Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS– Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë në burg 4 nga 19 policët dhe zyrtarët të arrestuar për abuzimet me prona. Një prej tyre është Gani Dama, i cili vazhdon të mbetet në kërkim. 4 zyrtarët, Gjergji Gerco, sekretar njësisë administrative Sukth, Ndricim Shika ndihmës specialisti i policisë në Shijak, Petrit Neziri ndihmës specialist i policisë në Manzë, dhe ndërtuesi Adem Lika janë lënë të lirë, nën masën detyrim paraqitje.
Në qeli, vijojnë të qëndrojnë Dëshir Dakoli me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës; Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak; Ermal Petova (OPGj Manzë); Agim Osmani, ndihmës specialist policia Durrës; Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak ndërsa Gani Dama-polic patrulle është ende në kërkim.
Në seancën e kaluar gjykata hoqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 10 zyrtarët: Sami Xhafa, Nikollë Marku, Besnik Domi, Astrit Nuri, Julian Kacadej, Marius Shahini, Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka.
Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua disa ditë më parë. Pas një hetimi tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit, bilanci ishte 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa Dama u shpall në kërkim.
Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme ku përfshihen objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Hetimet kanë nisur me një procedim penal të datës 30 qershor 2019, kur prokuroria ka nisur verifikimet për shpërdorim detyre për Agim Osmanin dhe Gani Damën, ndihmësspecialistin në Policinë e Durrësit dhe një polic patrulle.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Reporteri për Shqipërinë në grupin PPE, David Lega ka deklaruar se nëse miratohet ligji për paketën antishpifje, do të rrezikohet hapja e negociata...
ITALI– Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për disa vjedhje të ndryshme në qytete të ndryshme të Italisë.Mediat italia...
Një nga personat e prekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë një shtetas shqiptar. Lajmi nuk konfirmohet nga autoritetet amerikane...
DURRËS- Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime ka shpallur fitues të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e land-fillit të Porto-Romanos bashkimin e o...
Top Channel zbardh ekskluzivisht dëshminë e vajzës së mitur nxënëse në klasën e nëntë të dhënë në komisariatin numër pesë, lidhur me ngjarjen që siç Poli...
BERAT- Detaje të reja dalin, lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Beratit mëngjesin e së dielës, ku vdiqën 2 binjakët 5-muajsh. Burime nga drejtoria...
TIRANË- Policia e Tianës ka arrestuar sot 6 shoferë të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Sipas një njoftimi nga blutë e Tiranës, bëhet me dije s...
KOPLIK- Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e sotme në aksin Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, rreth...
TIRANË– Vetëm pak minuta shi i rrëmbyer është dashur dhe rrugët e Tiranës janë përmbytur, duke krijuar vështirësi për këmbësorët dhe qarkullimin e mjeteve....