LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestohen 7 shoferë, Policia: Njëri korruptoi efektivët me 10 euro, të tjerët pa patentë dhe të dehur (VD)

29 Janar 2020, 14:36 Nga DOSJA
Arrestohen 7 shoferë, Policia: Njëri korruptoi efektivët me 10

TIRANË- Policia e Tianës ka arrestuar sot 6  shoferë të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Sipas një njoftimi nga blutë e Tiranës, bëhet me dije se një prej shoferëve tentoi të korruptonte efektivët me 10 Euro, ndërsa 6 të tjerë pasi nuk kishin leje drejtimi dhe ishin të dehur.

Po ashtu gjatë kontrolleve është bllokuar dhe një veturë në një auto-servis, i cili rezultonte se ishte vjedhur në Angli. Në njoftim bëhet me dije një prej shoferëve nuk i është bindur urdhrit dhe është ndejkur deri në banesën e tij, ku dhe është vënë në pranga.

NJOFTIMI I PLOTË

Rrugorët e kryeqytetit arrestojnë një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie. Në pranga dhe një drejtues mjeti, për aksident rrugor duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, i cili u largua nga vendngjarja. Gjithashtu, në pranga edhe 5 drejtues të tjerë mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 pa leje drejtimi. Bllokohet në një autoservis në rrugën Vorë-Marikaj një automjet, i cili pas verifikimeve rezultoi i vjedhur në Angli. Kontrolle për alkool edhe në linjat interurbane, ku një drejtues autobusi i linjës së Bathores drejtonte nën efektin e alkoolit autobusin me pasagjerë, pa kryer kontroll teknik dhe me siguracion të përfunduar. Rrugorët e kryeqytetit, në zbatim të Planit Operacional Tispol për “Targat e humbura, të vjedhura dhe të çregjistruara 2020”, si dhe në zbatim të detyrave për rritjen e kontrolleve kryesisht në njollat e zeza, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjen e sigurisë rrugore dhe asaj publike, kanë shtuar kontrolle në të gjithë territorin.

Kontrollet janë përqendruar në rrugët me risk të lartë për aksidentet rrugore, si dhe në verifikimet e serviseve, pikave të shitjeve të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, për gjetjen dhe dokumentimin e targave apo mjeteve që kanë interes për strukturat e tjera policore. Si rezultat i kontrolleve të kombinuara, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, nga të cilët: 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të arrestuar nga shërbimet e trafikut urban; 3 të papajisur me leje drejtimi, të arrestuar nga shërbimet  e Policisë Rrugore interurbane dhe 1 drejtues mjeti për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik”, i cili rrezikoi jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës dhe efektivëve të Policisë Rrugore në zonën e Kamzës, për shkak të manovrave të rrezikshme gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe me qëllim shmangien e Policisë Rrugore. Falë ndjekjes pa ndërprerje nga efektivët e Policisë Rrugore  interurbane, u bë i mundur ndalimi dhe arrestimi në flagrancë pranë banesës së tij dhe nga verifikimi drejtuesi i këtij mjeti rezultoi edhe me precedent policor dhe penal të mëparshëm, për vepra të tjera penale.

Te gjitha shërbimet e trafikut urban dhe atij interurban në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë vijojnë kontrollet në funksion të Planit Operacional, për monitorimin e trafikut dhe kontrollet e kombinuara me radar e drager, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e së sigurisë së jetës në rrugë. Policia Rrugore e Tiranës falënderon qytetarët e shumtë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme po adresojnë shkelje të Kodit Rrugor dhe fton cilindo që konstaton apo has në shkelje të Kodit Rrugor t’i adresojë ato në adresë të Komisariatit Dixhital, në numrin e emergjencave 112, si dhe në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, duke u garantuar se çdo shqetësim do vlerësohet me profesionalizëm dhe paanshmëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 7 shofere policia rrugore shoferet problematike arrestohen 7 shofere policia rrugore shoferet problematike

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale