LIVE UPDATES
Aktualitet

29 Janar 2020, 18:42 Nga DOSJA

DURRËS– Kjo është Josilda Ndreaj studentja shqiptare që deri para disa ditësh jetonte në Wuhan epiqendrën e koronavorusit. Pas një udhëtimi të gjatë dhe strapacues ajo u kthye pranë familjes në Golem dhe po tenton ta harrojë atë çfarë përjetoi në Kinë.

Josilda e cila apeloi përmes Top Channel të ndihmohej për ty kthyer në Shqipëri tregon në një intervistë ekskluzive për gazetarin Muhamed Veliu, se çfarë do të thotë të jetosh në Wuhan epiqendrën e koronavirusit.

Muhamed Veliu: Cila ishte gjëja e parë që çove në mëndje kur more vesh se në Wuhan ku ndodhet edhe universiteti juaj ishte epiqendra e koronavirusit?

Josilda Ndreaj: Si fillim mendova të informohem sa më shumë për koronavirusin sepse për të gjithë ne ishte një situatë e re pasi informacioni nuk është ende në masën e duhur për ta kuptuar se çfarë virusi është. U informova në mënyra të ndryshme duke lexuar artikuj nga mediat kineze. Kjo ishte faza e parë e të kuptuarit çfarë po ndodhte.

Muhamed Veliu: Pasi u informove për situatën a krijoi kjo ndjesinë e panikut tek ju?

Josilda Ndreaj: Panik jo nuk mund të them panik por u përpoqa ta analizoj situatën pasi po të panikosesh kjo nuk është zgjidhje. Ruajta qetësinë.

Muhamed Veliu: Në universitetin ku ju studionit a kishte student të prekur?

Josilda Ndreaj: Jo. Në universitetin tonë s’ka asnjë student të prekur madje vijojnë të merren masa për parandalimin e përhapjes së virusit në zonën e kampusit universitar.

Muhamed Veliu: Kur ishit në momentet e para të mbledhjes së informacionit, a kërkuat ndihmë në ambasadën shqiptare në Pekin?

Josilda Ndreaj: U përpoqa të komunikoj me konsullin e ambasadës tonë atje duke kërkuar ndihmë por dua ta them se kërkesa ime ato momente nuk ishte fort konkrete pasi nuk arrija të kuptoja se ç’po ndodhte dhe prandaj nuk pata ndonjë ndihmë konkrete pasi mu tha që kërkesën time konkrete ta dërgoja përmes një emaili në adresën e ambasadës. Në atë fazë e kisha të pamundur të saktësoja çfarë ndihme më duhej se prioritare ishte marrja e informacionit çfarë po ndodhte pasi isha vetëm. Nuk vijova të kërkoj më tej ndihmë përmes emailave pasi mu desh të menaxhoja kohën e të realizoja zgjidhjen. Menaxhova situatën të kthehem sa më shpejt në Shqipëri ky ishte vendimi që unë mora nuk mund të vijoja të jetoja atje në gjendjen që isha.

Isha e pasigurtë për situatën sepse ato momente nuk arrin të kuptosh pasi gjërat ndodhin shumë shpejt pasi çdo ditë merr informacion se ka ngjarje nga ky virus dhe unë ndodhesha vetëm. Në qoftë se do të infektohesha apo diçka e tillë nuk kisha as mbështetjen e familjarëve dhe të ndonjë autoriteti tjetër. Për këtë arsye mendova se ishte më e mirë të distancohesha deri një moment tjetër.

Muhamed Veliu: Përse vendosët të ktheheshit në Shqipëri?

Josilda Ndreaj: Në momentin kur virusi nisi të përhapej unë ndodhesha jashtë zonës së kampusit. Ato momente nuk e kuptoja realisht situatën pasi isha vetëm në një shtet të huaj pa mbështetjen e fakultetit dhe universitetit apo të ndonjë forme tjetër. Mendova të kthehem tek familja ime deri në një moment tjetër sa të ndryshojë situate.

Muhamed Veliu: Po studentët e tjerë shqiptarë atje me të cilët ju jeni në komunikim. Çfarë thonë do të vijojnë të rrinë apo duan edhe ata të kthehen?

Josilda Ndreaj: Mendoj se kjo nuk mbetet në vullnetin e studentëve shqiptarë pasi kufijtë atje janë të mbyllur e si pasojë nuk ka shumë mënyra transporti. Me sa jam e informuar ata janë në pritje të një udhëzimi të ri se si do të vijojë situate nëse do të jetë e mundur rrugëkalimi në territore të tjera apo do të hapet aksesi për të udhëtuar jashtë Wuhanit.

Muhamed Veliu: Më treguar se keni udhëtuar nga Shiani për në Pekin, në Milao për të mbërritur në Shqipëri. Çfarë ndodhi gjatë këtyre udhëtimeve përsa i përket kontrolleve?

Josilda Ndreaj: Në çdo zonë që kam kaluar jam kontrolluar duke nisur nga Shiani mund t’ju them se në sistemin e metrove kishte kontrolle të temperaturës. Më pas kur ti kalon në aeroport kontrollohesh se nga ti vjen. Ke dy ose më shumë kontrolle temperature në të gjitha pikat ku kalon. Edhe në Milano stacioni fundor për Air China u kontrolluam 3 apo 4 herë nga mjekët italian. Nuk na lanë, të dalim nga avioni pa u kontrolluar . Të gjithë pasagjerët u kontrolluan disa herë për siguri maksimale mendoj.

Muhamed Veliu: Po në Shqipëri kur mbërritët në aeroport çfarë ndodhi?

Josilda Ndreaj: Në Shqipëri gjithashtu me kontrolluan pasi vija nga Kina dhe kalova me sukses pa asnjë problem. Ishte e njëjta situatë pasi kisha kaluar kontrolle të mëparshme mbi tre filtra minimum. Në momentin që jam kthyer në Shqipëri dhe shikoj portalet e këtushme vërtet habitem pasi nuk e imagjinoj dot që të ketë kaq shumë informacion të montuar, i pavërtetë dhe pas asnjë lloj fakti e prove e burim informacioni. Më duhet të sqaroj se përdorimi i fjalëve kyçe apo termave për të fituar shikueshmëri cenon njerëz. Jo vetëm mua por edhe familjet e studentëve të tjerë që ndodhen në Kinë. Me aq sa jam e informuar nga miqtë e mi familjet e tyre janë të frikësuara dhe në panik për fëmijët e tyre që ndodhen edhe në qytete të tjera të Kinës pasi informacionet që jepen janë jo reale e të pa bazuara në fakte.

Muhamed Veliu: Meqë sapo jeni kthyer nga Kina, çfarë do ti thonit familjeve të studentëve shqiptarë që janë ende atje?

Josilda Ndreaj: Ata nuk duhet të përfshihen në panik. Unë s’jam kopetente për të thënë më tepër në lidhje me situatën por shumë studentë shqiptarë ndodhen në zona të tjera që nuk janë prekur në të njëjtën mënyrë si Wuhan, por mbetet në vullnetin e tyre për kujdes e masa parandaluese dhe situate do të jetë më e lehtë për ata student.

Muhamed Veliu: A do të riktheni përsëri në Kinë për të vijuar studimet?

Josilda Ndreaj: Unë jam duke e vëzhguar situatën dhe mund të rikthehem në Kinë sepse do të më duhet të vijoj universitetin. Është diçka që vjen duke vëzhguar e më pas vepruar.

Muhamed Veliu: Për situatën në të cilën ishit kërkuar ndihmë përmes Top Channel të ktheheshit në Shqipëri. Si ishte reagimi pasi ne transmetuam atë kronikë?

Josilda Ndreaj: Menjëherë pas kronikës në Top Channel shumë njerëz u solidarizuan për të më ndihmuar dhe kjo ishte diçka që më habiti e bëri të kuptoj se ka shumë njerëz pozitiv. Më mbetet që ti falenderoj e t’ju jem shumë mirënjohëse të gjithë atyre që më ofruan ndihmë në një moment të tillë. Shumë faleminderit.

Marrë nga Top-Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet golem wuhan golem wuhan

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Janar 2020, 15:31

Policia ka shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës, bëjnë me dije burime të sigurta për Top Channel.Siç mëson ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet