LIVE UPDATES
Politike

Xhaçka: Raporti është i qartë, Shqipëria gati për fillimin e bisedimeve me BE

19 Tetor 2021, 16:39 Nga DOSJA
Xhaçka: Raporti është i qartë, Shqipëria gati

TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë për shtyp pas publikimit të progres-raportit të Parlamentin Europian, përfshirë edhe Shqipërinë. Në një deklaratë për shtyp, kryediplomatja tha se vendi meriton të ulet në tryezën e bisedimeve me BE brenda këtij viti. Po ashtu, ajo shtoi se BE duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave, ndryshe do të ulte besueshmërinë. Ndërkohë që Xhaçka u ndal edhe në pika të tjera të evidentuara nga raporti i publikuar pasditen e sotme. 

DEKLARATA E PLOTË:

Komisioni Evropian prezantoi sot komunikimin e vitit 2021 mbi Politikën e Zgjerimit të BE së bashku me raportet vjetore, një ushtrim tashmë i përvitshëm që vlerëson progresin e vendeve të zgjerimit dhe rekomandon nxitjen e reformave të lidhura me agjendën e anëtarësimit në BE.  Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme mirëpret komunikimin e këtij viti dhe konkluzionet e raportit për vendin tonë që përcjellin vlerësime pozitive për çka është arritur gjatë këtij viti si dhe vendosin referenca të qarta për punën tonë në agjendën europiane gjatë vitit të ardhshëm. Me gjithë kontekstin e vështirë mbarë europian dhe sfidat përballë pandemisë Covid-19, Komisioni vlerëson se Shqipëria ka vijuar të tregojë vendosmëri për reformat e axhendës europiane dhe ka dhënë rezultarte konkrete dhe të prekshme.

Raporti thekson që Shqipëria i ka shtuar përpjekjet dhe ka prodhuar rezultate të mëtejshme, të prekshme e të qëndrueshme, në pikat thelbësore të identifikuara në konkluzionet e Këshillit.

Raporti i këtij viti reflekton progresin e arritur gjatë vitit të fundit në plotësimin e të gjithë kushteve për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Komisioni Europian është i qartë dhe e rikonfirmon se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e lidhura me Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020 për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Jo vetëm kaq, por jemi të inkurajur kur shohim që vendi ynë qëndron në një pozicion pararojë në kontekstin rajonal, duke shënuar rritje të vlerësimeve të Komisionit në fushat thelbësore të lidhura me shtetin e së drejtës, veçanërisht me reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Më konkretisht, Raporti thekson që Gjykata Kushtetuese është bërë funksionale që prej dhjetorit 2020 dhe që Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjithë kushtet dhe të shënojë progres të mëtejshëm, të qëndrueshëm e të konsiderueshëm, në adresimin e prioriteteve të tjera të nënvizuara nga Këshilli.

Raporti thekson që rezultatet në reformën në drejtësi kanë vijuar, gjykatat janë funksionale dhe vetingu ka vijuar me ritme të rregullta.  Në raport, theksohet përparimi i kënaqshëm i arritur në punën operacionale të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si dhe përshëndetet përmirësimi i kuadrit ligjor që lidhet me luftën kundër korrupsionit e veçanërisht i Planit të Veprimit për zbatimin e strategjisë ndërsektoriale kundër korrupsionit dhe ligji për administrimin e pasurive të konfiskuara. Të gjithë këto arritje, janë provë e qartë jo vetëm e punës së madhe të bërë në këtë drejtim, por edhe e vullnetit të qartë të qeverisë për të luftuar në mënyrë sistematike e të vendosur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndërkohë që lidhur me një çeshtje aq të rëndësishme, sa ç’janë zgjedhjet e 25 prillit, ku dua t’ju kujtoj që reforma elektorale ishte një nga kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndërkohë që vetë mbarëvajtja e zgjedhjeve ishte një tjetër moment vërtet thelbësor në vlerësimin e progresit të bërë nga Shqipëria, në raport shprehet vlerësim e përgëzime. Si dhe ne raportin e ODIHR, është vlerësimi më pozitiv që është dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri. Vlerësohet se reforma elektorale u krye në perputhje me rekomandimet e ODIHR (parakusht i plotësuar për fillimin e negociatave, siç shprehet Komisioni) dhe vlerësohen zgjedhjet si të mirë-organizuara, duke shënuar se administrata zgjedhore fitoi besimin e palëve. Sigurisht ka vend për përmirësim të mëtejshëm. E rëndësishme është ajo që thekson Komisioni, që akuzat po hetohen, në mënyrë që të mos mbetemi në rrafshin e akuzave dhe perceptimeve.

E po ashtu, e gjej pozitiv faktin që raporti njeh e vlerëson pozitivisht përpjekjet e bëra për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike si dhe forcimin e kapaciteteve të administratës për të kryer rekrutime të bazuara në merita. Jemi të vetëdijshëm që në këtë drejtim ka ende punë për të bërë, por sërish, besoj që ky raport është në konfirmim i punës së madhe që është bërë për një reformë të thellë të shërbimeve publike dhe administratës si dy nga shtyllat e rëndësishme të procesit të modernizimit dhe europianizimit të vendit.

Raporti përmban gjetje pozitive edhe në në pikë tjetër shumë të rëndësishme, që lidhet me ekonominë dhe me mënyrën sesi është përballuar nga qeveria goditja e dyfishtë që pësoi vendi nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia. Ai konfirmon atë që e kemi thënë në vijimësi, por edhe atë që e kanë të qartë qytetarët shqiptarë, që ekonomia ka filluar ringritjen që në gjysmën e dytë të vitit 2020 dhe që veprimet që ndërmori qeveria dhe banka qendrore për të mbështetur bizneset, familjet dhe sektorin shëndetësor ishin të shpejta dhe të përshtatshme.

Ndërkohë që – dhe kjo lidhet drejtpërdrejtë me punën e këtij dikasteri – përfaqësuesit e Komisionit evidentuan me kënaqësi faktin se Shqipëria ka vazhduar të linjëzohet plotësisht me pozicionet dhe qëndrimet e BE në kuadër politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë si edhe ka bërë përpjekje të mëtejshme për të rritur kapacitetet në këtë drejtim. Sigurisht që ka edhe disa pika ku jemi të vetëdijshëm që kemi ende punë për të bërë dhe ku me të drejtë Komisioni evidenton që progresi nuk ka qenë kaq i konsiderueshëm. Natyrisht ato do të konsiderohen dhe do të adresohen me kujdesin e seriozitetin më të madh.

Këtu do të nënvizoja dy momente, për të cilat në fakt jemi duke punuar.

Së pari, atë që i përket mbrojtjes së pakicave kombëtare, ku edhe pse Shqipëria është padyshim një vend model përsa i përket mbrojtes dhe respektit për minoritetet, na duhet të finalizojmë aktet e mbetura nen-ligjore për zbatimin e ligjit kuadër “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”.

Së dyti, çështja e të drejtave të pronës ku edhe pse është bërë shumë punë për të adresuar një situatë të trashëguar prej dekadash, jemi të vetëdijshëm që nevojitet një përparim i mëtejshëm drejt procesit të regjistrimit, digjitalizimit dhe kompensimit. Gjithsesi, siç e thashë më lart, këto pika apo ndonjë pikë tjetër për të cilat në raport vlerësohet se progresi nuk ka qenë i kënaqshëm apo janë ngritur pikëpyetje, do të trajtohen me seriozitetin maksimal, dhe do të komunikohet në mënyrë sa më intensive me të gjithë aktorët e palët e interesuara. Por ajo që del e qartë sot, siç ka dalë e qartë edhe në raportin e vitit 2020, është fakti që Shqipëria është gati për të filluar procesin e bisedimeve, bazuar mbi meritën e arritjeve, por edhe mbi përgatitjet konkrete për të gjithë strukturën e nevojshme për t’iu përgjigjur me efektivitet edhe metodologjisë së re te negocimit, e cila konkretizohet për herë të parë në raportin e këtij viti.

Ndërkohë që ne jemi gati për të hedhur hapin e radhën në procesin e integrimit europian, ndajmë të njëjtin vlerësim me Komisionin Europian se vendet anëtare duhet të përmbyllin diskutimet e tyre pa vonesë dhe se konferencat e para ndërqeveritare me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të zhvillohen sa më shpejt që të jete e mundur duke përmbushur kështu një premtim të qartë që i është bërë vendeve tona nga BE. Çdo vonesë ka ndikim negativ ne besueshmërinë e Unionit. Vullneti ynë për të jetësuar objektivin kombëtar të anëtarësimit në BE është i qëndrueshëm, progresi ynë është i pamohueshëm, angazhimi ynë do të vijojë me Komisionin Europian dhe vendet anëtare për të jetësuar më mënyrë konkrete dhe të prekshme premtimin e rikonfirmuar edhe së fundmi në Samitin e Brdos për prespektivën europiane të rajonit tonë. Që prespektiva të jetë e besueshme duhet të veprohet tani: Shqipëria meriton dhe duhet të ulet në tryezën e bisedimeve me BE brenda këtij viti.

LAJMI KRYESOR: Progres-raporti për Shqipërinë, Varhelyi: Hapni negociatat, i ka plotësuar kushtet!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike olta xhacka progres raporti për shqipërinë olta xhacka progres raporti për shqipërinë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet