami, por vetëm duke ndjekur protokollin e higjienës.

“Vendim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në lidhje me rifillimin e aktivitetit fetar në xhamitë e vendit. Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, ka marrë vendim për rifillimin e aktivitetit fetar nëpër xhamitë e të gjithë vendit në bazë të protokollit të mëposhtëm.

Protokolli i masave: • Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi. • Marrja e abdesit në shtëpi. • Mbajtja e maskës dhe e dorezave. • Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale. • Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve. • Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve. • Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike. • Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç. • Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj… • Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta. • Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup. Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave. Gjithashtu urdhërohen të gjitha myftinitë që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar të njëjtin protokoll”, shkruhet në njoftim.

Duket se Kryeministri ka gabuar sërish dhe tregohet qartë që masat e qeverisë janë të pakuptueshme. Askush nuk e di se çfarë po ndodh me masat lehtësuese, pasi vetë Kryeministri, i cili është shprehur se flet çdo ditë më Komitetin Teknik të Ekspertëve, nuk është i informuar se objektet e kultit janë hapur që në fillim të javës. Prandaj dhe qytetarët në ditët e fundit kanë qenë të paqartë se çfarë do ndodhte me fundjavën, pasi informacioni nga autoritetet është kontradiktor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama fiter ba komuniteti mysliman shqiptar edi rama fiter ba komuniteti mysliman shqiptar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj